Nazifashizmin dhe Xhafer Devën, komunizmi sllav e shqiptar i përdoren për të asgjësuar nacionalizmin shqiptar

Opinione

Nazifashizmin dhe Xhafer Devën, komunizmi sllav e shqiptar i përdoren për të asgjësuar nacionalizmin shqiptar

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 30 qershor 2022 Në ora: 17:35
Xhafer Deva

Tani është koha për të shkruar e thënë të vërtetat historike, ku një ndër më kryesoret është figura kombëtare e Xhafer Devës, e këtij patrioti e kombëtari të madh.

Opinioni dhe mediat duhet të cliriohen e të thonë të vërtetat e medha, të kontributit të jashtëzakonshëm të Devës për Bashkimin Kombëtar, dhe jo të mbeten akoma pengje të shpifjeve e trillimeve komuniste jugosllavo-shqiptare kundër tij.

Komunizmi serbo-rus dhe ai shqiptar i ka cilësuar si nazizmin dhe Xhafer Devën, armiq të komunizmit, dhe këta ata i pëdorën me qëllim për të luftuar e asgjësuar nacionalizmin shqiptar, sidomos atë të kosovarëve të cilët kurrë nuk pushuan së luftuari për Bashkimin Kombëtar.

Komunizmi ishte ideologjia e gënjeshtrave të mëdha, e mitizimeve të idealeve dhe të mitit të revolucionit antihuman proletar, të mitizmit te personazheve e herojve të realizmit socialist.

Ndërsa në Shqipëri komunizmi i importuar serbo-rus ndërtoi dhe zhvilloi frymën dhe propagandën antikombëtare e antinacionaliste i cili damkoste jetën dhe veprën patriotike e kombëtare të patriotit dhe nacionalistit të madh Xhafer Deva. Jo vetëm Xhafer Devën , këtë simbol të nacionalizmit shqiptar, por regjimi antikombëtar komunist shqiptaro-sllav këta burra dhe heroj e legjenda të cilët kundërshtuan djallin komunist u vranë, damkosën, u burgosën, internuan dhe u dëbuan nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Propaganda dhe hija e tmerrit dhe e frikës terrorizonte të gjithë ata të cilët guxonin që vetëm po ta përmendnin emrin e Xhafer Devës, përveçse ashtu si e etiketonte propaganda dhe ideologjia mitike antikombetare komuniste në Shqipëri e në Kosovë.

Në atë regjim po të përkujtohej prindi patriot, nacionalistët si dhe antikomunistët që kishin luftuar kundër okupimit komunist ndëshkoheshe rëndë.

Edhe sot akoma shqiptarët janë në kllapi dhe nuk u ka dalë letargjia komuniste, për t’u zgjuar , mësuar e për të nderuar e respektuar herojtë e vërtetë, ata të cilët ia kushtuan jetën lirisë kombëtare, bashkimit kombëtar, patriotët vizionar dhe burrat e mëdhej si Xhafer Deva të cilët komunizmi i luftoi aq tmerrësisht e që i shpalli si “nazist” e armiq të komunizmit. Nazifashizmin dhe “armikun” e komunizmit regjimi kriminal komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi i përdorën për luftë kundër nacionalizmit shqiptar, për sllavo-komunistifikimin e Shqipërisë e Kosovës. Me anë të komunizmit sllavo-serbo-rusët argumentonin dhe maskonin urrejtjen, antishqiptarizmin dhe reformat komuniste e antinacionaliste në Shqipëri e në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat