Edhe njëherë mbi politikën dhe diplomacinë Kosovës çfarë (nuk) i njohin të gjithë

Opinione

Edhe njëherë mbi politikën dhe diplomacinë Kosovës çfarë (nuk) i njohin të gjithë

Nga: Agron Shabani Më: 1 tetor 2023 Në ora: 17:13
Autori Agron Shabani

Në pamje ose dukje të parë, podiumi ose audienca e mendimit të sforcuar, determinuar, de legjitimuar, ose "revolucionar", e narracionit (narrativit) të kamufluar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale ose folklorike shqiptare, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra në kuptimin e një "mish mashi" ose togfjalëshi të përsëritur ( recidivuar), fragmentarizuar dhe ambalazhuar tash e shumë vite ose dekada me radhë në skenën ose "panoramën" e gjithmbarshme politike dhe diplomatike të Kosovës.

Ndaj, askush si duket nuk mundet, ose nuk guxon të qortojë ose paragjykojë hapur ose publikisht qëndrimet dhe pikëpamjet e mjegullta ose evazive të Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani, Krye diplomates Gërvalla, Besnik Bislimit, apo dikujt tjetër, në kontekstin e bërjes së politikës dhe diplomacisë së asgjësë për asgjë.

Dhe, aq me pak "retorikat ose oratoritë e zjarrta, populiste, revolucionare ose patetike, të cilat i shpartallon ose davarisë mëngjesi.

Në fakt, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, erdhën në krye të shtetit dhe pushtetit kosovar me format ose metodat e njohura reformatore, restauratoe, revolucionare, evolutive, empirike, populiste etj.

Por, ata deri me sot, nuk bënë asgjë konkrete ose relevante (në domenin e njohur praktik dhe teorik) në kuptimin e nivelizimit, ravijezimit, konturimit, unifikimit, konvencionalizimit, institucionalizimit, konstitucionalizmit dhe balancimit të lirisë individuale dhe kolektive me sigurinë, pavarësinë, sovranitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin, subjektivitetin, autenticitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Kosovës dhe shqiptarëve.

Dhe, aq me pak në drejtimin e preferuar të nivelizimit, ravijezimit, konturimit, unifikimit, konvencionalizimit, institucionalizimit, konstitucionalizmit dhe balancimit të lirisë, sigurisë dhe pasurinë së njohur shtetrore dhe nacionale me paqen e brendshme sociale dhe politike, si dhe me solidaritetin e njohur social, institucional, funksional, konstitucional-ndaj shtresave ose kategorive me të varfra ose skamnore të Kosovës.

Mos të flasim këtu për përkujdesjen ose solidaritetin e munguar të shtetit dhe pushtetit kosovar ndaj komandantëve ose çlirimtarëve të njohur shqiptar në Den Hagë! (....)

Ç'është e vërteta, policia e Kosovës, për dallim të herëve tjera nga e kaluara: Ditë me me parë në mënyrën me të lartë profesionale dhe patriotike, e kryen ose përmbushen detyrën dhe misionin e tyre ndaj kombit dhe atdheut, duke i vrarë, arrestuar dhe shpartalluar çetnikët dhe kriminelët serb në Veriun e Kosovës. Si dhe duke iu marr gjak mbi vetulla për kolegun e tyre të vrarë shqiptar, terroristëve dhe banditëve serb.

Dorën në zemër, atë polici dhe atë ushtri profesionale në Kosovë, i kanë ngritur dhe promovuar dikur Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe lider, komandant, strateg dhe patriot të tjerë shqiptar me ndihmën e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Kroacisë, Austrisë, Turqisë etj.

Ushtria dhe policia e Kosovës, zatën kanë lindur nga zemra ose bërthama e UÇK-s.

Kosova dhe shqiptarët pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të fundit dramatike, eruptive dhe tektonike në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, janë në një fushë ose terren tjetër, ku i ashtuquajturi "baleti politik dhe diplomatik" i Mirosllav Lajçakut, Jozef Borellit, Grbriell Escobarit, Christopher Hillit, Grenellit etj...nuk kanë me vlerë as kuptim përballë "orkestrës" ose "simfonisë" makabre dhe tepër funebre të Moskës dhe Beogradit-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Duhet gjetur, hartuar ose formuluar agjenda, diskurse, narrativa dhe modalitete të reja në dialogun e imponuar të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, kërkohet durim, maturi, vigjilencë, rezonancë, empati dhe koherencë maksimale e estabilishmentit (lidershipit) të Kosovës ndaj Brukselit dhe Uashingtonit.

" Njeri i fortë është ai i cili është gjithmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin irracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit." tha dikur Napoleon Bonaparta.

Për me tepër ndërkaq, edhe Bibla, edhe Ungjilli, edhe Kur'ani thonë, duke pohuar një zërit: " Dija, dituria, liria, drejtësia, paqja, siguria dhe barazia, vazhdimisht thërrasin dhe bërtasin kudo para nesh nëpër rrugë! Zëri tyre dëgjohet, ushton ose kumbon fuqishëm nëpër sheshe, stacione ose bulevarde të ndryshme, në shtëpi ose ndërtesa banimi, në presidencë, qeveri dhe parlament, në dikasteret e ministrive të brendshme dhe të jashtme, në dikasterin juridik etj., ne kancelari ose takime të ndryshme vendore e ndërkombëtare, në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, botës, qyteteve ose vendbanimeve tona....Kudo për rreth nesh....Ato thërrasin, ligjërojnë dhe celebrojnë në bankat e shkollës, në librari, biblioteka, amfiteatrot universiteti, në kabinetet ose dekanatet e ndryshme shkencore, universitare ose akademike, në konsiliumet, bordet ose kolegjiumet e ndryshme shkencore, universitare, informative, editoriale, redaksionale, qeveritare, politike, diplomatike, administrative, juridike, fetare, kulturore etj....Në pultet e ndryshme të shfaqjes ose transmetimit. Në podiume ose audienca të zgjedhura, të larta dhe kudo tjetër....

Ne gjithmonë para vetës e kemi një 'armatë të madhe' ose 'galeri të shkëlqyer dhe të pafundme' librash ose veprash të panumërta në fushën e pakufishme të dijes ose diturisë...Si gardian, ushtar, kujdestar ose pararojë të devotshme, besnike, sublime dhe tepër relevante të edukatës, kulturës, holistikës, primatologjisë, njohurive, përvojave, dijeve (diturive), emancipimit, nderit, moralit, besimit dhe intelektit të lartë njerëzorë."

Se këndejmi, nëse kriza e dikurshme qeveritare ose politike në Kosovë (kur ra ose shkarkua asokohe nga posti ose funksioni i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti) erdhi për shkak të ambicieve pushtet mbajtëse, lakmitare, karrieriste dhe të tjera të rivalëve ose kundërshtarëve të tij: Kosova, megjithatë u detyrua të kërkonte rregulla, ligje, motive, fakte, argumente dhe narrativa të reja në "tregun" e përgjithshëm politik, diplomatik, tregtar, financiar dhe ekonomik të BE-së ose Perëndimit...E sidomos në kohën e pandemisë globale (Covid 19), si dhe Brexitit (largimit) anglez ose britanik nga BE-së, si dhe luftës në Ukrainë, ku Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e pakonkurueshme dhe e pakontestueshme e vlerave të përbashkëta, mallrave dhe kapitalit evropian e me larg.

Ndryshe nga kjo, duke filluar nga pushteti ose qeveria e Bajram Rexhepit, për të vazhduar me pushtetet ose qeveritë e Bajram Kosumit, Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt, dhe deri tek pushteti ose qeveria aktuale e Albin Kurtit: Në vend të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente, kanë dominuar dhe ambivaluar parullat, sloganet, recidivet dhe prurjet e ndryshme ataviste, provincialiste, klanore, nepotiste, partiake, lokaliste, forumiane dhe kabinetike të partisë-(partive)-shtet dhe shtetit-parti. Gjegjësisht, prurjet dhe përballjet e vazhdueshme ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave të përgjithshme. Pra, vetëm janë ndryshuar (substituuar) kuadrot, pushtetet ose qeveritë me aparatçikë ose milutantë të ri partikak ose politik, por jo edhe formulat, doktrinat, narrativat, idetë dhe teoritë e preferuara shkencore ose metodologjike.

Kujtojë se kjo në radhë të bëj me një kauzalitet të rrejshëm ose lajkatar, si dhe me një ideologji të korruptuar, importuar ose trafikuar (kontrabanduar) politike dhe partiake, të paraqitur ose prezantuar si ideologji e lartë shtetërore dhe nacionale.

Arsyeja e kontradiktore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë sovrane dhe legjitime, narrativit ose impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, historike, dialektike, ekzistencialiste etj.

E tërë kjo kinse si "ideologji shtetërore dhe nacionale”, apo si narrativ dhe reagim institucional ose funksional i pushtetit (qeverisë) aktuale në Prishtinë-ndaj pushteteve të kaluara ose paraprake.

Mbase, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare, antropologjike ose antropolitike, e cila, ka një tendencë të dyshimtë për t'u transformuar dhe imponuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën në raport me arenën ndërkombëtare.

Pse (përse) kjo?

Sepse, në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe de legjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese, dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës sw lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: Edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose sociale.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjente.

Me fjalë tjera, edhe Kosova, edhe Shqipëria janë të kanosura ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të cilët menjwherë "vënë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, demonizojnë ose satanizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri ose ish politikani të lartë intelektual dhe intelegjent.

Prandaj, i keni (i kemi) edhe "binomet", tandemët" ose ekuacionet e rrezikshme në mes Edvin Ramës ose dikujt tjetër para tij...me Vuçiçin, Daqiçin ose me Serbinë-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. Mbase, akoma me të rrezikshme, me konfuze dhe evazive, se sa ato të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë, Fatin Nanos, Sali Berishës, Lulëzim Bashës etj.

Linja të thella tensioni dhe depresioni që ecin tutje, tutje....!

Shtoja këtu edhe nëntokën e thellë dubioze, abnormale, paranormale ose parapolitike së bashku me grupet ose klanet e ndryshme familjare, nepotiste, partiake, klienteliste ose profiteriste të komplotit, shantazhit dhe interesit të përbashkët...Plus mullahët ose ajatollahët e ndryshëm filoturq, panotomanik, të cilët me tepër i urrejnë Gjergj Kastriotin, Shën Terezën dhe figurat tjera kulturore, monumentale ose emblematike të historisë tonë kombëtarë, se sa Millosheviçin, Rankoviçin, Vuçiçin, Daqiçin, Vulinin etj.

Se këndejmi, në luftën e poleve, kampeve ose blloqeve të ndryshme rivale ose antagoniste, nuk fiton askush, kështu që të gjithë dalin fitues ndaj popullit ose elektoratit të manipuluar dhe duarëbosh.

Kjo për faktin se për "logjikën ose psikologjinë" miope, primitive, mesjetare ose arkaike të popullit shqiptar, si dhe të disa, "analistëve ose opinionistëve" të ndryshëm: Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edvin Rama, Lulëzim Basha, Fatos Nano, Sali Berisha e tjerë, kanë lindur për të sunduar (udhëhequr) ose qeverisur përjetësisht me shqiptarët, populli për t'ua dhënë votat dhe punuar për ta si në rëndët e pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare ose arkaike!

Ndërsa, "analistët" e gazetave, portaleve, agjencive të lajmeve ose radio-televizioneve të ndryshme, për t'ua bartur çantat (valixhet), si dhe për të zhvilluar propagandë ose agjitacion publik (bla-bla-bla ose tra-la-la)- për ta si në etapat ose periudhat e ndryshme të shoqërive natyrore, ordinare, primitive, borxheze, skllavopronare ose feudaliste.

Ndaj, nuk është aspak e lehtë të jetosh dhe veprosh nën sundimin, diktatin, monopolin ose mbretërinë absolute të "zotërave" ose 'perëndive të pakurorëzuar' të tokës, detit dhe qiellit....E sidomos atëherë kur prehën fatet dhe tabelat e ligjeve së bashku me gjeografinë ose "gjeometrinë e stisur" të varrit ose natës së fundit mbi tokë.

Aty dhe atëherë pra, kur shtrihet qafa e tyre e përulur dhe jo kurrizore, përposhtë krahut të së cilës, prehën ose këputën kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

U mor vesh se sipas një maksime ose proverbi të njohur greke:" Të marrëve, të paditurve, të robëruarve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm prova të ndryshme, leksione, këshilla ose ligjërata.

Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

"Shpirtrat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër". (Stefan Zweig)

Ndërkohë që edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës, inferioritetit, maliciozitetit, debilitetit, nebulozes, stupiditetit ose përbuzjes së skajshme të elitës shkencore, intelektuale dhe kulturore nga ana e "borxhezisë" ose "aristokracisë së lartë" pushtet mbajtëse, politike, diplomatike, informative, agjituese ose propagandistike.

Nuk është pra aspak e lehtë të përballesh me ankthin dhe stresin e madh të një "jete pluraliste ose demokratike" të ndodhur diku në mes krimit, mashtrimit dhe fasadës.

S’ka gjë më të ankthshme, me të keqe dhe më stresuese se kjo.

Ç ‘është e vërteta, e gjithë kjo situatë stresuese dhe deprimuese, sikur i bën të pashmangshme, aditive, imediate dhe prevaluse ose ambivaluese solucionet, narracionet, formulat dhe alternativat e reja pushtet mbajtëse, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë dhe Shqipëri.

Kjo edhe për faktin se marrëdhëniet e gjithmbarshme ndërkombëtare, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, dramatik dhe tepër sfidues ose enigmatik. E sidomos marrëdhëniet ose raportet e përgjithshme në mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.

Dorën në zemër, ka edhe shumë pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete, sublime dhe relevante, që mund të mirëpriten nga analist ose politolog të specializuar dhe kompetent, lidhur me planin ose modelin franko-gjerman mbi "asociacionin e pavarur të komunave serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si "alternacion" ose "modus kuvendi" për të dyja palët etj.... Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj.

Ndërkohë që as rivalët ose kundërshtarët e njohur dhe kryesor të Kryeministrit Kurti, si të thuash nuk kanë plane, solucione, narrativa, alternativa ose strategji konkrete, sublime ose relevante për të dalw nga kriza ose "status quo-ia" e Kosovës në raport me Serbinë, përveç zhurmës ose shamatës së njohur agjituese ose propagandistke "bla-bla-bla" për "tra-la-la"!?

Sidoqoftë, Kosova dhe shqiptarët, kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të menduar dhe dyshuar se çështjet ose problemet e mëdha janë shtyrë me vonë.

Në Berlin, Paris, Romë ose Bruksel e Strasburg ndërkaq, zyrtarë të lartë të BE-së, kanë frikë se ka probleme edhe në shumë fusha ose segmente të tjera kruciale, esenciale (substanciale), bilaterale, kolaterale dhe multilaterale në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk bën (mund) të tejkalohen pa ndikimin e Uashingtonit dhe Moskës.

Ndaj, askush nuk e di nëse Prishtina dhe Tirana zyrtare e mbajnë të fshehur, misterioze ose enigmatike, nga publiku ose auditori (auditoriumi) i gjerë situatën reale në terren...?

Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën....

Është paksa me e lehtë dhe relaksuese për popullin ose elektoratin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për të dëgjuar dhe mësuar, se si pas shtetit dhe pushtetit të tyre në Prishtinë-qëndrojnë Gjermania, Franca, Italia etj...

Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën shqiptarët e Kosovës (e sidomos elektoratin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit) të besojnë dhe shpresojnë se me qetësinë (urtësinë), vigjilencën, profesionalizmin, intelektualizmin, mençurinë ose inteligjencën e tyre politike dhe diplomatike: Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla a dikush tjetër, do i mbrojnë ose shpëtojnë nga kriza ose kufta e re (eventuale) me Serbinë.

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Kosova është larguar përfundimisht kriza? Jo çfarë.

Madje, as frikët e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë hequr (eliminuar) dhe vërtetuar tërësisht.

Ka zëra që thonë se aktet e fundit kriminale dhe terroriste në Bajnskë të Veriut të Kosovës ose Mitrovicës, i kanë kryer ose përgatitur ata që e përgatitën dhe kordinuan skenarin dhe regjinë e panjohur (misterioze ose enigmatike) mbi paraburgimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Den Hagë...?!

Megjithatë, kriza e Kosovës, është shumë me e thellë dhe me komplekse ose delikate, se sa ajo që thuhet ose pranohet publikisht nga politikanët dhe diplomatët e ndryshëm në Bruksel dhe Uashington.

Ndaj, është koha e fundit që liderët e SHBA-së dhe BE-së ose UE-së, të flasin ose diskutojnë hapur për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, komplementare, suplementare, komntemplative, komprehensive, intelektuale, profesionale dhe inteligjente në Kosovë dhe gjithandej.

Lufta e re (eventuale) në mes Kosovës dhe Serbisë, ndodhët në prag ose para dyerve (portave) të UE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat