Samiti i Brukselit - pikë kthese apo takim i "vonuar "për perspektivën Europiane të Ballkanit perëndimorë

Opinione

Samiti i Brukselit - pikë kthese apo takim i "vonuar "për perspektivën Europiane të Ballkanit perëndimorë

Nga: Rexhep Gashi - Politolog Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:38
Samiti në Bruksel

- Pse samiti i Brukselit : BE - Ballkani Perëndimor është ngjarja më e rëndësishme për këtë të fundit   ( për dy dekada).
- Çka presin shtetet e Ballkanit Perëndimor nga ky samit ( BE - Ballkani Perëndimorë - BP).

- Cilat janë komplikimet që mund ta përcjellin këtë samit :  Perspektiva e " vonuar " europiane e BP, nisma rajonale si ("Ballkani i hapur") apo ndikimi rus në këtë rajon.

Samiti i Brukselit (23 qershor) : BE - Ballkani perëndimor është ngjarja më e rëndësishme e këtij të fundit (BP) , për perspektiven e integrimit europian të këtyre shteteve : Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Bosnja.

Këtyre vendeve i është garantuar perspektivë europiane para afro dy dekadave (samiti i Selanikut), por që atëhere interesimi i BE ( si integrim i këtij rajoni)  ka qenë simbolik , për të mos thënë ka munguar.

Përndryshe integrimi në BE i këtyre  shteteve të BP - është jetik për arsye : politike, ekonomike, juridike, historike  etj.
Për më tepër në situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në Europë dhe jo vetëm  të krijuar  me luftën  Rusi- Ukrainë , interesimi për këtë rajon (BP) -  është i madh.

Interesim i shtuar si nga BE - ja për integrimin e këtij rajoni ( BP) , poashtu edhe përpjekjet për destabilizimin e tij dhe çintegrimin nga ana e Rusisë e ndoshta edhe e Kinës.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë pritjet e veta nga ky samit edhe atë:
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut veç ka kohë që presin dritën jeshile dhe tash me gjasa më reale, poashtu edhe Mali i Zi.

Bosnja sipas gjasave pritet te mer statusin kandidat, kurse Kosova liberalizimin e vizava ( edhe pse nuk është në rend dite) dhe përkrahje për dialogun : Kosove - Serbi që ky dialog të përfundoj me njohje reciproke mes tyre.

Sa i përket Serbisë pritet që ti kërkohet definitivisht vendosja e sanksioneve Rusisë ( pas agresionit në Ukrainë) dhe roli konstruktiv ne dialogun e lartëpërmendur  Kosove - Serbi me lehtësimin e BE.

Krejt kjo që pas marrëveshjes finale ( njohje reciproke) të vazhdohet drejt integrimit në strukturat e BE - së.

Samiti i Brukselit , po mbahet në rrethana tjera dhe si " shtytje për perspektivën europiane" të rajonit themi është " vonuar" për faktin se edhe pas afro dy dekadash ( Samiti i Selanikut) nga promovimi i kësaj perspektive - ende nuk ka datë të caktuar kur edhe ky rajon do të jet pjesë e BE - së.

Në ndërkohe rajoni ka pasë ngecje në disa fusha që paraqesin edhe vlera të bllokut BE -së siç janë:  zgjedhjet e lira, qeverisje demokratike, liria e mediave, ekonomia e tregut , konkurenca etj.

Për pasojë paraqitjen e qeverisjeve autokratike  , media të lidhura me pushtetin, krimi dhe korrupsioni, armatosja e ushtrisë me armatime nga Rusia e Kina  (Serbia sidomos) dhe provokime ( ndaj Kosovës e ndoshta Bosnjes e Malit të Zi).

Për më tepër në rajon është edhe një nismë " Ballkani i hapur" me ideator Serbinë dhe presidentin e saj dhe me përkrahje të kryeministrave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ( samiti i fundit në  Ohër ), tashmë antarë dhe nga Mali i Zi dhe Bosnja si vezhgues.

Kjo nismë nuk e ka përkrahjen e BE - së dhe nuk i përmbahet kritereve që vlejnë për bllokun (BE).
Kosova nuk është pjesëmarrëse e kësaj nisme , duke preferuar proceset që mbështeten në kriteret e BE - së për këtë rajon ( BP) - si procesi i Berlinit.

Kur jemi te Samiti i Brukselit ( 23 qershor), të tri shtetet themeluese të " Ballkanit të hapur" ( Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ) kanë paralajmëruar bojkotimin e këtij samiti ( pas konsultave mes vete).

Formalisht arsyetimi  i bojkotit do të ishte : zhgënjimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me stagnimin në procesin e integrimit - sidomos Maqedonia e Veriut ( vetoja Bullgare).

Por arsyeja e vërtetë mendojmë se do të ishte : pozicioni i Serbisë dhe i presidentit Vuqiq i "dy karrikave" si përkrahëse e vetme në Evrop e Rusisë , të cilës nuk i ka vendosë sanksione ( ashtu si pjesa tjetër e Europës), ka marëdhënie ushtarake , ekonomike (edhe tash).

Për më tepër ekziston edhe e ashtuquajtur " qendra ruse për informim" në Serbi, prandaj e njejta do të ruaj bashkëpunimin e deritashëm me Rusine , po njëkohësisht edhe të ecën me integrim drejt BE - së.
Mision ky që tashmë duket i pamundur.

Po përderisa presidenti Vuqiq ( Serbia) , po gjen" mirëkuptim" te kolegët e " Ballkanit të hapur" ( kryeministri Rama), po nuk besoj që do tê ketë "mirëkuptim "tek kolegët e tjerë në samitin BE - Ballkani Perëndimor që mbahet me 23 qershor  në Bruksel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat