Opozita duhet të jetë më e kujdesshme për të mos e refuzuar planin franko-gjerman të paqes me Serbinë

Opinione

Opozita duhet të jetë më e kujdesshme për të mos e refuzuar planin franko-gjerman të paqes me Serbinë

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 mars 2023 Në ora: 07:45
Adem Bytyqi

Opozita duhet ta kuptojë për t'i mos i thënë jo planit franko-gjerman të paqës me Serbinë, në të kundërtën Kosova do të izolohej dhe gradualisht do të bije përkrahja ndêrkombëtare për Kosovën.

Edhe ashtu Serbia nuk pritet t'i thotë po këtij plani, por qëllimi i Serbisë është të krijojë atmosferë që Kosova para Serbisë t'i thotë jo planit franko-gjerman të paqes.

Me lejoni në këtë degresion: A thua po të nënshkruante planin e paqës në Rambuje, të Francës Serbia, a thua a do të bombardohej nga Bashkësia Ndërkombëtare përkatësisht nga pakti NATO, me siguri se jo dhe Kosova sot mund të mos ishte shtet, por një autonomi.

Tani, ekziston një ngjajshmëri e situatës, por në rrethana krejtësisht tjara, pala e cila nuk e pranon planin e paqes nuk do të bombardohej, por do të izolohej duke i zbatuar sanksione ekonomike dhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat