Do shkoja në protestën e 7 Korrikut, nëse ajo do të bëhej kundër masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe pro non gratës amerikane

Opinione

Do shkoja në protestën e 7 Korrikut, nëse ajo do të bëhej kundër masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe pro non gratës amerikane

Nga: Skënder Kapiti Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:26
Skënder Kapiti

“Foltorja” ka njoftuar një protestë kundër qeverisë Rama me 7 Korrik 2022.

Do të shkoja në protestën e “foltores”, nëse ajo do të bëhej edhe kundër masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe pro non gratës amerikane kundër korrupsionit.

Pra, nëse sinqerisht do të protestohet kunder qeverisë së Edi Ramës, atëhere kjo protestë do të duhej që të bëhej kundër masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021, ku është mëse e evidentuar masakra zgjedhore e 25 Prillit 2021, e cila është arësyeja madhore që padrejtësisht Edi Rama po vazhdon që të qeverisë akoma.

Përditë e më shumë po vertetohet fakti i kësaj masakre, e cila bëri të pamundur që PD-ja sot të ishte në qeveri dhe Lulzim Basha padrejtësisht nuk është sot kryeministër.

Protesta për një gjë të tillë, do kishte brënda saj të drejtën legjitime për ta deligjitimuar pushtetin korruptiv dhe antipubik të Edi Ramës.

Kjo është e para arësye që nëse do të kërkohej ndëshkimi i Ramës, së pari do të duhej që të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme dhe anulimi i zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Kjo do të ishte kauza e vërtetë e protestës, dhe ky është burimi prej nga rrjedhin të gjitha të drejtat e tjera për protestë.

Mirëpo foltorja kurrë nuk do ta kërkojë një gjë të tillë, sepse kjo do të ishte një pranim prej saj të Bashës së kryetar, dhe të faktit se Basha de fakto është fitues i zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Kjo është në kundërshti me faktin se foltorja filloi si një lëvizje anti Basha, pse Basha zbatoi, njohu dhe respektoi vendimin amerikan që shpalli “non grata” Berishën.

Së dyti pra do të shkoja në atë protestë nëse do të protestohej për dhe pro ndëshkimit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që SHBA i ka sanksionuar dhe shpallur “non grata” për korrupsion, për minim të demokracisë, për pengim të drejtësisë dhe të atyre që përbëjnë kërcënim për sigurinë e SHBA.

Por kjo protestë nuk është aq shumë kundër qeverisë se sa që është protestë e hallit që ka “non grata” Berisha për të tërhequr në të deputetët të cilët janë kundër tij dhe për të treguar se ai është kryetar i PD-së, dhe për ta përdorur si mburojë politike kundër SHBA-ve.Kjo është në dukje një trajtë tjetër proteste, por si qëllim është si ajo protesta e 8 Janarit 2022 ku u synua pushtimi i selisë së PD-së

Nëse foltorja pretendon se është opozita atëhere pse ajo nuk do protestojë kundër masakrës zgjdhore të 25 Prillit , dhe pse nuk do të kërkojë si as deri më tani që drejtësia të ndëshkojë të gjithë ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA gjë e cila do ta vertetonte sinqeritetin e protestës , dhe jo atë se kjo protestë duket së është kundër SHBA, Bashës dhe kundër PD-së zyrtare.

Do të shkoja në atë protestë atëhere kur e di se me protestën , me të drejtën dhe me kauzën e shqiptarëve është dhe vjen edhe mbështetja e SHBA-ve, dhe jo tani kur bota dhe demokracia po kërcënohen nga agresori rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat