Kosova ta mbrojë Esat Shalën fizikisht e financiarisht nga kërcënimet e Serbisë

Opinione

Kosova ta mbrojë Esat Shalën fizikisht e financiarisht nga kërcënimet e Serbisë

Nga: Rexhep Torte Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:42
Rexhep Torte

Për Kosovën Esat Shala është më i vyer edhe se Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, por edhe se tërë udhëheqësit e derisotëm që e udhëhoqën Kosovën pas çlirimit 22 vite radhazi.

Shteti i Kosovës ka për detyrë kombëtare shqiptare dhe institucionale që Esat Shalën dhe shokët e tij t’i mbrojë fizikisht dhe financiarisht nga kërcënimet e Serbisë gjenocidale.

Me përjashtim të dëshmorëve të lirisë që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe me përjashtim të tërë viktimave të pafajshëme shqiptare që u vranë, masakruan dhe u dhunuan nga Serbia gjenocidale,askush në Kosovë nuk e ka dhënë kontributin më të çmuar për Kosovën se sa Esat Shala dhe shokët e tij të cilët i inçizuan masakrat serbe në Kosovë në 2000 kaseta,CD dhe filmime tjera, që përbëjnë një demaskim të fuqishëm e të pa mposhtur të argumentuar të krimeve mizore të Serbisë në Kosovë në në vitet 1998/99.

Është jashtë çdo morali,karakteri dhe logjike njerëzore që ky kontribut i çmuar i Esat Shalës me shokë, që Serbinë gjenocidale e vë në gjunjë para botës demokratike,të mos mbështetet dhe mbrohet nga shtëti i Kosovës.

Që nga botimi i informatës së parë në “Bota Sot” lidhur me inçizimet e masakrave që e ka bërë Esat Shala me shkokë gjatë luftës në Kosovë,unë kam shkruar disa tekste kushtuar punës kaqë të vyer të Esat Shalës për demaskimin e krimeve serbe në Kosovë,dhe kam kërkuar që shteti i Kosovës të organizojë që së paku çdo dhjetë ditë tu dërgojë nga një material nga këto inëizime të masakrave serbe në Kosovë ambasadorëve në OKB, në KE dhe në Parlamentin e Evropës që këto institucione të binden se çfarë krimesh ka kryer Serbia gjenocidale në Kosovë.

Qëndrimi indiferent i të gjita qeverive ,presidencave dhe udhëheqësve të derisotëm të Kosovës ndaj Esat Shalës me shokëve të tij ,që janë grumbulluesit dhe inçizuesit e 2000 kasetave, CD-ve dhe filmiveve të masaklrave të Serbisë gjenocidale në Kosovë, paraqet turp për Kosovën.

Angazhimi dhe puna e Esat Shalës me shokë e tij,të cilët gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë,arritëen t’i inçizojnë masakrat serbë në Kosovë, vlen dhe do të vlejë si puna me e çmuar për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

Informatat e botuara në WEB fqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 15 janar 2024,lidhur me këcënimet serbe janë tmerruese,të palejueshme dhe tejet antikombëtare shqiptare.

Si është e mundur që Kosova te ndajë nga Buxheti I taksaopaguesve të Kosovës dhjetëra miliona euro në vit për t’i paguar avokatët e shumtë e të shtrenjtë për t’i mbrojtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët që gjenden në bangën e zezë të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Hagë dhe të tjerët që do të jenë pjesë e këtij procersi, e të mos mbrohen e ndihmohen financiarisht Esat Shala me shokët e tij?!

Si është e mundur që që në Kosovë të lejojet mbështetja financiare e 40 mijë veteranëve të rrejshëm të luftës, e të mos mbrohen e mbështeteten finaciarisht Esat Shala me shokët e tij?!

Në WEB faqen e “Bota sot” të datës 15 janar 2024, lexuesit patën rastin të informohen se “Esat Shala i kërcënuar me jetë nga Serbia, deklaron se “S’do të ndalet me grumbullimin e krimeve të luftës”,duke shtuar se “Kurrë nuk jam ndalë ushtarët e UÇK-së,dhe dëshmorët gjatë luftës e janë fliju për me fitu lirinë,pse me u ndalë unë sot,për shëmbull edhe nëse më ndërprejnë rrugën ose më kërcënojnë apo deri edhe në vdekje.Unë këtë rrugë nuk e ndali.Mua ata veç më kanë motivuar më shumë,sepse e di që një shtet armik,është duke u marrë me mua.Dhe ka me u marrë me mua në të ardhmen duke e shiku me vëmendje punën time,të cilën jam tu e bë çdo ditë”.

Siç deklaron Esat Shala, edhe pse është kërcënuar nga Serbia, askush nga institucionet e Kosovës nuk ka reaguar.

“Shteti është në komë dhe puna ime nuk i konvenon shtetit të Kosovës.Sepse po ti konvenon do të më kishte marrë parasysh moti,dhe sot më kanë lënë rrugëve edhe pse kam aplikuar në mbi 550 vende të punës. Na kanë motivuar të mos e ndalim punën t’i faktojmë krimet serbe”, thotë Esat Shala pas lërcënimeve serbe”.

Të rikujtojmë se në Web faqen e “Bota Sot” para dy vitesh u botua informata se Serbia gjëenocidale i kishte ofrur Esat Shalës 2 milionë euro si shpërblim nëse Esat Shala ia dorëzonte këto kaseta, CD dhe filmime të krimeve serbe në kosovë,gjë të cilën Esat Shala e refuzoi kategorikisht.

Nëse Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca urgjentisht nuk u ofrojnë mbrojtje fizike dhe financiare Esat Shalës dhe shokëve të tij, atëherë është më se e nevojshme që Esat Shala me shokë të themelojë një fondacion transparent me vete për ta vazhduar këtë mision të shenjtë për kosovën, duke kërkuar edhe ndihmë financiare nga mërgata shqiptare.

Ky tekst i imi koinçidoi edhe me 556 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe me 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nga regjimi serb dhe këto përvjetorë duhet ta zgjojnë e forcojnë ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë kombëtare shqiptare në frymën e ruajtjes të këtyre vlerave tona kombëtare shqiptare.

Mos i bëni hile Kosovës se do t’u bijnë kokës!

Ky duhet të jetë mesazhi për ta rritur vetëdijen tonë kombëtare shqiptare në ndihmë të Esat Shalës dhe shokëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat