Serbia me sjelljen agresive e meriton të ndahet nga Ballkani Perëndimor

Opinione

Serbia me sjelljen agresive e meriton të ndahet nga Ballkani Perëndimor

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:59
Sherif Ramabaja

Sot për sot, Rusia me agresionin e saj ndaj Ukrainës, është duke e rrezikuar tërë Evropën.

Ndërsa po të njëjtës rrugë është duke ecur edhe Serbia e cila është armatosur me të madhe nga Rusia, e tash edhe nga Kina.

Serbia duke taktizuar po voton në OKB kundër Rusisë, që për këtë po merr lëvdata nga Rama, kurse me sjelljet e saj po e rrezikon paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse ekzistojnë dyshime që Vuçiq ka plane të fshehta me Putinin për agresion në Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi.

Duke u nisur nga ky aktualitet Kroacia së bashku me Kosovën,(sepse me Shqipërinë nuk është e mundur shkaku i Ramës, i cili qëndron në një thes me Vuçiqin) do të duhej që të merrnin iniciativën me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimorë, për ndarjen e Serbisë mes vete, kuptohet për ta demilitarizuar dhe për sigurinë e Ballkanit në përgjithësi.

Do të ishte më mirë që këto plane të bëheshin me kohë, para se Serbia ta sulmoi ndonjërin nga këto shtete.

Me agresionin rus ndaj Ukrainës llogaritej se Rusia nuk do të kishte të ndalur, kuptohet po arriti që ta pushtonte Ukrainën.

Po ashtu llogaritet, po arriti Serbia ta pushtonte ndonjërin nga vendet e përmendura, ajo nuk do të ndalej me kaq.

Nëse nuk do të ishte qëllimi i saj që ta kthej ish Jugosllavinë, sikurse Putini ish BRSS, Serbia do të përpiqej që të shkëpus pjesë aty ku mundet.

Në luftën me Kroacinë Serbia dihet që Vukovarin e kishte shkatërruar pothuaj njejtë sikurse Rusia Mariupolin e Ukrainës sot, kurse e pretendonte ta merrte edhe Dubrovnikun.

Ky është një shkak që edhe Kroacia është e rrezikuar nga agresioni serb, prandaj një koalicion nën udhëheqjen e Kroacisë do të ishte i paramenduar.

Ka të tillë të cilët mendojnë se derisa Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi si anëtare të Natos nuk kanë të drejtë, të sulmojnë apo bëjnë plane për ndarjen e shteteve sovrane.

Është shumë e saktë, por Serbia pa qenë e rrezikuar nga askush po merr masa dhe po përgatitet për agresion, sepse ne nuk e dimë se çfarë plane të fshehta ka me Rusinë dhe Putinin.

Nëse Rusia në Ukrainë arrin që ta ndërroi gjendjen e sotme në favor të saj, askush nuk e din se si do të zhvillohen ngjarjet dhe ku do të ndalet Rusia, prandaj Serbia është e përgatitur për alternativa të tilla.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të mendojnë për sigurinë e vetë dhe duhet që të llogarisin në një agresion të mundshëm të Serbisë, prandaj me kohë duhet t´i bëjnë planet preventive për ndarjen e Serbisë.

Derisa nuk ndodhi agresioni rus mbi Ukrainën Gjermania nuk i kushtonte rëndësi fare buxhetit të saj mbrojtës, kurse tash ka paraparë 100 miliardë euro për buxhet ushtarak.

Po ashtu do ta kontraktoi sistemin mbrojtës raketor izraelit për mbrojtjen e hapësirës ajrore, kurse bundës kancelari gjerman deklaroi se do të armatosemi në atë mënyrë që askujt mos t´i shkoi mendja që ta sulmoi Gjermaninë.

Pra Ballkani Perëndimor duhet të mendoi që së pari vetë ta ndali Serbinë, në rrugën e saj agresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat