Qeveria e Kosovës i refuzoi të dy draft- dokumente për Asociacionin, të parin nga Vuçiqi i Beogradit dhe i dyti, nga “Vuçiqi” i Tiranës

Opinione

Qeveria e Kosovës i refuzoi të dy draft- dokumente për Asociacionin, të parin nga Vuçiqi i Beogradit dhe i dyti, nga “Vuçiqi” i Tiranës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 11 qershor 2023 Në ora: 18:23
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Drafti i parë i propozuar nga i ashtuquajturi Ekipi Menaxhues serb me përfaqësues nga Beogradi, pa kurrfarë dijenie dhe koordinim më përfaqësues shtetëror të Dardanisë si organ i Republikës së Dardanisë, apriori u suspendua nga Qeveria Kurti si i papranueshëm sepse, aty përshihej autonomi e zgjeruar të pakicës serbe të veriut, kërkesë e Serbisë, platformë e refuzuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare me theks të veçante, SHBA-t që u vërtetua dhe u dha garanci nga zoti Cholet dhe Escobar në dëgjimin e u dhëhequr nga Senatori Menendez me 18 maj në Uashington DC se, nuk do të ketë Republikë Serbe dhe as qe do të pranohet çfarëdolloj forme të organizimit, i cili për qellim e ka defunksionalizimin e shtetit, përderisa Serbia si pretekst fals e ka mbrojtjen e të drejtave të serbëve “të shtypur nga Kurti”. Në fakt, të drejtat e minoriteteve të cilat i gëzojnë serbet e veriut nuk i gjen askund në rruzullin tokësor.

Fatkeqësisht, ata nuk janë të lejuar ta shprehin vullnetin e tyre duke u dirigjuar, kontrolluar dhe të shantazhuar në forma më brutale më kërcënime jo vetëm individuale por edhe familjare.

Drafti i dytë nga Vuçiqi i Tiranës, “vëllai siamez” i atij nga Beogradi, por, siç deklaroi Vuçiqi i Tiranës, pa u konsultuar dhe“pa dijeninë e vëllait nga Beogradi, pra, krye ne vete”.

Ndërsa, Vuçiqi i Beogradit deklaroi së, një draft të tillë mund ta bëjë vetëm Serbia, që lë të nënkuptohet se me siguri kanë qenë në bashkëpunim ama, duke deklaruar në ketë mënyrë Vuçiqi i Beogradit, do t’i “heqë dilemat se ky as qe është në dijeni.

Thjeshtë, fiskultura politike sipas moralit dhe praktikave të tyre të rëndomta.

Kjo strategji e gatuar në kuzhinat e Moskës dhe Beogradit, për qellim e kanë hapjën e një konflikti të ri në Evropë-Ballkan, qoftë edhe më kërcënime nga Kremlini se, po qe se lufta ruse shkon drejtë dështimit, të përdor ndonjë kamuflim i “përdorimit të bombës atomike” për ta shkatërruar një vend të vogël si Dardaninë e kufijve të sotëm, me qellim qe, presioni të rritët ndaj Qeverisë Kurti, duke ndikuar deri të prishja marrëdhënieve edhe me evropianët duke i përçarë edhe ashtu të luhatura me disa shtete të cilat nuk janë të dëgjueshme sikur ato 5 shtete të cilat ende nuk e kanë njohur Dardaninë.

Ata mendojnë se, klasa politike dardane është aq naive sa, do t’ua blejnë këto sjellje arrogante të parapërcjellë me propaganda nga klyshët e Beogradit si, Baton Stanishiqi dhe, s’di pse po e thërrasin ashtu, Berat Buzhala( bunari).

Këta dy janë të lavdëruar dhe falënderuar publikisht nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiqi dhe mjetet e informimit të kontrolluara nga ai në Serbi.

A ka ndonjë shqiptar i vërtetë e jo si këta qe i përmenda dhe disa (b)analist nëpër disa studio televizive hibride të financuara nga kushedi, qe u beson u beson këtyre gjepurave.

Klasa politike shqiptare e përçarë tejskajshëm për interesa të ndryshme për pushtet, disa për ruajtjen e beneficioneve dhe pasurimit marramendës derisa ishin në pushtet dhe, njëlloj xhelozie se si kjo qeveri është e gatshme t’u “thotë jo” edhe miqve tanë në rendë të parë SHBA-ve, qe nuk është e vërtetë.

Përmes këtyre propagandave dhe dezinformatave, në rëndë të parë opozita dhe aleatet e tyre neper studio televizive, duan që përgjegjësinë për gabimet e tyre historikë qe po na e zanë rrugën drejt shtrirjes së sovranitetit, zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës të cilët për 20 vjet nuk e manifestuan, janë në gjendje që për inati por në rëndë të parë, për përgjegjësinë institucionale për të cilën Parlamenti i Dardanisë duhet të debatojë dhe të dal më konstatime rreth vendimeve antishtetërore të cilat i ka sjellë klasa e kaluar shtetërorë, deri të falja e pjesëve të territorit të Republikës.

Pa një analizë me konstatime zyrtare, shteti i Dardanisë do këtë probleme në shtetëndërtimin, funksionimin dhe definitivisht demaskimin e kufijve më fqinjin tonë verior Serbinë.

Udhëheqja aktuale e Republikës së Dardanisë, është në gjendje t’i realizoj këto qëllime historike si u udhëheq të ndershëm, të dijshëm dhe të guximshëm.

E kanë përkrahjen e popullit me gjithë lojërat e disa partive opozitare si një lloj kërcënimi përmes mocioneve qe në të vërtetë është tentim i “faktorizimit” qoftë individual apo partiak, ama, po harrojnë se në këto rrethana, mund t’u kthehet si bumerang deri të mos kalimi i pragut zgjedhor.

Duke i përcjellë deklarata publikë të qytetarëve të rëndomtë në bisedat e drejtpërdrejta neper rrugët e qytetit, asnjëherë vetëdija më e lartë për të dhënë atë që iu kërkohet për vendin, nuk ka qenë.

Shihet se, krahas brengosjes me atë që po ndodh, presioni ndërkombëtar ndaj u udhëheqjes dardane në disproporcion marramendës karshi agresorit dhe telashegjisë Serbisë e trimëruar nga Rusia duke i shantazhuar që të gjithë si e gatshme qe të krijoj kriza të reja, qytetarët e rëndomte - populli, assesi ma nuk mund të mashtrohen. Si rezultat i kësaj, po i dalin në krahë Qeverisë, Kryeministrit, Presidentes dhe të gjitha organeve shtetërore relevante. Bile, qofte qe edhe miqve tanë t’ua tonë troç se, e keni tepruar me presione të pa përballueshme ndaj udhëheqjes dardane karshi asaje serbe, e cila, përmes bandave dhe grupeve terroristë, po e shantazhojne e destabilizojnë, jo vetëm Republikën demokratikë të Dardanisë por edhe tërë rajonin.

Dardania, nuk ka e as nuk është gatshme qe të falë territore me çfarëdo çmimi qoftë ai.

Prandaj, Dreft-dokumentet e të dy Vuqiçëve të Beogradit dhe atij të Tiranës sikurse edhe vepruan, apriori të hi dhen në plehrat e historisë di dështime të pa kthyeshme ashtu sikurse “Open Ballkan”, ide ruso-serbo-sorosiane.

Soroset, janë shumë aktiv sepse i kanë gjetur argatët ruso-serb brenda shqiptarëve të korruptuar e të shantazhuar, sikur puna e Vuçiqit të Tiranës i cili sa dukët është duar të Vuçiqit të Beogradit si autor i iniciativave të hershme reth copëtimit të Dardanisë, njëherë për viza, pastaj, përsëri për viza e për njohje, pastaj për paketa të ndryshme ekonomike dhe, kur u udhëheqja e Dardanisë nuk po i pranon këto kushtëzime e shatazhime, se sa të forta dhe të besueshme paskan qenë premtimet e tyre, po shihet tani kur qe të gjithë po i hanë fjalët e tyre.

Populli i Dardanisë, më në fund, nuk do të bie pre e këtyre mashtrimeve bizare të të ashtuquajturës Bashkësi Ndërkombëtare, me theks të veçantë asaj evropiane.

Me mashtrove herën e parë, qofsha i marrë t’i, po me mashtrove se dyti, qofsha i marrë unë.

Republika e Dardanisë si popull liridashës e paqësor, u krijua bashkë me juve dhe, ne, nuk do të heqim dorë nga parimet demokratike të cilat na i keni propozuar ju e ne i kemi përkrahur për një shtet demokratik ku sundon ligji e zbatohet Kushtetuta, prandaj, me gjithë respektin por, jashtë këtyre parimeve, nuk mund dhe nuk duam të dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat