Aktiviteti i qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të shtrihet në shumë vende dhe ndaj shumë individëve

Opinione

Aktiviteti i qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të shtrihet në shumë vende dhe ndaj shumë individëve

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:04
Autori

Skandalet me vila të paligjshme në Brezovicë- parkun nacional të Sharit, do duhej t'i kushtonin vëmendje edhe vilave në Prevallë, të funksionarëve të lartë shtetëror.

Nuk ka as një fije dyshimi se pasluftës, bartësit kryesor të keqpërdorimit të pronave publike, korrupsionit dhe krimit ekonomik të organizuar ishin figurat më të larta politike dhe shtetërore të Kosovës.

Ata politikanë në funksione të rëndësishme shtetërore, që para lufte nuk kishin as një pasuri as të tyren dhe as të prindërve të tyre nga të cilët e kishin trashëguar, pas lufte shumë shpejtë krijuan pasuri marramendëse, të cilat vështirë se do të mund të krijoheshin me të hyrat e tyre të ligjshme.

Të tillët pushtetarë mendonin se, mund të bënin çka të donin, sepse vetë e kishin pushtetin dhe vetë ishin shteti dhe as kush nuk do guxonte sipas tyre t'ju thoshte , mosni kështu, ndonëse, nuk iu lejon as shteti dhe as morali njërëzor dhe kombëtar për t`u pasuruar padrejtësisht në kurrizin e një populli të varfër dhe shumë të vuajtur.

Më së miri skandalet me villat e paligjshme në Brezovicë shpërfaqën keqpërdorimet e figurave më të larta shtetërore, në të cilët qytetarët e Kosovës kishin besimin më të madh se do të angazhoheshin për t'iu përmirësuar jetën e tyre e jo për të ndërtuar villa për veti në kundërshtim me ligjin dhe me të hyra nga burime të dyshimta.

Nuk është vetëm Brezovica vendi i krimit ekonomik, i korrupsionit dhe i dhënies dhe marrjes së ryshfetit.

Pas çlirimit edhe Prevalla të Prizreni, në bjeshkët të Sharit ishte vendi, të cilin e Invaduan funksionarët e lartë shtetëror për të ndërtuar Villa dhe kampe tjera turistike, qofshin president shteti,deputet, ministra apo edhe kryetarë komunash.

Kuptohet se, qytetarët e rëndomtë sado të pasur të kishin qenë do ta kishin pasur të pa mundur për të ndërtuar Villa në vendet e tilla, përjashtimisht vetëm po të kishin pasur lidhje me politikën dhe politikanët.

Në momentin e zbulimit të skandaleve me villat në Brezivicë, do të ishte me interes që të shqyrtohej edhe ligjshmëria e ndërtimit të vilave edhe në Prevallën e Prizrenit, në mënyrë që keqpërdoruesit eventual të dërgohen atje ku e kanë vendin dhe villat e tyre eventualisht të paligjshme t'iu konfiskohen për tu shndërruar në pushimore turistike për nxënës dhe student, për qëllime pushimi dhe rekreacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat