Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, një lidership në kohën dhe vendin e duhur

Opinione

Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, një lidership në kohën dhe vendin e duhur

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 17 janar 2022 Në ora: 09:45
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kosova prej njëzet vitesh në pritje. Njëzet vite pritje  të gjendeshin njerëzit të cilët do kishin gatishmërinë dhe guximin të përballeshin me problemet e shumta që kishte Kosova. Në veçanti të atyre politike që e karakterizojnë dhe veçohen në forcimmin e dinjitetit, sovranitetit dhe shtetndërtimit. 

Kërkohej të gjendeshin njerëzit të cilët do kishin guximin e ballafaqimit me problemet, të cilat gjatë njëzet viteve nuk u shihej zgjidhja. Të gjendeshin njerëzit të cilët do merrnin sipër barrën e rëndë të përgjegjësisë së madhe. 

Dy decenie  pritje të vështira  për Kosovën, ku elitat politike, po dhe partitë e tyre politike ishin të kompromituara. Kjo ka qenë vështirë në Kosovë, kur populli ishte tejet i ngarkuar nga pakujdesi, zhvatja, korrupcioni dhe papërgjegjësia e skajshme e pluotkracisë dhe lidërve të pa përgjegjshëm dhe pa dinjitet që ishin.Ishte koha që kërkonte shtetarë të mëdhenj, të cilët do kuptonin barrën e përgjegjësisë që do merrnin.

Më 14 shkurt 2021, po mu si meteor tre personalitete reflektonin me kariera politike në tre role të ndara lidershipi,u gjenden dhe atë zonja prof. Dr.Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës , tjetri  z.Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe z.Glauk Konjifca, Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës.Po të tre si lidership do stolisen në kohën dhe vendet e duhura që kërkoheshin.

Dhe çfarë i bënë këta të gjenden, në të njejtën kohë, në këto pozita të larta shtetërore?

Do i bënte kauza e përbashkët për vendin. Aftësitë dhe qasja e jashtëzakonshme që, nga dita në ditë, i shohim në suksesin e rrafshit politik, qasjen dhe përkushtimin ndaj problemeve me të cilat do ballafaqohen me ardhjen e tyre në pozitat që tani janë, si Presidente, Kryeministër dhe Kryeparlamntar. 

Në planin e brendshëm,do udhëheqen me rekonstruimin e vendit te nëpërkëmbur pothuaj në çdo aspekt – si politik dhe socioekonomik, e në veçanti atë moral.

Stabiliteti i lartë i nivelit politik dhe karizma që mbajnë po ky lidership i bënë këta të vaçantë si politikane. Po këta si lider në presidencë, qeveri dhe parlament do arrijnë sigurojnë ngritjen e besimit të qytetarëve për institucionet – për shtetin. Pritjet ishin të mëdha.

Kjo e  arritur do vintej nga karakteri dhe personaliteti që mbajnë, si faktor kyç, që mungonte tek liderët e pasluftës që ishin, në ndërtimin e besueshmërisë në sistemin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Nga përspektiva e sotme Vjosa Osmani–Sadriu dhe Albin Kurti ,mund të thuhet se po spikaten me veprimet në politikën e jashtme. Në procesin e dialogut Albin Kurti me konzistencë bëri që Kosova të dali nga pozita e inferioritetit ku e kishin future  paraardhësit dhe tani qëndron fuqishëm si figurë qendrore në këtë proçes –në mbrojtjen e shtetësisë dhe interesit nacional të Kosovës.

Ky lidership trinomi, na treguan pikënisjet e mira që këta të mëveshen me dituri të vyeshme për periudhën e formatimit të shtetësisë, kthimit të dinjitetit të lënduar të popullit dhe shtetit, për të vënë themelin për një Kosovë në rrugën e një shteti  Sovran, të avancuar dhe modern.

Nga historia e shkurtër e këtyre personaliteteve politike,jo e largët,mund të shërbejnë edhe si leksione për ata që sot po merren me politikë. Përherë ishin politikan pragmatik duke bërë politikë realiste,të inspiruar nga vizioni. Aftësitë e liderizmit do u sillnin respektin dhe popullaritetin e gjerë.

Një vit mëparë pak kush mund të kishte besuar se znj.Vjosa Osmani –Sadriu, z.Albin Kurti dhe Glauk Konjufca do vendoseshin në majën e piramidës së shtetit …

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Lëvizja vetvendosje dhe Lista “Guxo” do fitojnë shumicën apsolute të votave për ulëse në parlament. Kështu znj.Vjosa Osamni dhe z.Albin Kurti  arrinë në majën e karierës së vetë dhe popullaritetit. Të dhënat tregojnë se po këto dy përsonalitete politike, për nga popullariteti,të vetmit qëndrojnë pas popullaritetit që kishte  ish Presidentit historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Ky trinom lidershipi disponon me aftësi të veçanta të komunikimit dhe të akceptimit të situatave që mund të ndeshin dhe menagjimit të situatave. Intelegjenca emocionale i ka bërë këta lider që me shumë sukses t´i përballojnë dhe kalojnë shumë sfida dhe pengesa.

…nga shpirti rrebel politik – tek piedestali i Presidencës, Kryeministrisë dhe Parlamentit

Të kujtojmë se si ishte sfiduar Vjosa Osmani–Sadriu brenda LDK ,që nga kundërshtia e saj  ndaj qëndrimeve të partisë ,që të votonte zgjedhjen e ish presidentit Thaçi,dhe së fundi, kur nga pozita e nënkryetarës në LDK do të detronizohej nga lukonia e klanit që ishin në kreun e LDK dhe jo vetëm. Kjo zonjë nuk do të thehej, ngase besonte thellë se sfidat në demokraci mund të përballoheshin  vetëm me qëndrueshmëri dhe liderizëm të fuqishëm  dhe standard të lartë të moralit të fortë.

Sfidat dhe rruga që do kalonte Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ishin ndër  prijësit e demonstratave të 1 tetorit të vitit 1997,protestë kjo që ishte frymëzim për gjeneratat e reja për liri dhe pavarësi. Për shkak të Albin Kurtit, kryeministri dhe kryetari i shtetit si dhe shefi i LDK-së e kishin injoruar 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Në  Qershor 2005,  Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje. Më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës u zhvillua një demonstratë e organizuar nga Vetëvendosje ku morën pjesë më shumë se 60,000 vetë. 

Nga protestat në rrugë, te protestat në Kuvend. “Historia politike na tregon që partitë bëhen në rrugë e sipër. Vetëvendosje e sotme nuk është ajo që ka qenë në 2007”. Dhe sot nga opozita i bëjnë pyetje Albin Kurtit, ku mbeti bashkimi kombtar? Pse ke ndryshuar? Këta infantil politik sikur nuk duan të kuptojnë! 

….. ka ndryshuar Albin Kurti?

Profesori universitar në Norvegji Sead Zimeri: ”ky tranzicion nuk është ndryshim i Albin Kurtit, por ndryshim i rrethanave politike në vend”dhe në vazhdim: “Albin Kurti nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar situata e tij, rrethanat në të cilat ai do të veprojë nëse bëhet kryeministër dhe obligimet që do t’i ketë ndaj qytetarëve”.

Dhe nga z.Albin Kurti përgjegja ishte dhënë: “Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“.

Gjithë kjo që shkruhet,do jetë për të tre personalitetet,ngase për nga ideja,kauza dhe vizioni nuk ndryshojnë dhe do u puthiten në politikbërjen dhe udhëheqjen e shtetit.Po dhe do vazhdojne kështu, më vonë, do të shkruhet edhe si një analizë për atë qenësoren – të bërit e politikës së jashtme (Foreign policy analisys), si lider politik dhe shtetarë. Duke udhëhequr politikë realiste, duke lëvizur  në limitet e realitetit,pra duke iu shmangur pragmatizmit të tepruar – realizmit politik, me vizionin e mëkëmbjes dhe forcimit të shtetit. 

Si Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari,duke treguar lidership,po udhëheqin politikën e integrimit të vendit në familjen e Bashkimit evropian, e cila po përqafohet dhe nga ata që ishin skeptik dhe mjaftë kritik në veçanti, ndaj Albin Kurtit. Çasja e tyre ndaj çështjeve supranacionale dhe proçeseve që po ndodhin po shënon fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Këta lider shtetror,duke treguar një patriotizëm nacional dhe kushtetues, do i japin përparësi,përbylljes dhe ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit, forcimit të shtetit të Kosovës drejt integrimeve evropiane atlantike,jo çështjes kombëtare të bashkimit me çmimin e humbjes së lirisë. Avansimit dhe forcimit të mëtejmë të marredhënieve me miqtë tanë ndërkombëtar e si veçanti me Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky trinom lidershipi,me që kishin kundërshti të vendosur për mbajtjen e referendumit të kërkuar nga Vuçiq,u përballën edhe me ambasadorët e shtyeteve të Kuintit,që u shprehen pro mbajtjës së referendumit edhe në Kosovë të entitetit serb.

Dhe çfarë u pa më 15 janar, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës,ku morën pjesë të gjitha partitë politike, përveç Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës  miratuaoi një rezolutë, me të cilën hedh poshtë kërkesat që në territorin e Kosovës ditën e nesërme, me 16 janar, të zhvillohet referendum i thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuciq. “Për këtë, pro votuan 76 deputetë. Për t´u përshëndetur ishte edhe  solidarizimi, me të jo vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, por edhe ata të Lidhjes Demokratike e të AAK-së.

 Ishte një bashkëpunim në diversitet midis këtyre subjekteve për t’u“përshëndetur. Them në diversitet, sepse kritikat ndaj zotit Kurti nuk munguan. AAK shumë korekte dhe konstruktive. Por përgjegjësinë e morën bashkë. Kjo është arritje. Madje një arritje që jep shpresë se edhe sfidat e tjera të radhës do të përballohen kësisoj, të bashkuar”.

Me qëndrimin dhe nxjerrjen e kësaj resolute,Kosova nuk mbeti pa mbështetje. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka shkruar ”se QUIN-t  duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund do të veprojë si i tillë”.

Kështu është kur lidershipi behet bashkë. Presidentja Vjosa Osmni, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, si burrështetas treguan vendosmeri,pergjegjësi te larte shtetrore dhe patriotizem kushtetues, kur edhe shteteve te Kuintit u thane prerazi, nuk ishte kundërshti ndaj miqve, pse kjo nuk mund te lejohej.Eh, sa druante opozita se po ngatrrohemi me faktorin nderkombetar!

Kjo është pse këtë Qeveri dhe lidership duhet mbështetur dhe patur besim të fuqishëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat