Basha në krye të Partisë Demokratike dhe të popullit opozitar, domosdoshmëri kombëtare

Opinione

Basha në krye të Partisë Demokratike dhe të popullit opozitar, domosdoshmëri kombëtare

Nga: Skender Kapiti Më: 7 gusht 2022 Në ora: 17:36
Skender Kapiti

Basha nuk ka humbur asnjë betejë politike, por Basha ka 9 vite që udhëheq një betejë shumë të vështirë kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhtive dhe padrejtësive që ua ka bërë shqiptarëve e gjithë politika e vjetër shqiptare keqbërëse dhe zullumqare, antipublike, korruptive dhe antihumane e këtij tranzicioni.

Shqipërisë i duhet një politikan i guximshëm në përballje me korrupsionin; i kompletuar dhe kompetent intelektualisht, profesionalisht e juridikisht; i përgjegjshëm kombëtarisht edhe si kryeministër, dhe te i cili ka besim antarësia e PD-së, publiku opozitar dhe që është partner i besueshëm te SHBA-të.

Dhe ky sot është Lulzim Basha.

Politika e vjetër, kjo politikë e këtij oktapodi gjigand, tentakulat e së cilës kanë mbërthyer shtetin dhe gjithë shoqërinë shqiptare, Basha nuk e kishte të lehtë përballjen me të, pavarësisht se madje ai pati edhe mbështetjen amerikane. Edhe zhvillimet më të fundit që kur Basha u vetëlargua nga drejtimi i Partisë Demokratike për interesa të PD-së, këto zhvillime po vertetojnë këtë realitet të dhimbshëm dhe të dëmshëm, bllokues e pengues, korruptiv dhe kriminal të shkaktuar nga politika e vjetër Berisha, Rama, Meta tamam si Trekëndëshi Bermudës.

Shkaku kryesor se përse Shqipëria është në këtë gjëndje, është fakti se Shqipëria nuk u nda nga komunizmi, pasi realisht pati vetëm një zëvëndësim të ishdiktaturës komuniste me një sistem korruptivo-krimo-hajdutokracie neokomunistësh dhe të një brezi të edukuar, shpëlarë mendërisht e të rritur me botkuptimin e ri komunist antidemokratik e antihuman.

A nuk e ka vertetuar këtë regjimi komunist dhe ky i tranzicionit në Shqipëri,ku dy ideologjitë si ajo komuniste dhe ajo pseudodemokratike bënin e bëjnë be e rrufe për demokraci, patriotizëm ,për mirëqënie,për komb e atdhe, por bënë hatanë e batërdinë me zullume, korrupsion , tradhti dhe gjith ato të këqija.

A nuk u pa edhe në Kosovë se cfarë i bënë Kosovës ishtitistët, LDK-istat e tipit Mustafa me kompani dhe ata farë komandantash të luftës, se cfarë bënë me vjedhje e me hajni e deri edhe me tradhti, sa jo vetëm se rrezikojnë sovranitetin në Shqipëri e Kosovë por janë bërë problem e shqetësim edhe për aleatin e madh e jetik të Shqiptarëve, për SHBA-të.

Kam shkruar edhe më parë shkrime për persekutimin sidomos të patriotizmit dhe të fisnikërisë shqiptare, por mjerisht pervec të tjerash ajo shtresë vuan dhe karakterizohet jo vetëm nga korrupsioni, servilizmi dhe autokracia injektuar këto nga ishregjimi por vuajnë edhe nga smira , egoizmi e xhelozia ; pasi atyre u pëlqen kur dikush shkruan, mbështet dhe është pro tyre, por shtresa e djathtë shqiptare ka inatin dhe egoizmin se përse e shkruan dhe e thotë këtë ky apo filani.

Te e Djathta shqiptare ajo që vihet re dhe që e karakterizon tjetër është manipulimi i saj nga populisti, mashtrimi e demagogu Berisha si dhe mungesa e frymës dhe ndjesisë e pëgjegjësive kolektive.

Jo vetëm kjo, por duke perjashtuar respektin dhe besnikërinë e verbër ndaj kryetarit historik të marrë si përvojë nga e kaluara e liderit historik e të pagabueshëm enverist, atyre ndër vete u pëlqen vetëm uni dhe vetja dhe jo e përgjithshmja; u pëlqen realizimi i qëllimeve të ngushta dhe pastaj harrojnë dhe nuk u interesojnë të tjerët, shtresën së cilës i përkasin, e madje arrijnë deri në indiferentizëm e mospëfillje por edhe tradhtinë ndaj tyre.

Kjo u tregua edhe pas rënies së komunizmit, ku shtresa e të persekutuarve, as nuk kërkoi dhe as nuk këmbenguli në dekomunistifikimin dhe as në ndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe as në integrimin politik të vetes së saj.

Madje shtresa e të persekutuarve të komunizmit ,organizatat e dala prej tyre në shumicën e rasteve liderët e tyre u bënë servilë e paterica të pushtetit e të politikës dhe vetëm sa spekulluan me persekucionin dhe vuajtjet e shtresës së kundërshtarëve të regjimit komunist për përfitime të ngushta personale e familjare duke u shërbyer e servilosur qeverive, kryeministrave, ministrave, presidentëve e drejtorëve të cilët pothuajse shumica e tyre në këtë tranzicion vinin nga nomenklatura komuniste, e ishsigurimit të shtetit dhe të pinjollëve të tyre.

Aktualisht shikoni se kush e dominon edhe sot politikën në Shqipëri, a nuk janë ata me formim me botëkuptim komunist si p.sh.kryekomunisti i devotshëm Berisha, bijtë e deputetëve të komunizmit si Edi Rama dhe ishsigurimsat e shtetit si Ilir Meta, shëmbulli më kokëfortë janë Trinomi neokomunist Berisha-Rama-Meta të cilët e vërtisin si të duan politikën, shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Dhe shqiptarët nuk mund të dalin lehtë nga ky rreth vicioz në të cilin politika e vjetër i ka futur.

Dhe më shumë prej këtij realiteti a nuk e kanë pësuar akoma edhe sot të djathtët, nacionalistët dhe trashëgimtarët e tyre të cilët kanë marrë arratinë dhe përditë vetëm sa largohen nga Shqipëria?!

Kështu, nën justifikimin si tolerantë për të justifikuar indiferencën, interesin dhe frikën e tyre, të djathtët dhe nacionalistët e Shqipërisë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore mendjen e kishin të grumbullonin florinj e para , anipse natën takonin me servilizëm dhe u jepnin florinj edhe komunistëve sepse donin që ta kishin mirë edhe me ta, por kur komunistët e morën pushtetin ua morën edhe florinjtë, edhe pronat e tokat por edhe i internuan, i dëbuan, dhe i burgosën e i vranë.

Ashtu veprojnë e sillen edhe sot, me mashtrime, me joshje dhe me korrupsion në këtë tranzicion ishkomunistët e ishserviolët e sigurimsat që e morën e që po e qeverisin akoma edhe sot demokracinë; ishkomunistët të cilët sot janë bërë kapitalistët dhe oligarkët më të mëdhej që kanë kapur shtetin,ekonominë, paranë tërë sistemin: politikën, mediat, drejtësinë, akademinë dhe diplomacinë.

Me këta po përballet Lulzim Basha, kundër këtij fronti të së keqes demokratike, politike, sociale, juridike e mediatike; dhe prandaj kthimi i tij në krye të opozitës është domosdoshmëri historike e kombëtare.

Ajo shtresë e djathtë vuan akoma edhe sot nga pasinqeriteti dhe nga përcarja e thellë brënda vetes, pra nga egoizmi e smira ndërvete të cilat nuk e lënë atë të organizohet e të arrijë atje ku duhet në aktivitetin politik në demokraci.

Këtë dobësi të saj e ka shfrytëzuar me mjaft intuitë dhe inteligjencë ishkasta zvarranike dhe e ligësisë së komunizmit, ishsigurimsat kriminalë dhe tërë llumshtia e atij regjimi të cilët kanë pronësuar politikën, partitë,shoqërinë civile,mediat dhe drejtësinë. .

Kjo i vjen asaj shtrese edhe si meritë për gjëndjen se ku është edhe sot e katandisuar.

Ata kanë diversitet egoizmi dhe smire dhe jo uniteti të qëndrueshëm për karshi kauzës së tyre, dhe këtë e tregon edhe fakti se ku është edhe sot edhe ajo pjesë e opozitës e cila i mashtroi sikur ishte e tyrja.

Këtë shkrim do e bëj shumë të shkurtër sepse njerëzit nuk gjejnë kohë dhe nuk kanë durim për të lexuar, pasi ata ngopen me ato përrallat që shohin e dëgjojnë nëpër pothuajse shumicën e gazetave e televizioneve ku gëlojnë maskaradat mashtruese, servile, korruptuese, mercenare dhe të shitura të mediatikëve, opinionistëve dhe analistëve mercenarë e amoralë të cilët janë po ata që prej 30 vitesh, dhe, edhe ata kanë po atë origjinë sic e ka edhe vetë klasa politike shqiptare e paskomunizmit.

Opinioni në tërësi nuk po e kërkon të vërtetën dhe as ndryshimin pasi është qorrollepsur pas telebingove,telenovelave, paradave dhe emisioneve dëfryese; janë qorrollepsur pas foltores parlamentare të mashtruesve e hajdutëve deputetë dhe të konferencave foltoriste mashtruese të partive politike të dala nga ish Partia Komuniste Shqiptare.

E Djatha e vërtetë shqiptare është në pikë të hallit,pasi korrupsioni dhe degradimi politik e ka paralizuar jo vetëm atë por pothuajse tërë shtetin e shoqërinë sa që nuk ka shumë hapësirë as për virtytshmërinë, as për ndershmërinë, as për patriotizmin e as për interesin kombëtar.

Këtë shkrim posacërisht po e shkruaj për shtresën e fisnikërisë dhe asaj patriotike shqiptare, të cilët diktatura komuniste i shpronësoi, i burgosi, i vrau dhe i persekutoi, ndërsa demokracia apo më sakt pseododemokracia neokomuniste vetëm sa i mashtroi dhe korruptoi me demagogjira,me letra ishtëpersekutuarish, me letra me vlerë, me dokumente vertetimi si të persekutuar, por duke spekuluar edhe me me të drejtat dhe me pronat e tyre.

Pas atij kalvari tmerresh që patriotizmi dhe fisnikëria shqiptare pësoi per 40 vite në komunizëm, gjatë 30 viteve pas veterënies së komunizmit, ajo shtresë nuk qe në gjëndje që të ripërtërihet e as të ringrihet , pasi ajo u kënaq me pak ato gjëra që shtresa ishkomuniste që kapi edhe demokracinë ua dhe e shpërndau atyre si bamirësi.

Ata u mashtruan dhe i harruan të gjitha ato se cfarë kishin pësuar nga diktatura dhe nuk arritën që të organizohen në një parti politike të mirëfilltë të tyren, por u mashtruan nga ishkomunistët e konvertuar në demokratë.

Patritiozmi, desidenca dhe fisnikëria shqiptare u mashtrua nga Platforma “Katovica” e Mihail Gorbacovit që më mirë e më me perfeksion se sa në Shqipëri ajo nuk u zbatua në asnjë vend tjetër ishkomunist.

Edhe ata të cilët nga ajo shtresë patën mundësinë që të angazhohen në politikë, u korruptuan nga interesi personal dhe nga ishkasta socialkomuniste; ata panë vetëm interesat e veta personale, u interesuan vetëm për përfitime personale, vetëm për ato familjare, vetëm për të marrë pronat e tyre dhe për të marrë edhe nga ato që nuk ishin të tyre, duke u bërë kështu palë me kastën komunisto-ishsigurimse për të grabitur prona e pasuri shtetërore dhe ato të të tjerëve.

Fatkeqësisht kjo është karakteristikë edhe e ishlidershipit politik të Partisë Demokratike të këtyre viteve, kundër kësaj politike të vjetër me të cilën përballet Basha në pëpjekje për ta nxerrë nga Tranzicioni si Partinë Demokratike së pari, dhe pastaj edhe gjithë Shqipërinë, për t’u ndarë nga e kaluara dhe nga fantazmat e së shkuarës, për të parë e shkuar për nga e ardhmja, nga progresi dhe intergrimi.

Kjo simbiozë palacopolitikanësh të vjetër e të të korruptuarish e hajnash është shkaku kryesor që Shqipëria dhe shqiptarët e pësuan rëndë prej 30 vitesh.

Shumë asish politikanë të vetëquajtur të djathtë si dhe kryetar shoqatash të të persekutuarish kanë bërë edhe tradhëtinë e shtresës së vet të të persekutuarve, dhe madje edhe bashkë me ishpersekutorët edhe e keqqeverisën dhe i ropën Shqipërinë e shqiptarët. E di se do ketë nga ata të cilët do më japin të drejtë për këtë shkrim, por nuk do më përshëndesin, por me siguri do marrin fraza nga ky shkrim për t’i përdorur dhe atribuar vetes edhe mencurinë sepse kështu kanë bërë disa edhe më parë me shkrimet e mia, por edhe me ato të disa intelektualëve të tjerë të mirëfilltë, të guximshëm e të aftë.

E Djatha, edhe vetë ajo duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekulluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri. Këtë e ka nisur Basha, prandaj duhet rikthimi i tij në krye të opozitës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat