Kush do të ishte më «llum» ai që po kërcënon me luftë, apo ai që po kërkon paqe?

Opinione

Kush do të ishte më «llum» ai që po kërcënon me luftë, apo ai që po kërkon paqe?

Nga: Dedë Preqi Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:32
Autori Dedë Preqi

Fyerjet, sharjet dhe shantazhet, apo thënë më ndryshe, mllefet e brendshme të natyrës agresive dhe negative, që dalin nga njerëzit që kanë veti dhe shprehi arrogante, e aq më pak kur bëhet fjalë për një burrështetas të një vendi, sikur Aleksandër Vuçiq, që me sjelljet primitive dhe armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe Albin Kurtit, e nxjerr në pah gjithë vrerin dhe qelbësirën që ka në shpirt.

Vuçiqi, bëhët gjithnjë edhe më i egër ndaj shtetit të Kosovës, dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili e ngriti zërin këto ditë edhe më shumë në mediat e ndryshme, duke e quajtur Kurtin «llum terrorist», vetëm se e emëroi Nenad Rashiqin, ministër për komunitete në qeverinë e Kosovës dhe zëvendës të tij Rada Trajkoviqin, të cilët këta të fundit i quan edhe tradhtarë të kombit serb.

Shihet qartë se këtu ka një kundërshti edhe më të komplikuar me problemin që shpaloset në këtë proces të zgjedhjes nga kryeministri Kurti, i cili duhet ta plotësojë zbrazëtinë në Institucionet e vendit, kur serbët lokal të veriut i lëshuan vendet e tyre të punës me urdhër të Vuçiqit.

Siq shihet dhe po dëshmohet se, Vuçiqi, nuk qenka në favor të çështjes së popullit serb, nëse në këto momente ky njeri shpërthen me aq mllef dhe urrejtje edhe kundër popullit të vet, sikur në këtë rast kundër emërimit të Rashiqit, dhe Trajkoviqit, në qeverinë e Kosovës.

Prandaj, fyerjet e Vuçiqit, ndaj kryeministrit Albin Kurti, si «llum i terrorizmit» nuk është një fyerje e arsyeshme që i bëhet një kryeministri brilant të Kosovës, nëse nuk e ka dhe nuk e meriton një epitet të tillë, kur këtë kryeministër tanimë po e njeh e tërë bota demokratike, i cili ballëhapur mundet t’i drejtohet çdo autoriteti dhe atij ndërkombëtar me sjelljet dhe përshtypjet e një burrështetasi liridashës dhe paqedashës.

Qëllimet dhe qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, janë që Kosova dhe Serbia të përfundojnë negociatat e tyre me një marrëveshje paqësore, duke i dhënë fund epokës historike armiqësore, me një marrëveshje që ka parakusht përveç marrëveshjes paqësore në mes palëve, po ashtu edhe njohjen reciproke në mes njëra-tjetrës.

Ndërsa, qëllimet e Vuçiqit, janë të kundërta, i cili në asnjë rrethanë nuk ka dhënë sinjale që lidhen me kërkimfaljen ndaj krimeve në Kosovë, dhe nuk ka sinjale që anojnë për një marrëveshje paqësore, por sikur edhe këto ditë, përherë me sharje e fyerje dhe kërcënime në trajta të ndryshme kundër shtetit të Kosovës dhe kryeministrit Kurti, duket se po pret në çdo moment të shkaktojë ndonjë konflikt dhe ndërhyrje ushtarake në Republikën e pavarur të shtetit të Kosovës.

Në vetëvete fjala «llum» tregon se kujt i përshtatet më shumë, apo atij që e realizon qëllimin e kësaj fjale, apo një aspekti tjetër që nuk ka të bëjë me tiparin e saj. Prandaj edhe fëmijët e vegjël e kuptojnë sot se, kush është «llumi» dhe mostrumi i gjitha problemeve në mes palës shqiptare dhe asaj serbe, pikërisht këtu qëndron edhe politika e Vuçiqit, duke e sjellë një situatë të tillë, për të qëndruar dhe dominuar sa më gjatë në pushtetin e tij autoritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat