Marrëveshja e Budapestit e lidhur në vitin 1994 midis Ukrainës, Kazakistanit, Bjellorusisë, Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe mbi armët bërthamore

Opinione

Marrëveshja e Budapestit e lidhur në vitin 1994 midis Ukrainës, Kazakistanit, Bjellorusisë, Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe mbi armët bërthamore

Nga: Arbnor Sadiku Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:45
Arbnor Sadiku

Në vitin 1994 në Budapest Ukraina, Kazakistani, Bjellorusia, Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe nënshkruan një një memorandum mbi armët bërthamore.

Qëllimi i memorandumit ishte të jepeshin garanci sigurie ish-republikave sovjetike që të kthenin armët e tyre bërthamore tek Rusia pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Rusia zotoheshin të mos i sulmojnë, të mos i kërcënojnë me armë bërthamore dhe të qëndrojnë pranë tyre nëse ndonjë fuqi bërthamore përdor forcë ose kërcënim ndaj tyre.

Kjo është pikërisht ajo që po bën Rusia tani në Ukrainë ndaj SHBA dhe Britania e Madhe sipas memorandumit janë të detyruara t'u vijnë në ndihmë.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Ukraina ishte shteti i tretë më i madh i armëve bërthamore në botë. Rusia ishte në panik se Ukraina nuk do t'i kthente armët bërthamore Rusisë. Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja ishte i shqetësuar për faktin se Ukraina ishte një shtet me armë bërthamore jashtë regjimeve të kontrollit të armeve bërthamore.

Në atë kohë, Ukraina kishte rreth 1,900 mbushje strategjike, 176 raketa balistike ndërkontinentale, 44 luftanije bombardues strategjikë të armatosur me raketa dhe 2,600 armë taktike bërthamore.

Pas negociatave të gjata, Ukraina së bashku me SHBA-në, Rusinë dhe Britaninë nënshkruan Memorandumin e Budapestit, i cili në këmbim të heqjes dorë nga armët e Ukrainës, premtoi se asnjë shtet nuk do të përdorte forcë ose kërcënime kundër Ukrainës dhe të gjithë do të respektonin sovranitetin dhe kufijtë e saj ekzistues. Në marrëveshja merrej zotim gjithashtu se, nëse do të ndodhte agresion, nënshkruesit do të kërkonin veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar Ukrainën.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 ishte një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Budapestit dhe testi i parë i garancive të saj të sigurisë ndaj Ukrainës. Pavarësisht se ishte nënshkruese e marrëveshjes, Moska nuk bëri asnjë konsultim dhe vuri veton ndaj një rezolute kundër aneksimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. SHBA vendosi disa sanksione me pak efekt ndaj Rusisë, por Evropa vazhdoi të bënte biznes me të.

Pavarësisht garancive të memorandumit të Budapestit, askush nuk e ndaloi agresionin e Putinit. Ai arriti kontrollin e Krimesë. Perëndimi luajti teatër kundrejt një shkelje flagrante jo vetëm të të drejtës nderkombetare, por edhe të një marrëveshje me garanci specifike të dhëna nga fuqitë më të medha ndërkombëtare.

Sot, ukrainasit e dinë se kanë bërë gabim me de-nuklearizimin dhe besojnë se posedimi i armëve bërthamore do ta kishte penguar pushtimin e Putinit. Ukraina tani e sheh qartë një fakt historik: një shtet me armë bërthamore nuk është përballur kurrë me një pushtim të plotë nga një fuqi e huaj, pavarësisht nga veprimet e veta.

Fatkeqësisht arsenali bërthamor do të kishte qenë domosdoshmëri për Ukrainën për të ruajtur paqen. Posedimi i armëve bërthamore do të garantonte që rusët, të cilët kanë një histori marrëdhëniesh të këqija me Ukrainën, të mos merrnin veprime për ta ripushtuar atë.

Ukraina zgjodhi t'i besonte marrëveshjeve dhe garancive nderkombetare të fuqive të medha; por tani e kupton në mënyrë tragjike mësimin nga heqja dorë nga armët e veta: garancitë e sigurisë dhe premtimet për integritetin territorial janë të pakuptimta. Mësimi është i zymtë: kombet që sakrifikojnë mbrojtjen e tyre bërthamore në këmbim të premtimeve të vullnetit të mirë, shpesh nënshkruajnë denimin e tyre me vdekje.

Përvoja e Ukrainës, tregon se vendet që hiqin dorë nga efekti parandalues i posedimit të armëve bërthamore mund të përballën me rrezikun e shkatërrimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat