Darka jo formale e Berlinit në mes Aleksandërit dhe Albinit

Opinione

Darka jo formale e Berlinit në mes Aleksandërit dhe Albinit

Nga: Dedë Preqi Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:58
Dedë Preqi

Shoqëria e jonë shqiptare në Kosovë, ka të drejt t’a akuzojë të kaluarën e saj, sepse kemi arsye t’ia hedhim fajin të kaluarës së hidhur, por do të jemi të pafuqishëm sikur do të ngjitemi një muri të pa kapërcyeshëm dhe të mundohemi të ia arrijmë qëllimit, nëse nuk e zbulojmë mundësinë e kësaj çasje me ndihmën e miqëve tanë, apo sikur ta lëmë fatin tonë në duart e pa mëshirshme të tjerëve.

Darkat janë të llojeve të ndryshme dhe shpeshherë ato janë të përgaditura me mëlmesa dhe gjella të shieshme, dhe nganjëherë varet nga nikoqiri i cili e bënë porosinë e caktuar për musafirët e ftuar.

Shumica e njerëzve i manifestojnë darkat si rite të stinëve, sikur ajo «darka e lamës» me korrje dhe fshirje, apo grumbullimin e të lashtave, që e admironte edhe presidenti historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, ku rëndësia e këtij riti e kishte domethënjën shumë përmbajtësore, kur njeriu atë që e mbjell një ditë, duhet edhe ta korr në një mënyrë.

Ndërsa, disa të tjerë, nuk i kushtojnë vëmendje riteve të tilla, por do t’ua përkujtojmë se e meritojnë kur edhe vetë koha e kërkon njeriun e tillë që ka derdhë shumë djersë dhe mundi në këtë tokë, duke mbjellë gjithçka të MIRË DHE TË KEQE, të cilave një ditë duhet t’ua bëjë një «festë», apo darkë festive të grumbullimit të të lashtave, korrjen dhe fshirjen e këtyre të mbjellurave.

Prandaj, si do ta quanim një darkë të tillë jo formale, të cilën e organizoj kancelari gjerman Olaf Schulz, në tryezën e sëcilës ishin ulur Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, si dhe në shoqërimin e disa të tjerëve dhe emisari i negociatave Mirosllav LLajçak.

Kjo tryezë do të shtrohej edhe si një darkë pune, që nuk mund të anashkalohet përshtypja të kuptojmë se qëllimet e këtij organizimi ishin, jo vetëm të një darke formale, por nga kjo darkë kemi edhe kritere njerëzore, përmes të cilave mund të afrohen palët dhe do të kalohen kufinjt e konflikteve dhe problemeve në mes tyre.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Olaf Schulz, organizoi një takim në mes dy liderëve të dy shteteve, me z.Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, që nënkupton edhe ringjalljen e Procesit të Bërlinit, i cili proces nënkupton tërësinë e mundësive për një bashkëpunim dhe veprim të tregut të lirë ndër rajonal, që sillet dhe lëviz rreth boshtit ose trungut Evropian.

Kosova dhe popupulli i këtij vendi, duhet ti shprehin falenderime kancellarit Scholz dhe popullit të këtij vendi për gjitha angazhimet dhe ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë, ndaj Kosovës, poashtu edhe organizimin aktual, si një vazhdimësi e procesit të Berlinit, që ka për qëllim tregun e përbashkët rajonal dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve të Baallkanit.

Kancelari gjerman z.Schulz, përveq tjerash i qartësoi presidentit serb dhe atij të Kosovës, se Ballkani perëndimor, është pjesë e Evropës, të cilat në një të ardhme do të bëhën anëtare të saj, por procesi i pranimit në BE, duhet të kaloj përmes reformave mbi çështjet e shtetit dhe të drejtat e lirisë njerëzore, si dhe zgjidhjen e konflikteve ndërfqinjësore.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, gjatë këtij takimi sqaroi të paktën në thelb qëllimin e këtij përballimi edhe me palën serbe, duke falenderuar kancellarin gjerman dhe popullin e këtij vendi, pikërisht duke treguar edhe formën e një ecje të tillë drejtë një dialogu me parime që e akcepton dhe e pranon pala jonë, që do të ishte i përqëndruar me njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Takimi në darkën jo formale në mes Aleksandërit dhe Albinit, në Berlin, duhet ta quajmë jo të suksesshme në aspektin e një pajtimi në mes palëve, por do ta quanim të shëndetshëm në aspektin shëndetësor politik, apo kur deri në ç’masë trupi mund të jetë i sëmurë dhe fillon të përmisësohet gjendja e tij, dhe mund ta quajmë realiste diagnozën e caktuar që jep kryeministri Kurti, me njohjen reciproke në qendër, nëse marrim parasysh realitetin psikik dhe shpirtëror të njeriut.

Një takim i tillë, që ishte në shënjestër të të gjitha mediave të vendit dhe të botës, do ta kishte edhe historinë e vet të rëndësishme, si një hap i vazhdimësisë së negociatave në mes palëve, por edhe një ndryshim i dinamikës së këtij procesi, për të mundësuar zhbllokimin e mosmarrëveshjeve në mes palëve, por edhe mundësinë e përshpejtimin të këtij procesi dhe përfundimin e një maratone të tillë.

Procesi i Berlinit, do të ishte një përpjekje ndërvepruese e shërimit të kësaj plage të hapur në mes këtyre palëve, e cila po kullon përditë e më shumë, duke prishur dhe shqetësuar jetërat e njerëzve, prandaj do të ishte edhe shtysa më adekuate e këtij procesi, si dhe të tjerave, që vijnë nga BE-ja, dhe me ndërmjetësimin e SHBA-ve, të shtyhen palët drejtë një marrëveshje përfundimtare, pa u bërë vonë, duke menjanuar edhe rrezikun ndaj sigurisë së Ballkanit, që Rusia e ka në shënjestër për ta destabilizuar edhe këtë pjesë të botës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat