PDK dhe LDK dikur i “plaçkitnin” mërgimtarët në kufi, sot vrapojnë pas tyre për vota!

Opinione

PDK dhe LDK dikur i “plaçkitnin” mërgimtarët në kufi, sot vrapojnë pas tyre për vota!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 21 korrik 2022 Në ora: 09:10
Enver Hoxhaj

Përdorimi, në fakt keqpërdorimi i mërgatës nga ata që e kanë shkatërruar vendin për interesa meskine ka kaluar në limite të banalitetit. Është PDK ajo që kishte nisur mashtrimin me Enver Hoxhajn, ish-kandidat i PDK për kryeministër në zgjedhjet e fundit nacionale. Hoxhaj, duke shpalosur planin e PDK-së për mërgatën thoshte se PDK-ja ka qenë dhe do të jetë afër mërgimtarëve.

“Prandaj, në prag të këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ne kemi vizionin më të qartë dhe me veprime konkrete për ta afruar edhe më shumë mërgatën me Kosovën”, kishte thënë Hoxhaj duke prezantuar pakon e propozimeve politike të PDK-së në mbështetje të diasporës.

Ndonëse nuk mori vota nga mërgata, klani i SHIK-it brenda PDK-së bëri vizita në fillim të 2022 në vende të ndryshme të diasporës për të themeluar degë të saj. Ata që kanë zhvatur mërgimtarët, gjoja se ndjejnë mall për ta.

Me të ardhur në kufi ende pa u futur mirë në Kosovë, mërgata po “plaçkitej”. Secili person që vinte nga diaspora, kur vinte në Kosovë me veturë ka qenë i obliguar të paguajë policën e sigurimit, edhe nëse kishte sigurim nga vendi që ai vjen.

Sigurimet e vendeve të tjera nuk vlejnë në territorin e Republikës e Kosovës. Kjo, derisa ka ardhur në pushtet VV, ka qenë kështu. Krejt kjo ka ndodh gjatë qeverisjes së PDK-LDK, të cilat pa fije turpi flasim me "lot në sy" për mërgimtarët e " plaçkitur" nga vet ata.

Në këtë kuptim, nuk meritojnë t’u hapen dyert e mërgatës atyre që nuk kanë bërë asgjë për mërgimtarët. Ka mërgimtarë të suksesshëm, të cilët jo që janë stimuluar për të investuar në Kosovë, ata që provuan në vend të mikpritjes u kushtëzuan me haraç. Të njëjtit njerëz bëjnë propagandë dhe vrapojnë për vota tek ata mërgimtarë të" zhvatur" dhe haraçuar po nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat