Gjykata e Hagës të dalë me aktakuzë dhe fletarrest edhe ndaj Vuçiqit, sikurse që doli ndaj Putinit!

Opinione

Gjykata e Hagës të dalë me aktakuzë dhe fletarrest edhe ndaj Vuçiqit, sikurse që doli ndaj Putinit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 mars 2023 Në ora: 16:55
Sherif Ramabaja

Kush ishit ju që e bombarduat Serbinë? I drejtohet Vuçiq NATOS. Vratë fëmijë, policë, civilë dhe ushtarë në një vend sovran. Ne kemi vijat e kuqe dhe ato duhet të respektohen, përndryshe Serbia do të tërbohet dhe do të merrni përgjigjen prej saj. Çfarë krenarie (budallëku) e kërcënimi.

Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk e ceku arsyen, pse NATO e sulmoi dhe e bombardoi Serbinë. Sipas tij, këtë e bënë vetëm që t´ia rrëmbenin Kosovën, por nuk e tha fare se Serbia, Kosovën e kishte kolonizuar dhe ia kishte shkëputur Shqipërisë më 1912.

Po ky Vuçiq nuk e thotë se Serbia vetëm në luftën e fundit 1998 - 2000 me ushtri, paramilitar e xhandarmëri, terrorizonte dhe zhvillonte pastrim etnik me përmasa biblike në Kosovë, duke i dëbuar më se 1 milion shqiptar nga trojet e tyre. Po kjo Serbi bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar, ashtu siç kishte bërë ndaj Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës etj.

Po ky Vuçiq nuk është i vetëdijshëm, apo i është fshirë kujtesa, se edhe ky ka bërë krime ndaj popujve të Ballkanit e në veçanti ndaj shqiptarëve, ashtu siç po bënë sot Putini ndaj ukrainasëve.

Duke u nisur nga faktet e gjalla dhe veprimtaria kriminale e Vuçiqit, popujt e Ballkanit bashkërisht duhet t´i dorëzojnë dëshmitë në Gjykatën e Hagës që Vuçiqi të akuzohet dhe ndaj tij të shpallet fletë arresti, njësoi sikurse ndaj Putinit.

Sa më shpejt që do të bëhet kjo, Ballkani do të merr frymë lirisht dhe do të lirohej nga hegjemonia serbe.

Me përgatitjen e aktakuzave dhe burgosjen e tyre, Evropa do të arrinte që njëherë e përgjithmonë ta kthej paqen në kontinentin e saj, duke marshuar me hapa të sigurt drejt demokracisë dhe prosperitetit, që të bëhej shembull botërorë.

Qe 20 vite Vuçiq po e mban peng paqen në Ballkan dhe njësoi sikurse Putini, po i terrorizon dhe sulmon popujt përreth sikurse Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë etj.

 Me përfundimin e epokës së Putinit duhet të përfundoi edhe ajo e Vuçiqit, nëse duam paqe të përhershme, përndryshe nëse e tolerojmë një person me cilësi të ngjashme sikurse Putini, do të zhytemi në kaos të përhershëm.

Serbia ka dëshmuar se e njeh vetëm një gjuhë, të cilën edhe vetë e përdorë ndaj të tjerëve, forcën.

Në të kundërtën, nga pësimet dhe përvoja, shqiptarët duhet të përgatiten në një përballje të madhe me Serbinë, që vetë ta sjellin dhe ta sigurojnë paqen për vete dhe Evropën, njësoj siç po vepron Ukraina sot. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, por nuk mbetet tjetër alternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat