Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, në Këshillin e Sigurimit godet Rusinë: Bucha, fytyra famëkeqe e agresionit të saj

Opinione

Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, në Këshillin e Sigurimit godet Rusinë: Bucha, fytyra famëkeqe e agresionit të saj

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:00
Ragip Guraziu

Ndal nga dal ka filluar t'ju vij (lëngi i këmbëve), edhe shqiptarëve-populli. 

Në mbledhjen e 5 prilit të 2022, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërhyri edhe përfaqësuesi shqiptar, ambasadori Ferit Hoxha. 

Mbledhja ishte detyrimisht e fokusuar mbi agresionin rus në Ukrainë, që po zbulon dita-ditës episode gjithmonë e më brutale ndaj civilëve nga ana e ushtrisë ruse. 

Ambasadori Hoxha ndërhyri pas fjalimit të mbajtur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që përshkroi dhunën e ushtruar ndaj vendit të tij. 

“Ne qëndrojmë pranë jush, zoti President, pranë bashkatdhetarëve tuaj, të gjithë ukrainasve për rezistencën heroike, për qëndrueshmërinë e tyre që e admiron e gjithë bota. Ju nuk jeni vetëm, ju keni botën në anën tuaj, sepse ajo është ana e të drejtëve, e të drejtëve dhe shpresojmë, e fitores”, deklaroi ambasadori Hoxha'' 

Përfaqësuesi shqiptar në Këshillin e Sigurimit nënvizoi se “Rusia ka ngecur dhe ëndrrat e saj perandorake nuk janë askund; marrja e Ukrainës doli më në fund e pamundur; Kievi ishte shumë i vështirë për t’u gëlltitur. Ushtria ruse është në rrëmujë, por nuk i ka ndalur goditjet dhe bombardimet. Lajmi i vërtetë që ka tmerruar botën është se çfarë Rusia po lë pas, tmerret e patregueshme, ato imazhe tronditëse në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet. Imazhet e civilëve të ekzekutuar me një plumb pas koke,  ndonjëherë me duar të lidhura pas shpine ose të vrarë mbi biçikletë; imazhet e varrezave masive të tejmbushura me kufoma. Bucha është një varrezë në qiell të hapur, fytyra famëkeqe e agresionit rus”. 

Tani kombi shqiptar nuk është nënë pa djal?! 

Hoxha sulmoi propagandën e Kremlinit, që nuk merr përgjegjësi as për masakra të dukshme si ajo  në Bucha.  “Të presësh që Rusia të pranojë dhe të thotë të vërtetën, është sikur të presësh që të vijë Godot. Ai nuk vjen asnjëherë!” tha ai, duke shtuar se “rrallë herë rezultati i një lufte ka qenë kaq katastrofik në kundërshtim të plotë të asaj që donte të arrinte. Ushtria ruse është mposhtur nga rezistenca ukrainase e nën-pajisur në armë dhe njerëz; Rusia është e izoluar si kurrë në historinë e saj; është bërë vendi më i sanksionuar në botë ndonjëherë në histori”. 

Hoxha nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë  për të pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në HRC, Këshillin e të Drejtave të Njeriut. 

“Ky agresion dhe disfata e tij befasuese kanë ndarë një herë e përgjithmonë fatet e ukrainasve dhe rusëve. Sepse rasti i Ukrainës është gjithashtu kauza e demokracisë kundër tiranisë dhe kleptokracisë”, shtoi Hoxha duke sulmuar drejtpërdrejtë edhe presidentin rus Vladimir Putin. 

“Është një luftë midis vullnetit të njerëzve kundër vullnetit vicioz të një personi, veprimet e pamatura të të cilit kanë sfiduar gjithçka që ne mbështesim dhe që është drejtpërdrejt përgjegjës për çrregullimin ekonomik dhe pasigurinë ushqimore që po prek të gjithë botën”, deklaroi ambasadori në Këshillin e Sigurimit. 

EDHE QEVERIA,PRESIDENCA DHE INSTITUCIONET TJERA TË KOSOVËS  U ''KNELLEN KËTO DITË?! 

Kur kemi parasyesh se  këto ditë shpertheu edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,me    akuza të ashpëra e lajmron  Brukselit se ia 'mban anën Serbisë dhe akomodon Vuçiqin' 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar akuza të ashpëra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se gjatë procesit të dialogut, vitin e fundit, BE-ja ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë. 

Osmani thotë se ka raste kur BE-ja e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq përkundër sjelljes së tij autokratë në Kosovë. 

“Unë i besoj BE si ndërmjetuëse. Basshkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiqin përkundër sjelljes së tij autokratë dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani. 

Presidentja Osmani thotë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian. 

“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo. 

Osmani: Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia e Serbia duan të na destabilizojnë  

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë duhet të jetë i gatshëm në qoftë se Serbia dhe Rusia, të dyja bashkërisht tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. 

Osmani tha se në këto raste, anshmëria e Bashkimit Evropian karshi Serbisë do të ketë ndikim, e që për këtë thotë se BE-ja më në fund duhet ta ndalojë lojën e dyfishtë të Serbisë. 

“Ne nuk frikësohem, por ne duhet të jemi të gatshëm të përgjigjemi në qofte se Serbia dhe Rusia bashkërisht dëshirojnë të destabilizojnë vendin tonë apo rajonin. Sic ndodhi, në shtator të vitit të kaluar, kur vetëm se Kosova ndërmerrte masa në te drejtën e saj, Serbia mblodhi tenkat ofroi helikopterët e Rusisë afër kufirit tonë dhe erdhi ambasadori rus për t’i bekuar forcat serbe për të hyrë në Kosovë. Nuk është që ata nuk e kanë një synim të tillë. Mirëpo kjo do të varet shumë edhe nga ajo se si do të sillet BE-ja në raport me Serbinë. Sic e përmenda, BE-ja më në fund duhet ta ndalojë lojën e dyfishtë të Serbisë, nuk mundesh edhe ta quash vetën proevriopian që nuk janë…”, tha Osmani. 

Tutje, Osmani shtoi se Kosova është e përgatitur dhe janë në koordinim të plotë me NATO’n nëse në një tentim për destabilizim të vendit ndodh. 

“Kështu që ne i bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta mbrojtur vendin tonë., të gjitha institucionet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie, jemi në koordinim të plotë me NATO’në në këtë rast me KFOR’in, në mënyrë që mos të lejohet asnjë centimetër e territorit tonë nga forcat serbe në rast se ata synojnë një gjë të tillë. Ata e dijnë që një kohë të gjatë që në Kosovë nuk do të përballen vetëm me Kosovën, por edhe me NATO’n, kështu shpresojmë që nuk do të synojnë një gjë të tillë. Por, duke e njohur Serbinë, duhet të jemi të gatshëm edhe për tendencat e tyre destabilizuese”, shtoi Osmani. 

Atëherë, po kam frikën se ; ''syri i mkeq mos i pafte këtan liderë,që tani i kanë bërë zemrat e tyre si guri dhe të mos ndalen,dhe fitoren do e kemi fër sepse Serbia me Vuçiqin dhe Rusia me Putinin kanë dështuar,e këto dy shtete ,jo veq tani por gjithnjë i kanë psur duartë me gjak. 

Dhe dobesojë qind për qind, se presidenti ser Vuiq,dhe ai rus,Putini, Haga po i pret me padurim,sepse me krime e masakra nuk udheheqet politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat