Ndryshimi sjellë kënaqësi, tha shqiptari dhe qeshi deri në vdekje

Opinione

Ndryshimi sjellë kënaqësi, tha shqiptari dhe qeshi deri në vdekje

Nga: Aurel Dasareti Më: 15 mars 2023 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Me “marrëveshjen” e çuditshme mes Kosovës dhe Serbisë (me të cilën Serbia zmadhohet, Kosova zvogëlohet) vjen edhe ndryshimi i shumëpritur i shumë shqiptarëve që duket se ende nuk kanë parë asgjë.

***

Dhjetë vjet më parë, në një bisedë me atdhetarin dhe intelektualin e madh, përndryshe mikun tim të paharrueshëm Zeqir Lushaj, në pyetjen e tij “Kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë”, i thash:

“Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh. Shqiptari në vend që të merret me diçka të mençme dhe konstruktive, gjatë historisë, ka përvetësuar do prirje primitive për shkatërrimin e vetvetes. Humbas gjakftohtësinë kur shqiptari kot së koti, pa e detyruar kush, ndërron emrin, ndërron gjuhën, ndërron kombësinë, ndërron kulturën, ndërron fenë, ndërron shtetësinë, ndërron heronjtë, ndërron flamurin, ndërron himnin, ndërzehet”.

***

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Por edhe servilizmi ndaj të huajve keqdashës, që buron nga etja e jashtëzakonshme për pushtet. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.

Mua më pëlqen për të qëndruar drejtë në këmbë, të goditi në dru të kalbur dhe të shikoj se çfarë krimbash po zvarriten prej tij.

Natën (ditën) e mirë dhe respekt për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat