E tradhtuan Adem Jasharin, hajnat kanë mbetë pa tendera, “fajtor” Albin Kurti!

Opinione

E tradhtuan Adem Jasharin, hajnat kanë mbetë pa tendera, “fajtor” Albin Kurti!

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Faton Mehmeti

Si asnjë fjalë tjetër pas lufte, fjala çlirimtar është përdorur vend e pavend. Shfrytëzuan delirin e popullit të etur për liri, lirinë e keqpërdorën si maskë për të fshehur fytyrën e tyre.

Para popullit u shfaqën engjuj, para tyre të dukej vetja i pavvlerë, model për tu ndjekur, krenari. Fatkeqësisht, dolën të ishin njerëzit më paskrupullt të shoqërisë, banda, shkatërrues, hajna. Doli e vërteta e mashtrimit të tyre edhe gjatë luftës, fshehjës nëpër hotele dhe vjedhjeve të fondeve për çlirimtarët e vërtetë.

Vet Adem Jashari ka qenë i frustruar me ish shokët e rinj, nuk po i sjellnin armatim, parat i kishin marrë, komandanti legjendare i vetëm me një ushtri me pak armatim. Janë të njëjtit që shitën fabrikat për markete, privatizuan çdo gjë shtetërore, u pasuruan deri në masën e mungesës së njohjës së realitetit, fajësonin qytetarët për ikje, nuk lan gjë pa bë, eh Kosova po tretej, po tkurrej, po jepte shpirt nga xhelatët e pashpirt.

Fatmirësisht, më nuk janë në pushtet, u ra maska, dëmët janë të mëdha, pasojat e panumërta duhet shumë kohë për tu sanuar.

Shoqëria e dërrmuar nga e keqja e detyruar për të marrë rrugët e mërgimit, me shpresa të abortuara, s’ka si të mbaj anën e atyre që janë prodhues të së keqës.

Këta që janë në pushtet më tepër se për meritë të tyre, janë në pushtet për "meritë" e PAN-it, për keqpërdorimet dhe zhvatjën e tyre.

Edhe problemet e mbetura me Serbinë janë pasojë e pushteteve të kaluara me asociacionin në qëndër të së keqës.

E tani, kur janë ndal tenderet e hajnisë, të përqindjeve dhe haraçi, fajtor qenka Albin Kurti. Kjo është mendësia e opozitës së tanishme, mendësi që ka prodhuar këtë situatë të rëndë për vendin.

Qytetarët i dinë të gjitha, asnjëherë më s'mund të vijnë në pushtet ata që kanë vjedh jo veç paranë publike, por mbi të gjitha ëndrrat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat