Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

Opinione

Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

Nga: Fadil Maloku Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:48
Fadil Maloku

1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndrruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashk me ca klerik fetar, e tashmë edhe ca sindikalist e deputet, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik! I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture.

Që në shqip (cancel culture) i bie me "konsumu" sistematikisht një qëndrim publik leçitës ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediet sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e leçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, kangëtarë, sindikalist, deputet,etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike.

2. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrinë të zgjojē si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura.

Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen psh. nga privilegjet dhe statuset që i kanē shfrytëzuar si “katapult” për tê “zemêruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë.

3. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, êshtë një mekanizēm disciplinimi,por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipe njerëzish që kan turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femrore ashtu edhe mbi ate fëmijëve. Ndërkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar.

Së këndejmi themi qē njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) sidomos tani me rritjen e pērdorimit të medieve sociale (ku siç pajtohen shumica e kulturologëve) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje deviante dhe prirje kriminale...?!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat