7 milionë vetëm gjatë vitit 2022, a duhen mbështetur me para të popullit, të akuzuarit në Hagë?

Opinione

7 milionë vetëm gjatë vitit 2022, a duhen mbështetur me para të popullit, të akuzuarit në Hagë?

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 janar 2023 Në ora: 23:09
Autori Faton Mehmeti

Afërsisht 8 vjet më parë u themelua Gjyjata Speciale. E njohur me emrin juridik si Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kishin miratuar amendamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS).

Deri tani janë arrestuar disa nga ish udhëheqësit kryesor të luftës, të cilët po marrin miliona nga buxheti i shtetit të Kosovës, pasi kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës.

Që nga arrestimi i parë e deri më tash, nga buxheti i caktuar për këtë kategori, janë shpenzuar rreth 4.5 milionë euro. Vetëm gjatë vitit 2022, vlera të cilën Republika e Kosovës e ka shpenzuar për mbrojtjen e të akuzuarve, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka qenë 7 milionë e 132 mijë e 600 euro, duke tejkaluar kështu buxhetin e ndarë për vitin 2022 për Divizionin, shifër e cila ishte 7 milionë euro.

Duke ditur se të akuzuarit ndër tjerash në aktakuzën e saj, i bën përgjegjës edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së, kjo ngreh pyetjen se a duhet mbështetur materialisht dikush që akuzohet për vrasje politike.

Prandaj është dashur që të përcaktohet se shteti do i paguaj avokatët nëse në përfundim të gjykimit shpallën të pafajshëm, por jo edhe nëse shpallën të tillë, si mund të arsyetohet shteti para familjeve të të vrarëve nëse të akuzuarit shpallën fajtorë, për ironi me taksat e qytetarëve duke përfshirë edhe të familjarëve të të vrarëve të shqiptarëve.

Sikur mos të mjaftonte kaq, disa nga të akuzuarit kanë hapur fonde për ndihmë. Nga kush të kërkojnë ndihmë? Nga qytetarët e varfër, që nuk janë të varfër se nuk kanë, por se janë të vjedhur, e të vjedhur janë pikërisht nga ata që po kërkojnë para. Për më tepër, shteti u ndihmon, u paguan avokatët, dhe prapë të kërkojnë para. Prandaj, gjithë këto miliona për njerëz që nuk dihet se çfarë kanë bërë dhe cili do të jetë fundi, bëjnë të arsyeshme kërkesën për rishqyrtim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat