Albini dhe “Strumbullari kryesor MËRGATA” i krijimit të dy shteteve shqiptare!

Opinione

Albini dhe “Strumbullari kryesor MËRGATA” i krijimit të dy shteteve shqiptare!

Nga: Petrit Dibrani Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:42
Petrit Dibrani

Shtirja si veti, thuajse nga t ‘gjithë politikanët, qoftë në pushtet apo opozitë, shumë vështirë për t‘u identifikuar.

Albini në përsosurinë e tij, çdoherë ka një shtirje elegante me thëniet e „KOPJUARA“!

T‘i e dinë Albin, apo mos ndoshta ke harruar dhe nga mos-puna, jeni hutuar.

Rifreskim edhe për ata, që nuk e dinë!

Çdoherë të anashkaluar edhe pse kontribuuesit kryesor, për Liri dhe Pavarësi për dy shtete shqiptare në Ballkan.

Mërgata shqiptare, çdoherë në shërbim të Atdheut dhe çdoherë të anashkaluar!

Roli dhe rëndësia e mërgatës sonë, në të gjitha fazat ishte vendimtare për Atdheun tonë të përbashkët”.

Ishte Mërgata, që sensibilizoi botën demokratike për gjendjen e rëndë të shqiptarëve, në trojet e tyre etnike dhe që pastaj nëpër faza të ndryshme, arritën deri në pikën e organizimit të luftës së armatosur.

Mërgata jonë s’po ndalon, ajo vazhdon edhe sot të luajë një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë s’i në aspektin ekonomik, ashtu edhe në aspekte të tjera.

Koha, pluhuri i cili e ka mbuluar harresën e politikanëve, fshihet - pastrohet, vetëm atëherë kur Mërgata fillon të vijë në Kosovë!

Ne jemi një komb, kemi një gjuhë e një gjak dhe një histori të përbashkët, por na mungon ajo që sot quhet vlerë e Bashkimit Evropian, pra na mungon bashkimi ekonomik i shqiptarëve. Ajo që sot është më se e nevojshme për ne është themelimi i tregjeve të përbashkëta, pasi sot tregjet e përbashkëta mund edhe ti i zhdukin, kufijtë administrativ dhe të krijojnë trojet e bashkuara, pra të krijojnë një Shqipëri të Bashkuar Natyrale.

Vetëm një pyetje, kam!

Çfarë bëri, kjo qeveri për Mërgatën?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat