Bajram Begaj të distancohet nga “Open Ballkani”, të jetë president i shqiptarëve dhe jo i Edi Ramës

Opinione

Bajram Begaj të distancohet nga “Open Ballkani”, të jetë president i shqiptarëve dhe jo i Edi Ramës

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 gusht 2022 Në ora: 22:32
Faton Mehmeti

Presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj, siç e do rendi dhe zakoni, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Kosovë. Që nga marrja e mandatit të presidentit të republikës me 25 korrik z.Begaj ka qenë i heshtur, edhe në raste që tronditën opinionin publik të vrasjes së vajzës 7 vjeçare në bregdetin shqiptar. Në konferencën e përbashkët me homologen Osmani, ndër të tjera z.Begaj shpalosi idenë për një traktat të përbashkët Kosovë-Shqipëri për t'i dal në ndihmë njëri tjetrit në rast të kërcënimit. Për të përforcuar idenë e tij, presidenti shqiptar përdori frazën" në çdo hap të jemi bashkë, jemi shtete e një komb".

Pas çdo fjala të mëdha, të mira për t'i dëgjuar, kërkohet diçka konkrete, dëshmi se folklorizmat recidiviste nuk i përkasin rastit në fjalë.

Për ta dëshmuar një gjë të tillë z.Begaj së pari duhet të distancohet nga mbështetja e kryeministrit Rama ndaj projektit ruso-serb të njohur si "Open Ballkan" për të asgjësim të pavarësisë së Kosovës. Heshtja e presidentit Begaj në raport me “Open Ballkan" nuk le shenjë të mirë nga njeriu që edhe me kushtetutë e ka obligim për t'u kujdesur për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën.

Në këtë kuptim z.Begaj duhet të vihet në krye të detyrës duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e të tjerëve për të cenuar deri në zhbërje pavarësinë e Kosovës. Heshtja apo ikja nga prononcimet për një gjë të tillë nuk i shërben Kosovës dhe as shqiptarëve kudo që janë.

Pavarësisht se z. Begaj është zgjedhur president me propozimin dhe votat e PS, në momentin e betimit mbi Kushtetutën është zotuar " për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo që janë", mbi këtë betim duhet të veprojë.

Jo, në heshtje të miratojë marrëzirat e Edi Ramës për "Open Ballkanit", Begaj duhet të dëshmojë se është president i shqiptarëve dhe jo i Edi Ramës, kundërshtimi i "Open Ballkanit" është hapi i parë i duhur që duhet bërë. Shqiptarët kanë nevojë për bashkëpunim me njëri tjetrin, duke qenë bashkë jemi më të fortë, ndryshe fitojnë armiqtë tanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat