Politikat e kafeneve krijuan pa perspektiva në Kosovë

Opinione

Politikat e kafeneve krijuan pa perspektiva në Kosovë

Nga: Skënder Mulliqi Më: 28 maj 2023 Në ora: 10:40
Skënder Mulliqi

Shpesh njerëzit i dëgjon kur pyesin, se si do të jetë fati i shoqërisë tonë, ardhmerisë, përspektivës dhe besimit, që jeta të bëhët më e mirë në këto hapësira.E që kjo të ndodhë më shpejtë, duhet të largohemi nga politikat e kafeneve. Të largohemi nga vendet e tilla ku po bisedohet dhe po bëhet biznesi, e më së shumti politika. Këto janë kthina antikulturore e anticivilizuese, të cilat në plan të parë po nxjerrin jetën politike, e cila që shumë vite, është e nivelit fshataresk e primitiviste. Politika të tilla i ndeshim sot në shtetet ballkanike.

Politikat me ‘vizione ’të kafeneve ku po hartohen programet partiake dhe ato shtetërore, i kanë sjellur dëm të madh Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky është treguesi i zhvillimit dhe prosperimit të një shteti, sigurisht as për afër të nivelit të kërkuar.

Në të tilla skuta u planifikuan kuadrot politike, si ministra, rektorë të univerzitetit, prokurorë, gjyqtarë,ambasadorë e shefa të ndryshem.

E dihet pastaj së çka mund t'i sjellin shtetit njerëzit e tillë. Me vendet e tilla është e lidhur politika, e që është shumë e dhimbshme për shoqëri. Këto dukuri e kanë degraduar shoqërinë dhe shtetin me decenie, duke i bërë ato të pavlefshme. Kjo shumë po ngjan në feudalizem e në primitivizma. Kjo thënë shkurt nuk është asgjë tjetër vetëm se anarki.

Është dicka për përmbushje të interesave përsonale, është pa vizionare për të ardhmen. Koncepti i shtetit automatikisht me logjika të tilla bie poshtë. Është koha e një vetëdije krejt tjetër, korigjuese konform politikave bashkohore. Euforitë në politkëbërje nuk kanë vend. Vetëm më politika të mira dhe njerëz të mirë, mund të përparohet shteti dhe të rritët mirëqenja.

Gjithmonë njerëzit janë larguar nga vendlindjet, por kurrë sikur decenien e fundit, që po largohen masivisht për mos tu kthyer kurrë. Këto praktika të politikave të kafeneve dhe skutave duhet një herë e mirë të ndërpriten, nëse ja duam të mirën atdheut dhe kombit…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat