Albin Kurti me të drejtë alarmoi Botën për luftë - Shqiptarët në veri janë të rrezikuar! SHBA dhe BE të veprojnë urgjentisht!

Opinione

Albin Kurti me të drejtë alarmoi Botën për luftë - Shqiptarët në veri janë të rrezikuar! SHBA dhe BE të veprojnë urgjentisht!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 gusht 2022 Në ora: 14:18
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Në kohën kur Serbia po kërcënon me luftë Kosovën, avionët e tyre i kanë lëshuar disa herë afër kufirit të Kosovës dhe në veri kanë futur kriminelët më të tmerrshëm serbë, duke liruar nga burgjet serbe dhe sjellë në pjesën e Mitrovicës veriore, normalisht kryeministri Albin Kurti, nuk mundet me qenë indiferent ndaj këtij rreziku përmanent.

Kosova të gëzohet që këtu qëndron KFOR-i dhe nuk do të lejojë të ketë luftë Kosovë-Serbi, mirëpo në veri gjërat mund të jenë të tmerrshme, kurdo që kriminelëve serbë u vije urdhri nga Aleksandër Vuçiq!

Kjo luftë mund të zhvillohet brenda territorit të Kosovës, ngase kriminelët serbë, strukturat ilegale apo grupet kriminale janë të armatosura deri në dhëmbë.

Nga përballja me këto grupe kriminale na kemi një polic të Kosovës të vrarë, heroin Enver Zymberi!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për gazetën italiane La Republicca ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën”, ka theksuar Kurti.

Deklaratën e Albin Kurtit për luftë, unë e shoh si përpjekje të tij për të alarmuar vendet evropiane dhe botërore, në këtë rast SHBA-në se nëse nuk kryhet shpejt marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, gjërat po përshkallëzohen dhe fillimi i një luftë në veri nga grupet kriminale dhe Policisë së Kosovës apo edhe Ushtrisë mund të ketë pasoja të mëdha, sidomos tek shqiptarët, pasi në veri kemi qindra familje që jetojnë dhe mund të bllokohen, arrestohen e kidnapohen nga kriminelët serbë.

Ky kërcënim i Serbisë bëhet më madhor kur dihet përkrahja e madhe që e ka nga Rusia.

Kryekrimineli rus, Vlladimir Putin, do të bëjë gjithçka, që të nis edhe një konflikt të ri në Ballkan. Kjo do të ia mundësonte atij një ‘rehati’ më të madhe në Ukrainë pas luftës disa mujore ku po kryen krime të mëdha në popullësi.

Madje shteti kriminal rus, së fundmi ka kërcënuar edhe Evropën me hedhjen e bombave atomike.

Kur i marrim të gjitha këto deklarata Serbisë e Rusisë parasyshë, dhe veprimet e tyre në terren, atëherë nuk ki se si të mos deklarohesh së veriu përbën rrezik të madh për ndezjen e një konflikit serbo-shqiptar.

Kosova tashmë ka plagët e freskëta nga krimet e kryera nga Serbia e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq!

Mijëra viktima, vrasje të grave, pleqve e fëmijëve. Qindra persona janë ende të zhdukur që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Qindra apo mijëra dhunime.

Serbia ka kryer masakra të tmerrshme në Kosovë. Ajo është e gatshme që përsëri të bëjë krimet e saja si në të kaluarën ndaj popullit shqiptar.

Andaj, kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, vjen në kohën dhe momentin e duhur.

Është koha që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me BE-në, të zgjidhin çështjen e Kosovës në raport me shtetin kriminal serb.

Është momenti i fundit që të arrihet marrëveshja përfundimtare, e cila pason pastaj me njohjen e shtetit të Republikës së Kosova nga Serbia.

Nëse nuk ndodh kjo, dhe vanohet procesi i finalizimit, atëherë në veri nuk priten ditë të mira!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat