Sulmet kriminale ndaj bankave, dhe rrezikimi i shumë vendeve të punës.

Opinione

Sulmet kriminale ndaj bankave, dhe rrezikimi i shumë vendeve të punës.

Nga: Afrim Veseli Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:44
Afrim Veseli

Ka një kohë që vendin tonë shihet një rritje e kriminalitetit, me theks grabitja e institucioneve

bankare që operojnë në vendin tonë dhe që është mjaftë shqetësuese për sigurin e afarizmit të tyre, por që prek shumë dhe drejtëpërdrejtë edhe Industrin e Sigurimeve, me numër të madh të të punësuarëve në këto Kompani.

Ato ndodhin periodikishtë dhe shihet që këto grabitje ndodhin edhe gjatë ditës. Policia e Kosovë sigurishtë që është një prej policive më të mira në rajon, e edhe organet tjera të zbatimit të Ligjit, por duket që betejat e tyre për sigurin e bankave ende si kanë rezultat e dëshiruara. Edhepse padyshim që ata janë duke punuar në atë drejtim.

Këto aktivitete kriminale nëse vazhdojnë të rriten, do të rrezikojnë shumë vende të punës, në Kompanit që janë përgjegjëse për sigurin fizike të tyre por edhe transportit të mjeteve finansiare sipas nevojave të bankave tona. Arsyea shumë e thjeshtë, ska asnjë bank apo kompani që mund të përballon humbje të tilla finansiare, gjë që automatikishtë mund të bjenë afarizmi I tyre.

Andaj, është aq immediate që organet tona të siguris të rrisin aktivitetet e tyre parandaluese dhe hetuese, sepse me veprimet e tyre, ata do shpëtojnë shumë vende të punës dhe padyshim një operim të sigurtë të bankave tona.

Prandaj, besojë që edhe bashkëpunimi mes organeve tona të zbatimit të ligjit dhe operatorëve ekonomik banka dhe kompani sigurime do të jetë në nivelin e kënaqshëm që kjo betejë të fitohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat