Isë, jo veç Hashimi, edhe ti ke gënjyer për Asociacionin, ja faktet

Opinione

Isë, jo veç Hashimi, edhe ti ke gënjyer për Asociacionin, ja faktet

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:08
Autori Faton Mehmeti

Pasi mbaroi jetën politike, mbase Isa Mustafa ka reflektuar apo ndryshimi i qëndrimeve të tija me veprimet e së shkuarës janë veç se kamuflazh.

E pranoi themelimin e Asociacionit në vitin 2015.

E nënshkroi vetë më 25 gusht në cilësinë e kryeministrit të Kosovës marrëveshjen që nënkuptonte zbatimin e Asociacionit. Tani, Isa po e akuzon Hashim Thaçin se e ka gënjyer. Ishte pikërisht Hashim Thaçi që nënshkroi marrëveshjen e parë për Asociacionin, derisa pas dy viteve në raundin e dytë mban firmën e Isa Mustafës, i cili pasoi Thaçin në krye të qeverisë.

Isa mundohet ta mbart fajin tek dikush tjetër, përmend vetëm marrëveshja për themelimin e Asociacionit atë që e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota. Me dashje harron se ishte ai që e nënshkroi me 2015. Isa, kështu shprehet “Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxha...marrëveshja e parë është ligj, jo vetëm marrëveshje”, nëse Hashimi paska gënjyer, si qenka mashtruar një akademik duke mos ditur diçka që qenka miratuar në kuvend.

Gënjeshtër është deklarimi i Isa Mustafës ka nënshkruar por ka dhënë parime se si të mund të bëhet statuti i Asociacionit. Isa e ka nënshkruar me dorën e vet Asociacionin, diçka tjetër është se tani po mundohet me mashtru opinionin. Se jo veç Thaçi, por edhe Isa ka gënjyer për Asociacionin dëshmon edhe mendimi për rrezikun që paraqet me "bosnjëzimin" e Kosovës. dikur, Isa garantonte se një gjë e tillë s’do të ndodhte, bile ata që shfaqnin shqetësimin e tyre i akuzonte për poena politikë.

Kështu shprehej Isa dikur “Ato që u hapën më vonë se duhet ndryshuar kushtetuta, “bosnjëzimi” e të tjera. Ato më tepër ishin kauza politike”. Më vonë, i njëjti njeri për të njëjtin rast kështu shprehej: " Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës.

Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”, duke aluduar se një skenar i tillë mund të përsëritet edhe në Kosovë. Pra, si Hashimi edhe Isa janë njësoj sa i përket gënjeshtrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat