SHBA, BE dhe NATO, fajin në veri të Kosovës, e ka Serbia gjenocidale, e jo Kosova demokratike

Opinione

SHBA, BE dhe NATO, fajin në veri të Kosovës, e ka Serbia gjenocidale, e jo Kosova demokratike

Nga: Rexhep Torte Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:53
Autori Rexhep Torte

Mos e flijoni Kosovën margaritare demokratike pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s për Serbinë gjenocidale hegjemoniste e pro ruse.

Sa janë të rëndësishme SHBA, BE dhe NATO për Kosovën, po aq edhe Kosova është e rëndësishme për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

Kosova dhe mbarë shqiptarët nuk do të lejojnë që Kosova të përdoret mish për top, për shkak të paaftësisë, mosdashjes, apo hezitimit e frikës së SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, për ta disiplinuar Serbinë gjenocidale hegjemoniste.

SHBA, BE dhe NATO me qëndrimet, sjelljet dhe veprimet e tyre ndaj Kosovës përkojnë me thëniet filozofike popullore, “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, apo “Nuk ka faj samari, por ka faj gomari”.

Të rijmë shtrembër e të flasin drejt, SHBA, BE dhe NATO, nuk e përfunduan si duhet misionin e tyre për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Gabimi i parë ishte vonesa e intervenimit të NATO-s, që u bë vetëm pas deklaratës së Wilijam Walker-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, pasi ai e konfirmoi nga vendi i ngjarjes Masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe.

Asokohe kishte informata të mjaftueshme që Serbia gjenocidale hegjemoniste e okupoi Kosovën me 40 mijë ushtarë, paramilitarë e policë serbë, të armatosur gjer ne dhëmbë dhe të shoqëruar me altileri, tanke, autoblinda, helikopterë dhe avionë karshi popullatës shqiptare autoktone diarthatë.

Rikujtojmë se sulmet ajrore të NATO-s u kryen ndaj caqeve serbe në Kosovë, në Serbi dhe Malin e Zi.Sulmet e NATO-s zgjatën 78 ditë, ndërsa në ndërkohë forcat ushtarake pramilitare dhe policore të Serbisë, e sulmonin pamëshirshëm popullatën duarthatë autoktone shqiptarë, duke kryer më shumë se 400 masakra në të cilat u vranë dhe u masakruan afër 15 mijë shqiptarë të pafajshë të të gjitha moshave dhe gjinive, në mesin e tyre edhe 1500 femijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan shtazërisht 20 mijë femra të pafajshme autoktone shqiptare.

Ushtarët, paramilitarët dhe poilicët e Serbisë rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1643 shqiptarë të pafajshëm djem e vajzxa, fati i të cilëve ebnde buk është zbardhur.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë e bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrigën e eksodit.

Pas kësaj Serbia e humbi luftën, u dorëzua dhe në Kosovë hynë trupat tokësorë të NATO-s me tanke dhe autoblinda.

Në çlirimin e Kosovës, trupat françeze të NATO-s, nuk u vendosën në kufirin Kosovë-Serbi, por u vendosën Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, që sot Kosovës së lirë e të pavarur të pranuar nga më shumë se 110 shtete të botës, po i krijojnë probleme në shtrirjen e sobrfanitetit në Veri të Kosovës, ku jeton kjo pakicë serbe, e cila sipas Kushtetutës demokratike të Kosovës, i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Ky pozicionim i KFOR-it frances, ia krijoi mundësinë erbisë gjenocidale, që nëpërmjet grupeve kriminale serbe që veprojnë në Veri të Kosovës, ta bllokojnë edhe urën që e lidhte Mitrovicën e jugut me atë të Veriut.

Kjo krijoi mundësinë që Serbia gjenocidale t’i organizojë në Veri të Kosovës strukturat paralele serbe, grupet e armatosura ilegale serbe dhe zhvillimin e kontrabandës ilegale serbe.

Serbia gjenocidale nëpërmjet ketyre grupeve të armatosura ilegale në një mbrëmje në shkurt vitit 2000, organozoi sulm ndaj shqiptarëve autoktonë, duke vrarë dhjetë prej tyre dhe duke plagosur shumë të tjerë, gjë që shkaktoi dëbimin e më shumë se 14 mijë shqiptarëvë autoktonë nga vatrat e tyre, të cilët sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Serbia gjenocidale tani në trojet shqiptare është duke ndërtuar koloni serbe, ku në banesa të reja e të mobiluara dhe më pagë mujore pa punuar asgjë, është duke vendosur serbë të cilët kurrë më parë nuk kanbë banuar në Kosovë, dhe për këtë veprim të Serbisë gjenocidale heshtin edhe SHBA-të edhe BE-ja edhe NATO.

Serbia gjenocidale kollitet SHBA, BE dhe NATO tronditen

SHBA, BE dhe NATO, duhet ta kenë të qartë se edhe Kosova, edhe mbarë shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit.

SHBA dhe BE dhe NATO, janë duke e flijuar Kosovën margaritare e besnike, për Serbinë mashtruese, lajkatare, gjenocidale dhe hegjemoniste.

SHBA, BE dhe NATO, mos e mashtroni veten se, Kosova dhe shqiptarët do ta pyesinSerbinë gjenocidale hegjemoniste, se si duhet të mbrohet Kosova autoktone shqiptare, Kosova e larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve.

SHBA, BE dhe NATO, mos e mashtroni veten se, vetëm ju mund ta shpëtoni Kosovën dhe se pa ju Kosova nuk mund të ekzistojë.

SHBA, BE dhe NATO, shikojeni realitetin dhe mos lejoni që Serbia gjenocidale hegjemoniste të lozën me ju si macja me miun, me kryeneçësinë e saj ndaj juve, me mospërfilljen e saj ndaj juve dhe me mashtrimet e Serbisë që jeni duke i gëlltitur çdo ditë.

SHBA, BE dhe NATO, binduni njëherë e përgjithmonë se, Serbinë gjenocidale hegjemoniste kurrën e kurrës nuk do të mund ta shkëputni nga Rusia gjenocidale duke i dhënë karrota dhe çokollata, duke i dhënë investime.

SHBA dhe NATO, binduni njëherë e përgjithmonë se Serbia gjenocidale hegjemoniste e njeh vetëm gjuhën e forces dhe të samksioneve të ashpra

SHBA BE dhe NATO, mos u besoni dokrave të Antony Blinkenit, Derek Cholletit, Gabriel Escobarit, Christopher Hillit dhe Jefrey Hovenierit, si edhe dokrave të Joseph Borellit e Miroslav Lajçakut, sepse këta janë pro serbë, mashtrues dhe profesionalisht të paaftë në diplomacinë për të cilën ka nevojë demokracia e mirefilltë botërore.

SHBA, BE dhe NATO, mos e mashtroni veten se, pa ju do të shkatërrohet Kosova, dhe se do të humben shqiptarët.

SHBA, BE dhe NATO, nëse mendoni kështu jeni gabim ditën e natën, sepse shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre kanë përjetuar shumë gjenocide nga Serbia, por ja që shqiptarët se vijnë po shtohen e forcohen, sepse janë fisnikë, të ndershëm, sepse e drejta dhe e vërteta janë në anën e shqiptarëve.

Në anën e shqiptarëve është edhe Zoti i Madhërishëm, sepse shqiptarët në historinë e tyre nuk i kanë bërë keq asnjë populli, dhe se shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

SHBA, BE dhe NATO, shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre kanë dëshmuar se i ngjajnë një pyelli të bërë shkrum e hi, e që më pastaj vegjeton e bëhet edhe më i bujshëm edhe më i dendur.

SHBA, BE dhe NATO, shqiptarët janë më se të vetëdijshëm se, sa janë të rëndësishëm për Kosovën SHBA, BE dhe NATO, po aqë është e rëndësishme edhe Kosovë për SHBA, BE dhe NATo-n.

Po ritheksoj edhe kësaj here se, edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit, dhe se nga padrejtësitë që po u bëhen mund të shpërthejnë si një vullkan i fuqishëm tmerrues.

SHBA, BE dhe NATO, mos e mashtroni veten se, Kosovën niuk ka kush e ndihmon veç juve, dhe për këtë do të habiteni edhe vetë ju.

Luftënxitës janë Patriarku Porfirije, Aleksandër Vuçiq dhe bandat serbe në Veri të Kosovës

“Nuk ka faj samari, por ka faj gomari”, dhe mbi këtë thënie filozofike popullore duhet bërë analiza e tensioneve që i shkaktoi Beogradi në tre komunat në Veri të Kosovës më 26 maj 2923, në ditën kur duhej të fillonin me punë katër kryetarët e ri të porsa zgjedhur shqiptarë.

Kronologjia e skenarit të përgatitur nga Serbia gjenocidale hegjemoniste filloi paraditën e 26 majit 2023, kur Patriarku Porfirije, gjatë liturgjisë në Kishën Sveti Sava në Beograd, deklaroi se, “Kosova është zemra jonë dhe ne duhet ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë.Të mos i thellojmë ndasitë, mos t’i hedhim benzinë zjarrit-do të kemi nevojë për forcë, na presin shumë sprova”.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në mesditën e po kësaj dite, nënshkroi urdhërin për ngritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe lëvizjen urgjente të këtyre forcave ushtarake në drejtim të vijës administrative me Kosovën.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, me këtë rast kërkoi që NATO urgjentisht të ndalojë dhunën kundër serbëve”.

Në mesditë po të kësaj dite, grupet e armatosura ilegale serbë në Veri të Kosovës dhanë sinjalin e alarmit dhe i organizuan serbët t’i bllokojnë hyrjet në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku pati sharje dhe ofendime nga më banalet ndaj policisë së Kosovës, ku pati sulme fizike, me gurë, dhe djegie të automjeteve policore të Kosovës, ku pati gjuajtje me gurë edhe ndaj gazetarëve.

SHBA, BE dhe NATO, a nuk e shikuat se grupet ilegale të armatosura serbe në Veri të Kosovës, me urdhër nga Beogradi i bllokuan hyrjet në objektet e komunave ku duhej të hynin kryetarët e ri të porsa emëruar, duke eshaeë fyer, duke e sulmuar policinë e Kosovë me grushta dhe mjete të forta dhe duke i djegur automobilat e policisë së Kosovës, duke I sulmuat edhe gazetarët e pranishëm?!

Faji i tërë këtyre incidenteve në tri komunat e Veriut të Kosovës bie mbi gomarin, që nënkupton Patriarkun Porfirije, Aleksandër Vuçiqin dhe grupet e armatosura ilegale serbe të dirigjuara nga Beogradi.

Faji asesi nuk mund të bie mbi samarin, që nënkupton Koovën, e cila ka të drejtë kushtetuese që ta shtrijë sovranitetin e saj në tërë tërrritorin e Kosovës.

Nëse pakicës serbe nëse nuk i konvenon të jetojë në Kosovën demokratike, lirisht mund të shkojë të jetojë në Karpate, nga ku edhe erdhën të parët e tyre si hordhi të egra në Ballkan.

Dialogu Kosovë-Serbi është vetëm një farsë diplomatike shterpë

Ky dialog i stërgjatur që nuk e ka shtyllë kurizore faktin se Serbia gjenocidale është agresore dhe Kosova viktimë e këtij agresioni, dëshmon se është vetëm manovër diplomatike e SHBA-ve, BE-së dhe e NATO-s.

Dialogut Kosovë Serbi nuk i nevojitet as plani franko-gjerman, gjoja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, as Asociacion i komunave më shumicë serbe në Kosovë, që ka për qëllim vetëm hegjemoninë serbe në Ballkan.

Vetë fakti që në zyrën e ish kryetarit serb në Zveçan këtyre ditëve u gjet e vendosur fotografia e kriminelit rus Vladimir Putin, flet më së miri për trazirat që nëpërmjet kësaj pakice serbë në Veri të Kosovësi i nxisin Beogradi dhe Moska.

Pranimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO dhe zhbërja e grupeve tëarmatosura kriminale ilegale serbë në Veri të Kosovës, është zgjidhja më e shpejtë dhe më afatgjatë që do të garantojë stabilitet dhe siguri në Ballkan, ndërsa tërë opsionet e tjera paraqesin vatër për konflikte të vazhdueshme.

Por kjo nuk mund të arrihet kurrë me pro serbet Antony Blinkenin, Derek Cholletin, Gabriel Escobarin, Christopher Hillin dhe Jefrey Honevierin, nga SHBA-të, dhe Joseph Borellin dhe Miroslav Lajçakun nga BE-ja.

Kjo u dëshmua me reagimet e njëanshme të DAP, BE dhe të NATO-s, duke e anashkaluar Serbinë gjenocidale që i nxiti konfliktet, dhe duke e kritikuar padrejtësisht Kosovën.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ne reagimnin për situatën në Veri të Kosovës, deklaroi se, “SHBA dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në Veri të Kosovës, veprime që ajo i ndërmori kundër këshillave të SHBA-ve dhe tëpartnerëve evropinë të Kosovës”.

BE, deklaroi se, “BE nuk do të pranojë asnjë veprim të njëanshëm ose provokues, dhe se ruajtja e paqes dhe e sigurisë në terren duhet të jetë prioritare.I dënojmë ashpër përleshjet e sotme mes policisë së Kosvës dhe protestuesve”.

NATO-KFORI, deklaroi se, ”Vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurtë.U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës ta shtensiopnojnë situatën menjëherë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut”, deklaroi Oana Lungescu-zëdhënëse e NATO-s.

Këto deklarata të nxituara dhe të gabuara të SHBA-ve, BE-së dhe të NATO-s, nuk thanë asnjë fjalë të vetme as për deklaratat luftënxitëse të Patriarkut Porfirije, as të kriminelit Aleksandër Vuçiq, as për grupet e armstodura ilegale kriminale serbe që i sulmuan fizikisht, me gurë, duke i djegur edhe automobilat e policisë së Koovës.

Këto deklarata të nxituara dhe të gabuara të SHBA-ve, BE-së dhe të NATO-s, nuk e thanë asnjë fjalë kundër grupeve të armatosura kriminale ilegale serbe dhe të mercenarëve të Wagnerit, dhe as që kërkuan nga Serbia gjenocidale që t’i shuajë këto struktura kriminale në Veri të Kosovës.

Për çfarë vigjilence flet misioni i NATO-KFOR në Kosovë për ofrimin e mjedisit të sigurtë, kur i lejuan grupet e armatosura kriminale ilegale serbe ta sulmojnë policinë e Kosovë dhe t’i djegin automobilat e Kosovës?!

Viola von Cramon-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian më 28 maj 2023, deklaroi për Radio Evropa e lire se, “Kryetarët e ri kanë të drejtë të hynë në objektet e komunave në Veri të Kosovës, por nuk kanë legjitimitet të hyjnë me force”.

SHBA, BEdhe NATO, as nuk dëshirojnë ta vendosin rendin e sigurinë në Veri të Kosovës, as nuk e kritikojnë dhe detyrojnë Serbinë gjenocidale që t’i zhbëjë grupet e armatosura kriminale serbe atje, dhe as e pranojnë të drejtën e Kosovës që policia e Kosovës ta vendosën rendin dhe sigurinë në Veri të Kosovës.

Kësaj i thonë shqip, ”Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat