Bunkerizimi i selisë së PD-së, në Tiranë, një lajm i keq për demokracinë shqiptare!

Opinione

Bunkerizimi i selisë së PD-së, në Tiranë, një lajm i keq për demokracinë shqiptare!

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:01
Autori

Dyshohet të ketë gisht shteti në investimin e kësaj "vepre " e cila tanimë i përngjanë një Kampi të përqendrimit, me qëllim që të shkatërrohej njëra ndër partitë më të mëdha politike në Shqipëri, e cila e përmbysi njërën ndër Diktaturat më të egra të Evropës, e cila kishte bërë gjenocid ndaj popullit të saj për ta mbajtur pushtetin me dhunë dhe terror.

Në qoftë se lidërshipi i kësaj partie nuk i jep fund ndarjes për tu ribashkuar përëseri, Shqipërisë mund t'i kthehet sistemi mono-partiak nga i cili ka vuajtur gjatë populli shqiptare dhe akoma i ndijën pasojat e atyre mizirive të tmerrshme.

Nuk përjashtohet mundësia, se agjenturat e shteteve armike të Shqipërisë dhe shqiptarëve kanë investuar për rrënimin e njërës ndër partitë më të mëdha si PD-ja, e cila i çlirojë shqiptarët nga tmerri i mizorive stalino-enveriste.

Me të drejtë dyshohet se BIA, serbe ka kurdis një bombë sherri në PD-në, për të mbjellë farën e konfliktit në mes Shqiptarëve.

Bunkerizimi i selisë së PD-së, paraqet një akt të shëmtuar diktature dhe një burim të një fatkeqësie politike për të ardhmen e PD-së.

Sa më parë të grindet një koncenzus për bashkimin e PD-së, aq më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për demokracinë dhe sistemin multi partiakë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat