Falemiderit Olaf Scholtz, nuk duam më të jemi koloni e Serbisë, “mjaft është mjaft”-100 vjet!

Opinione

Falemiderit Olaf Scholtz, nuk duam më të jemi koloni e Serbisë, “mjaft është mjaft”-100 vjet!

Nga: Mehdi Hyseni Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:45
Mehdi Hyseni

Vizita zyrtare e nivelit të lartë e kancelarit të lartnderuar z. Olaf Sholtz, që i bëri Kosovës 10 qershor 2002, është historike, sepse për herë me të sheklur në Prishtinë, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishte i drejtpërdrejtë (pa asnjë simulim diplomatikc) në sjelljen e këtyre dy mesazheve të rëndësishme të tij : (1) Njohja reciproke e Serbisë dhe e Kosovës, si dhe (2) Vendosja e sanksioneve  Rusisë së Putinit nga ana e Serbisë së Aeksandër Vuçiqit.

Mesazhi i parë i kancelarit Olaf Sholtz, se Srbia pa njohjen e Kosovës, s’ka për të hyrë në BE, është i vonuar jo më pak se një dekadë. Mirëpo, për këtë vonesë, nuk mund ta fajsojmë kancelarin Olaf Shpoltz, por pikësëpari  titullarët e qeverive të Kosovës (Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Abdulla Hoti etj.). Këta janë fjatorët kryesorë , që para Amerikës, para OKB-së, para NATO-s dhe para BE-së nuk e kushtëzuan  Serbisë se, nëse do të bisedosh me ne, SË PARI, kusht  e ke njohjen e Republikës së Kosovës, pastaj, zgjedh vendin se,  ku dëshiron të “rrahim ujë në havan”, ngaqë  Kosova nuk është çështje-koloni e  dikurshme e Serbisë, por vetëm shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga shumë shtete të bashkësisë ndërkombëtare. –Mund të bisedojmë vetëm në Asamblenë e Përgjithsme  të OKB-së, por vetëm për problemin kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, sepse Kosovën e pavarur të Shqipërisë Etnike, askush nuk ka të drejtë ta kthejë nën Serbinë kolonialiste (1912-1999). –Çështja e Kosovës për Serbinë pushteuse, tanimë është mbyllur sikurse davaritja e Gjermanisë Demokratike Lindore për BRSS-në me përmbysjen e Murit të Berlinit (1989).

Edhe Serbia e di që Kosova nuk kthehet më prapa nën sundimin e saj të egër kolonialist, por, përmes Moskës po luan një skenar të rrezikshëm, që Rusia duke përfituar nga rasti Kosovës, të veprojë së bashku me Beogradin për destabilizimin dhe asgjësimin e Bashkimit Evropian (BE), sepse vetëm në këtë mënyrë  do të mund t’ia arrinin aktivizimit të “Ballkanit të Hapur” (koncept i  vjetër i ëndrrës së Bizantit ortodokës, që të bëhej sikurse Perandoria Romake. Mirëpo, ajo ngeli vetëm utopi, sepse ortodoksizmi bizantin  kurrë nuk ia arriti, që të shndërohej në një Perandori Romake, mbse u përmbys nga Perandoria Osmane), të gjithë sllavët e lidnjes dhe të jugut të Evropës në një shtet të përbashkët, si kundërpeshë Evropës së krishter Perëndimore, jo vetëm në kuptimin ekonomik dhe tregtar, por edhe në të shtrirjes gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajonin ballkanik.

Kjo është e vetmja shpresë e Moskës dhe e Beogradit, që, sa më gjatë të mbjanë “peng” statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkaura.

Mirëpo, këtë lojë të rrezikshme, si duket e parandaloi kancelari gjerman Olaf Sholtz, duke e kushtëzuar Serbinë që ta njohë Kosovën, nëse do të jetë anëtare e BE-së. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se, BE-ja  dhe  NATO, që tani janë në gjendje të gatshme, që asnjë potez politik, diplomatik apo ushtarak i alealncës ruso-serbe, të mos i befasojë, kur është fjala për ruajtjen e ekuilbrit të marrëdhënieve të BE-së dhe të NATO-s përballë zgjerimit, integrimit dhe mbrojtjes së Ballkanit Perëndimor.

Faleminderit z. Olaf Sholtz për mbështetjen e Kosovës së pavarur ! Të jemi mirënjohës përgjithmonë !

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholtz me t’u takuar me kryemiistrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, më 10 qershor 2022, zyrtarisht e bëri me dije Serbinë se, nëse do të hyjë në BE  e ka kusht njohjen e Kosovës së pavarur. Ndryshe, mund të jetë e kënaqur me hyrjen në “Ballkanin e Hapur” të Edi Ramës dhe të Aleksandër Vuçiqit (2019). Mirëpo, edhe ky plan gjithësllav nuk do të ketë fatin e “fillimit nga puna”, sepse Gjermania e kancelarit Olaf Sholtz nuk e njeh atë , por Procesin e Berlinit.

Vizita e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Sholtz, që i bëri Kosovës,        më 10 qershor 2022, është historike, sepse vuri në dukje faktin e pamohueshëm, se Kosova nuk ëstë  e vetmuar në “mëshirën”-në llogaritë ruso-serbe të Serbisë kolonialiste të Aleksandër Vuçiqit dhe të “Ballkanit të Hapur” të Ramës e të Zaevit, që nuk e njeh Kosovën si shtet të barabartë, të pavarur dhe sovran.

Ju faleminderit dhe mirënjohje të jashtëzakonshme  i lartnderuar kancelar i Gjermanisë z. Olaf Sholtz për vizitën e rëndësihme historike, që i bëtë Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, më 10 qershor të këtij viti. Tanke Deutchalnd!  Me ç’rast  e vut në dijeni presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sa më parë të jetë e mundur, të ndryshojë kursin negativ politik ndaj Republikës së pavarur të Kosovës, dhe ta njohë në kuadrin e  Dialogut të Brukselit (2011-2022).

Ne, mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës patëm fatin dhe, edhe sot jemi të lumtur që JU-GJermania, Britania e Madhe dhe Amerika jeni forcat centrifugale, që e keni shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën (më 24 mars-10 qershor 1999), duke e bombarduar Serbinë pushtuese, me qëllim që t’i shpëtonit mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terroi dhe gjenocidi shtetëror i Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Thank you Bill Cinton, thank you Tony Blair, thank you NATO, thank you Wesley  K.Clark.  

“Veturani” i “Ballkanit të Hapur”, të përqafojë Procesin e Berlinit të kancelarit Olaf Sholtz, jo presidentin Vuçiq të Serbisë kolonialiste

Së fundi, edhe liderët politikë udhëheqës të Kosovës, edhe ai “veturani” i Aleksandër Vuçiqit nga Shqipëria,  që ka hyrë në “vorbullën” e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur”, duhet t’u thonë partnerëve tanë ndërkombëtarë, se  Serbia për qëllime dhe për interesa kolonialiste dhe hegjemoniste, është fajtore  kryesore, që statusin e Kosovës e ka “ngrirë” në KS të OKB-së përmes veto-s së Rusisë së Putinit.

Ndaj, ka ardhur koha që presidentit serb Aleksandar Vuçiq, t’i thuhet botërisht se, nuk ka çfarë të bisedohet për statusin politik e as juridik të Kosovës, sepse  kjo tanimë është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga më se 100 shtete anëtare të OKB-së. Përkundrazi, në Dialogun e Brukselit, do të duhej të bisedohej për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc e në Medvegjë, të cilat ende kanë ngelur nën tutelën e kolonializmit shekullor serbomadh. Kjo është tema qendrore, që do të duhej të debatohej qoftë në Bruksel, në Berilin, në Londër apo në Nju-Jork, jo Kosova, asesi, sepse statusi i saj juridiko-politik, është përmbyllur më 17 shkurt 2008, kur Koosva  e pavarur  njihet  nga 100 shtete të Kombve të Bashkuara.

 Të sanksionohet edhe kolonializmi gjeopolitik i Serbisë në Ballkan, ashtu sikurse hegjemonizmi imperialist sllav i Vladimir Putinit.

Serbia, duhet të penalizohet ndërkombëtarisht, sepse është shtet kolonialist, e cila jo më pak se 100 vjet  ka shfrytëzuar  pasuritë e burimet  nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës shqiptare. Këtë kolonializëm të egër të saj, sot e  dëshmon edhe statusi kolonial   i Preshevës, i Bujanocit dhe  i Medvegjës shqiptare (1878- 2022).

Duke qenë se Kosova, Presheva, Bujanoci e Medvegja janë Illyri-shpirti i qytetërimit evropian perëndimor. Ndaj e drejta historike dhe e drejta e vetëvendosjes janë në anën e tyre, në anën e së drejtës ndërkombëtare, ashtu siç konkludoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë për Kosovën, më 22 korrik 2010, se pavarësimi i saj, është plotësisht në frymën dhe, në përputhje me parimet e normat e së drejtës ndërkombëtare.

-Atëherë shtrohet pyetja, çka po kërkon Serbia prej Kosovës ilire-shqiptare, pse nuk e njeh pavarësinë e saj, ashtu siç është shprehur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010)?

Pse, OKB-ja e toleron Serbinë, që ta mohojë cilësimin pozitiv juridik ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se shpallja e pavarësisë së Kosovë, gjoja “nuk është e ligjshme dhe e pranueshme”?! –

Logjikisht dhe realisht derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së ka vlerësuar pozitivisht shspalljen e Republikës së pavarur të Kosovës, OKB-ja, duhet ta mbështetë “opinion këshillëdhënës” të organit të saj, KREU III, Neni 7, ku thuhet : “ Organet kryesore të OKB-së janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dhe Shoqëror, Këshilli i Kujdestarisë dhe Gjykata Ndërkombëtare”, e cila vepron sipas Satuti të saj, të sanksionuar në Kartën e OKB-së “si organ gjyqësor kryesor i saj”.( Shih: Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare, Neni 1).

Në këtë rast konkret si Këshilli i Sigurimit, si Asambleja e Përgjithshme, ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, janë të obliguar të mbështetin Opinionin e ligjshëm të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Jo Serbinë ish-kolonizatorue dhe gjenocidale, e cila jo më pak se 100 vjet Kosovën e “kullotur” si koloni klasike të saj, jashtë ligji dhe norme juridike ndërkombëtare.

Pse të mbështet Srbia, duke qenë se ajo mandatin e saj kolonial (1912-1999) e ka shpenzuar pas kryerjes së gjenocidit të saj të fundit në Kosovë (1989-1999), ku masakroi “11.800” shqiptarë të të gjitha moshave; “zhduku mbi “1647 “shqiptarë, dhunoi mbi “22.0000” gra shqiptare, shpërnguli mbi “1milion” shqiptarë, plaçkiti pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve, si dhe dogji e shkatërroi shtëpi, banesa, spitale, shkolla dhe objekte të tjera shoqërore e religjoize(xhamia) anembanë Kosovës.

Pavarësisht nga kohëzgjatja e Dialogut të Brukselit (2011-2022), Serbia nuk ka se çfarë të kërkojë nga Kosova si ish-koloni e dikurshme e saj (1912-1999), por OKB-ja, BE-ja, NATO-ja dhe Amerika, duhet të kërkojnë nga Serbia, që para së gjithash ta njohë “vendimin” e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se Kosova është legjitim dhe legal i pavrur dhe sovran.

-Serbia nuk duhet të tolerohet, që edhe pas 3 gjenocideve (1990-1999), t’i shkelë normat e së drejtës ndërkombëtare , si dhe Kartën e Kmbeve të Bashkuara. Duhet t’i thuhet stop politikës së saj neokolonilaiste dhe militariste në Ballkan, duke qenë se kolonializmi është vepër penale ndërkombëtare, e dënueshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pse vetëm Serbia në zemër të Evropës, të mos penalizohet ndërkombëtarisht për krimet e gjencidit dhe të kolonializmit të saj mbi trojet etnike të Shqipërisë, si dhe të disa vendeve të tjera fqinje, siç janë Hungaria, Kroacia  dhe Bosnja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat