Nuk ndalet dot kryeministri Rama së dëmtuari Kosovën

Opinione

Nuk ndalet dot kryeministri Rama së dëmtuari Kosovën

Zija Lleshi Nga Zija Lleshi Më 24 maj 2022 Në ora: 16:56
Edi Rama

Të shumta janë rastet kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dëmtuar Kosovën. Fillimisht si opozitar e ka penguar ndërtimin e “Autostradës Kombit” me arsyetimin banal e nënçmues dhe ofendues: “rruga që çon asgjëkundi”. -- Po ku deshtet Ju, z. Kryeministër, të iu çojë ajo rrugë,?!! Në Hënë, apo? Ku më afër e më mirë se, pas çlirimit me gjak, tek vëllëzërit e motratë në mes vedi, të cilët më parë e kishin të ndaluar komunikimin? Mandej, siç dihet, falë këmngulësisë së pashembullët të ish-kryeminstrit Sali Berishës (në Kosovë, të vetëdijshëm për ato pengesa të ashpra dhe mirënjohës për përkushtim dhe këmbnguelsi filluan ta quanin “Autostrada e Sali Berishës”) si dhe falë atyre që e kishin pushtetin u krye ndërtimi, por prap kryeminstri Rama nuk ndalej, dhe sapo ardhi në pushtet dhe mundte të vendoste vetë, vazhdoi me të njëjtën frymë dhe futi taksën rrugore si pengesë e re dhe hap i ri që e redukton pa masë komunikimin e lirë, i cili para çlirimit të Kosovës ishte i anatemuar.

dihet dëmi tjetër i Ramës nga nënçmimi që i bënë në takime autoriteteve shtetërore të Kosovës, siç ishte rasti i fundit i përshëndetjës së ngrohët e me përulje me Dodikun të shpallur “non grata” në SHBA, kurse në anën tjetër, në të njëjtin vend dhe ambient, përshëndetje e ftofët, injorim me prepotencë e nënçmim në takim me motrën e vetë të përmalluar, ministren e Kosovës dhe njëherit Yllin e demokracisë, znj. Donika Gërvalla, nga këndej kufiri (i cili ndanë kombin shqiptar në dy gjysa); dhe janë shumë dëme tjera të Ramës që këtu nuk është vendi të përmendën përpos edhe këtij që në histori ka mbetur i shenuar, i dalluar dhe shkëlqen si “margaritar”, ai më i ziu dëm, ai dëmi i negociatave të Ramës me Vuçiqin për coptimin e Kosovës....

Kur ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me mazhorancën, deputetët e tij socialistë në Kuvendin e Shqipërisë, vendosën të mos e votojnë projekt-rezolutën e propozuar nga opozita për gjenocid në Srebrenicë, në Kosovë u shkaktua një tronditje tektonike e fuqishme dhe dëshprim shumë i thellë në opinionin demokratik shqiptarë. Këtë vendim, gjithësesi fatkeq e të dëmshëm, pak kush ka mundur ta sypozojë nëse nuk i ka pasë akoma të freskëta dëmet e përmendura si dhe ato tjera të pa përmendura më lartë, që bashkarisht shprehin konsistencë në mes vedi. E për befasinë edhe më të madhe, kryeministri shqiptar këtë vendim e arsyetoi kinse kjo rezolutë nuk u votua për shkak se “Bosnja nuk e ka njohur Kosovën”. -- Shiqo Ti, shiqo! Ndërrim i subjektit e kalim nga juridiku dhe fusha e ligjeve të Drejtësisë Ndërkombëtare në fushën e psikologjisë dhe të emocioneve personale si kriter për qellime mashtruese!

se atë vendim në Sarajevë nuk e kanë marr vetëm myslimanët por e kanë marr këta së bashku me serbët dhe kroatët. Tjetër është Srebrenica e myslimanët, e tjetër është Bosna e Hercegovina me myslimanët, serbët dhe kroatët; tjetër edhe si strukturë edhe si temë e problematikë trajtuese. Të ndryshme aq sa shapi dhe sheqeri. Me atë argument, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dashur të përfitojë simpati për vedi dhe të nxitë ndaj Bosnës emocione negative kolektivisht te shqiptarët dhe të arsyetojë atë vendim si një lloj përkushtimi dhe përkrahje shqiptarëve nëpërmjet revanshizmit në Kuvendin e Shqipërisë. Sidomos ai vendim pritej të ketë ndikim të fuqishëm pozitiv emocional te shqiptarët në Kosovë që me atë vendim kryeministri i Nënës Shqipëri në atë mënyrë Kosovës i bëjka shërbim, solidarizohet dhe i dilka në mbrojtje si askujsh tjetër.

Në të njëjtën vijë me atë vendim, në Serbi autoritetet shtetërore serbe vazhdojnë kategorikisht të kundërshtojnë dhe të mohojnë faktin që krimet në Srebrenicë ishin gjenocid dhe madje glorifikojnë kriminelët e luftës. Në një postim në Twitter Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkuar edhe më tutje dhe e ka atakuar dhe e ka quajtur lojë të ulët tekstin e projekt-rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Por vallë, vjen pyetja vetëvetiu, ç`djall i zi e ka penguar Ramën, nëse vërtetë teksti ka qenë në nivel të ulët, që ai vetë, aty për aty në Kuvend, të propozojë në mënyrën sa më të sinqerët korrigjimin e tekstit dhe “ngritjën e nivelit” të tekstit, sipas dimensionit e sipas niveleve nga metrika e tij, të cilën rezolutë sigurisht më pastaj do ta përkrahte mazhoranca besnike e tij? Por jo, kurrësesi jo. Kryeministri Rama nuk ka dashur kurrfarë rezolute. Ai shkurt nuk ka dashur asnjë rezolutë. Kryeministrit Rama thjesht i ka penguar termi gjenocid! Ky term i lidhur me emërin e Serbisë, që do të rezultonte gjenocidale, do ti njolloste edhe lidhjet e ngushta dhe burazerinë e tij me Vuçiqin dhe angazhimet e tyre të përbashkëta lidhur me projektin famëkeq “Ballkani i Hapur”.

faktikisht çfarë shërbimi Kosovës dhe çfarë mbrojtje të saj e ka menduar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur deklaron se ajo rezolutë nuk u votua për shkak se “Bosnja nuk e ka njohur Kosovën” ?

Në esencë ky nuk ishte shërbim Kosovës. Ky është shërbim Vuçiqit dhe Serbisë. Është pastrim nga përgjegjësia e politikës Serbisë dhe dëm ekstrem Kosovës. Kosova politikën e vetë e bazon në parime, norma, vlera e definime të shëndosha e të drejta të bazuara në ligje ndërkombëtare që kanë për qellim lirinë dhe demokracinë në tërë botën, dhe, për Kosovën dhe politikën që kjo e udhëheq është i papranueshëm çfarëdo revanshizmi. Kosova gjenocidin, kudo të ketë ndodhur në botë, e kualifikon në bazë të definicioneve të aprovuara ndërkombëtarisht mbi krime lufte, mbi krime kundër njerëzimt dhe në bazë të definicionit të sakët ndërkombëtar për gjenocid, e jo në bazë të emocioneve, të simetrisë dhe revanshizmit “ma bëre, ta bëra”. Gjenocidi i Serbisë në Srebrenicëtë Bosnje dhe Hercegovinës, është vlerërsuar si i till madje edhe ndërkombëtarisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Atë shpirtbrengosje dhe mbrojtje të Edi Ramës për pavarësinë e Kosovës e zhvesh dhe e demanton fuqishëm edhe fakti se vetë Kosova e ka denuar atë gjenocid, pavarësisht se “Bosnja nuk e ka njohur Kosovën” dhe Rama del qesharak karshi Kosovës dhe siç thot populli “më katolik se Papa”.

Serbia në luftërat e fundit ka krye gjenocid jo vetëm ndaj myslimanëve, por ka krye gjenocid edhe ndaj kroatëve dhe ndaj shqiptarëve dhe vendimi i Kuvendit të Shqipërisë që i referohet vetëm një gjenocidi, atij mysliman në Bosnje e Hercegovinë, në fakt ka reflekse të njëjta negative në tërësin e tre gjenocideve. Ndërkaq për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është aq më keq meqë shqiptarët kanë pësuar më shumë se një shekull periodikisht e në vazhdimësi gjenocide nga Serbia, kurdo që ka pasë luftëra në ballkan, dhe gjenocidi kudoqoftë nuk është “rrëmujë”, siç e formulon me eufemizëm Kryeministri Rama, por shkalla më e lartë e kriminalitetit politik, policor e ushtarak të një shteti të caktuar i cili duhet të denohet.

E ardhmëja e një gjendjeje sigurie të garantuare politike dhe e marrëdhënjeve të mira e të një paqe të qëndrueshme në ballkan kërkon vlerësim kritik të së shkuarës e të luftërave, përgjegjësi, pendim të thellë dhe kërkimfalje të sinqertë, dhe jo formulim dhe interpretim kinse kaos e papërgjegjësi dhe barazim të viktimës me agresorin, si dhe jo kurrsesi mshefje të fajtorëve prapa “rrëmujave”, siç thot Rama, e që as Vuçiqi për agresionin e tij nuk do ta thoshte më but, më “ëmbël” e më ndryshe.

Rama shkon në drejtim të kundërt me vleresimin objektiv dhe me momentumin historik. Kjo sjellje e Ramës dhe ai deklarim i tij është edhe më i rëndësishëm dhe ka vlerë edhe më të madhe për Vuçiqin në këtë moment kur Kosova është duke grumbulluar dokumentacionin për padi kundër Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve. Kryeministri i Serbisë, Vuçiqi, të cilin Kryeministri Rama e konsideron bashkpunëtor të ngushtë dhe ka marrëdhënje miqësore, kurse ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e quan “frymëzues të gjenocidit serb”, si dhe “i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë”, sigurisht tani e ka rastin të llogaritë në Ramën si dëshmitar madje dëshmitar eminent e me peshë shtetërore për dëshmi që, sikur në Srebrenicë ashtu edhe ndaj kroatëve dhe posaqërisht ndaj shqiptarëve, nuk paska pasë gjenocid por “ishte vetëm rrëmujë e së kaluarës”...

NOTA BENE: Në vitin 1995 forcat serbe të Bosnjës kishin vrarë në një aksion në Srebrenicë 8372 civil, burra dhe djem të rinjë mysliman boshnjakë të pafajshëm. Kjo masakër nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi me seli në Hagë është kalifikuar si gjenocid dhe janë dënuar 20 persona për këtë krim, shtatë (7) prej tyre për gjenocid. Ratko Mlladiq si udhëheqës dhe Komandant i forcave serbe të Bosnjës është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid.. Deri tani janë gjetur 94 varre masive në zonën përreth Srebrenicës në të cilat ushtarët e Republikës Srpska kanë varrosur civilët e vrarë. Edhe BE e ka kritikuar Serbinë për mohimin e gjenocidit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat