I pyesim sqepkojrilët politikë të opozitës, se a punon Albin Kurti për Kosovën apo jo?

Opinione

I pyesim sqepkojrilët politikë të opozitës, se a punon Albin Kurti për Kosovën apo jo?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:04
Sulejman Mehazi

Parlamenti i Kosovës në krye me Konjufcën, miratoi rezolutë kundër referendumit të Serbisë në Kosovë, kurse sqepkojrilët politikë përkulësit e Vuçiqit thonë se Albin Kurtit punon për Serbinë.

LVV-ja e Kurtit që nga pavarësia e Kosovës Listën Serbe eliminoi nga pushteti, në anën tjetër sqepkojritët politikë të Vuçiqit thonë se Kryeministri Albin Kurti është proserb;

LVV-ja e Kurtit eliminoi dëshirat e Vuçiqit për shkëmbime territoresh, në anën tjetër sqepkojrilat politikë të Vuçiqit thonë se Kryeministri Albin Kurti është proserb e prorus;

LVV-ja e Kurtit gjatë dialogut në Bruksel jo vetëm presidentit të Serbisë Vuçiqit ia ka humbur busullën e dialogut, por edhe evropianëve Borellit e Lajçakut, kurse sqepkojrilët politikë të opozitës thonë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, punon për Serbinë;

LVV-ja e Kurtit nuk ia ndien fare për asociacionet serbe në Kosovë, kurse sqepkojrilat politikë të Kosovës thonë për Kryeministrin Albin Kurtin se është proserb. Sa qesharakë, ironikë, cinikë e ziliqarë janë sqepkojrilët politikë ndaj Albin Kurtit e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat