Isa me “dy fytyra”: vet e nënshkroi Dokumentin për Asociacionin, tani kërkon mos të pranohet

Opinione

Isa me “dy fytyra”: vet e nënshkroi Dokumentin për Asociacionin, tani kërkon mos të pranohet

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:00
Autori Faton Mehmeti

I mbetur pa pushtet, Isa Mustafa që nga pensionimi i detyruar nga politika pas debaklit të 14 shkurtit të 2021, tenton të shfajësojë veten nga mëkatet e së shkuarës. Për më tepër Isa nuk i pranon gabimet e së shkuarës duke tentuar të arsyetojë veprimet e tija me pasoja edhe në ditë te sotme. Së fundi, ish kryeministri ka deklaruar se më mirë për Kosovën në këto momente është të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asosacionit të komunave me shumicë serbe. Ironikisht ishte vet Isa Mustafa që kishte nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit në 2015.

Këtë gjë e kishte konfirmuar ish e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, Isa Mustafa kishte pohuar se "Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive" dhe se "Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm", e në fakt po del mos të jetë kështu. Prandaj, Vuçiqi kërkon që Asociacioni të bëhet në formën për të cilën tashmë janë pajtuar dhe e kanë nënshkruar ai dhe ish-kryeministri Mustafa.

Pasi, sipas modelit të Asociacionit të vitit 2015, do të lidhë 97% ose të gjitha komunitetet serbe në një tërësi unike. Vet Vuçiqi deklaronte se "Po, disa zona periferike do të mbeten jashtë, por si enklava. Do të na lidhet gjithçka, nga Sirinica nëpër disa komuna të Anamoravës, në rregulla në Kosovë”, pra të gjitha komunat do të kenë autonomi në një apo mënyrë tjetër. Isa, dikur e lavdëronte Asociacionin e tani deklaron se më mirë me pranu\ sanksione se Asociacionin pasi "është një lloj autonomie". Me pak fjalë ka gënjyer atëherë, pasi Asociacioni i 2015 kishte 67 nene dhe i ndarë në nëntë kapituj hapur del në pah krijimi i një Republikë Srpska në Kosovë.

Duke lexuar me kujdes nenet e këtij drafti del në pah se Asociacioni do të ketë simbolet e veta. Në nenin 8 thuhet se “Komuniteti do të vendosë simbolet e tij së bashku me mënyrën e përdorimit të tyre". Përveç simboleve, do të jetë edhe himni, flamuri dhe stema. Isa i ka bërë dëm të madh vendit, e pakta që mund të bëjë është kërkim falja dhe pranimi i gabimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat