Ahmet Shala me PDK shkatërruan ekonominë me privatizimin, pse po fle drejtësia?

Opinione

Ahmet Shala me PDK shkatërruan ekonominë me privatizimin, pse po fle drejtësia?

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:31
Faton Mehmeti

1 Maji, kjo ditë kur kudo në botë punëtoret protestojnë në kërkim të kushteve më të mira të punës, në Kosovë kjo nuk ndodh ndonëse janë më të shkelurit në Evropë. Kosova u nda nga Ish-Republika Socialiste e Jugosllavisë. Sikur të gjitha vendet që dolën nga Bashkimi Sovjetik dhe ish-Jugosllavia, edhe Kosova u obligua të zgjidh çështjen e statusit të ndërmarrjeve shoqërore, që i trashëgoi nga ish sistemi.

Me vendim të UNMIK-ut, përkatësisht shtyllës së katër të saj, nisi procesi i dhimbshëm i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, që deri atëherë ishin të askujt dhe të gjithëve njëkohësisht, këtu edhe nis faza e shkatërrimit të pasurisë shtetërore.

Pas shpalljes së pavarësisë, AKM-ja u transferua në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. AKP-ja nuk i trashëgoi të gjitha dokumentet nga AKM-ja, pasi një pjesë e tyre u dogjën, ndërsa asaj ju transferuan edhe shumë probleme me ndërmarrje të privatizuar deri në atë kohë.

Edhe AKP-ja e vazhdoi procesin e privatizimit, për të cilën kishte shumë pakënaqësi e dyshime për parregullsi e korrupsion. Procesi i privatizimit në Kosovë i cili ka nisur 19 vite më parë ka përfunduar në një Komision hetimor parlamentar, i cili deri më tani, ka vënë në pah se ekzistojnë indikacione që ky proces është përcjellë me parregullsi të shumta. Në Kosovë punësimi i përgjithshëm në sektorin privat dhe publik është rreth 350.000 kontribut-dhënës, kurse kryesisht punëdhënësi më i madh është sektori privat me mbi 275.000 punëtorë në të gjithë sektorët.

Si kudo tjetër ndonëse numri i tyre është më i lartë, punëtorët në sektorin privat vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat nga më të ndryshmet. Hajnia që ka ndodh me privatizim ka prodhuar situata të ndryshme të çrregullimit të sistemit të punës, diçka që vazhdon akoma.

PDK është ajo që ka bërë të mundur që punëtorët të ballafaqohen kryesisht mos lidhja e kontratave të punës, mos pagesa e pagave jubilare, mohimi i së drejtës për pushim vjetor, mos realizimi i shujtave, mos kompensimi i pagave, punëtor me kontrata të punës, por të pa lajmëruar në ATK, punëtor pa kontrata dhe të pa lajmëruar, mos pagesa e orëve të punës gjatë vikendeve, mos pagesa e orëve shtesë të punës, ndërprerja e marrëdhënies së punës etj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat