Roli i historisë, filozofisë politike dhe diplomacisë në luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së

Opinione

Roli i historisë, filozofisë politike dhe diplomacisë në luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së

Nga: Agron Shabani Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:32
Autori Agron Shabani

Thuhet se Herodoti, në vitet 485-424 para erës sonë, mund të ketë qenë arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm i sistemit të njohur si "kompozicioni i parë" historik në Antikitet. Dikur e quajtur "babai i historisë" nga Ciceroni.

Herodoti në veprën e tij të njohur "Historiae" kishte për qëllim prezantimin e luftërave dhe fitoreve ushtarake dhe politike të grekëve të lashtë kundër përsianëve dhe të tjerëve. Ai paraqiste dominimin dhe prestigjin e Greqisë së lashtë në regjionin e Mesdheut, duke përfshirë Persin, Babilonin, Asirin, Mesopotaminë, Egjiptin, Hindukushin, dhe të tjera.

Tukididi, në "Monografinë Historiografike" mbi luftërat e Athinës, Spartës dhe të tjerëve, gjithashtu shqyrtoi rolin e shumë luftëtarëve dhe komandantëve me origjinë nga trevat dhe rajonet e Ilirisë dhe Maqedonisë Antike.

Kritika historike e Tukididit bëri apel për të vërtetën dhe për analizat e burimeve historike. Përparësitë e kritikës së Tukididit u shfaqën më tej në Helenikën e Ksenofantit.

Konceptet e njohura të historisë së Marroutit dhe të tjerëve ndihmuan në ndarjen dhe klasifikimin e historive mikro dhe makro. Këto koncepte dhe definicionet kanë bërë të qarta kufijtë e historisë.

Në kontekstin e Kosovës, lufta e UÇK-së ishte një moment i rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kjo luftë simbolizoi shkëputjen nga robëria dhe çeljen e rrugës për liri dhe sovranitet.

Konkluzionet e Shiederit në "Kodeksin e Historisë Nacionale" mbrojnë dhe afirmojnë rëndësinë e historisë ushtarake dhe luftarake në zhvillimin e shteteve dhe shoqërive."

Ndërkaq, sipas koncepteve, idesë dhe teorive të njohura të Claude Lévi-Strauss, mitet, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake (ushtarake), historike ose patriotike, janë në funksion të fuqishëm determinant, konstruktiv, rekonstruktiv, diakronik, revolucionar, sfidues, paradigmë dhe të tjera, përballë paradoksesh, padrejtësish, destruksionesh, dekonstruksionesh, reaksionesh, turbulenca, anomalive, patologjive, dogmave, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politik, administrativ, juridik dhe të tjera. Duke u bazuar këtu në shkencën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës - përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, politike, administrative, juridike etj.

Në të kundërt, asnjë popull (komb) dhe asnjë shtet nuk mund të jetë i pasur dhe i lirë materialisht dhe politikisht, nëse janë të varfër dhe të robëruar shpirtërisht, moralisht ose fizikisht - çlirimtarët ose heronjtë e tyre kryesor.

Se këndej, shqiptarët paguan me një çmim tepër të lartë lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga Serbia kriminale dhe gjakatare. Gjegjësisht, me vuajtje, pësime, dhëmbje, shqetësime, kriza, pezmatime, trauma dhe sakrifica të shumta njerëzore dhe materiale të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e popullit dhe kombit tonë.

Për më tepër, njerëzit dhe popujt liridashës dhe patriotik mbajnë mend ose kujtojnë nëse duan. Respektivisht, nëse kanë moral dhe vetëdije të lartë shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike. Ndërsa, falin ose 'harrojnë' - vetëm nëse kanë kohë dhe mundësi.

E kundërta e tyre janë paradoks, naivitet, anomalitete dhe padrejtësi të njohura politike, historike, ushtarake dhe të tjera ndaj shqiptarëve nga ana e fuqive të mëdha të ndryshme. Gjegjësisht, 'popujt artificiale' ose johistorik së bashku me 'historitë e vogla' dhe 'gjeografitë e mëdha' mbi territorin dhe hapësirat e njohura etnike, historike dhe gjeografike të iliro-shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik ose ballkanik. Mbase, mbretëritë (perandoritë) ose 'dinastitë' e dikurshme të Obrenoviçëve, Karaxhorxheviçëve, Pashiqëve, Çubrilloviçëve, Garashaninëve, Rankoviçëve, Millosheviçëve, Qosiqëve dhe të tjerëve, për qëllime, projekte dhe planimetri të ndryshme hegjemonike, ushtarake dhe ekspansioniste të bllokut (kampit) të njohur serbo-ruso-pansllavist kundër kombit dhe atdheut tonë!

Ndonëse, me rastin e Luftës dhe Revolucionit të Madh Çlirimtar dhe Patriotik të UÇK-së, njëherë e përgjithmonë u përmbysën dhe eklipsuan ëndërrat ose iluzionet e njohura koloniale ose gjysëmkolonialiste të shtetit dhe 'popullit qiellor' serb - për sundime dhe 'dominime të reja' në kohëra dhe hapësira të ndryshme evropiane ose ballkanike.

Ka kohë që ish-udhëheqësit e lartë politik dhe ushtarak, gjegjësisht, disa nga ish-luftëtarët dhe komandantët me në zë të UÇK-së, vazhdojnë të akuzohen, paragjykohen ose kriminalizohen padrejtësisht nga qarqet ose instancat (gjykatat) e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në bazë të shpifjeve, trilleve, kurthave, intrigave dhe dredhive të ndryshme 'senzacionale' ose 'bombastike' (lexo: infantile dhe patologjike) të Moskës dhe Beogradit.

Por ja që 'konspiracioni' dhe 'dekonspiracioni' i tyre infantil dhe tepër komplot, herë pas here vazhdojnë t'i mbajnë të fshehur ose të mbuluar nëpër 'trashe', istikame të ndryshme, apo, nën rrogoz. Shih ti e ashtuquajtura 'gjykatë speciale' ose 'tribunali i posaçëm' për disa nga udhëheqësit (komandantët) ose luftëtarët kryesor të UÇK-së!

Habit fakti se si akuzat dhe denoncimet e mësipërme të qarqeve ose strukturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjejnë harmoni, koordinim dhe sintoni të plotë me njëra-tjetrën. Sidomos me shpifjet e njohura "senzacionale" dhe "bombastike" të Moskës dhe Beogradit.

Top of Form

"Asgjë të re në prokurorinë dhe senatin bizantin të Romës"! (..)

Në të kundërt, sipas Theodor Adornos, Max Horkheimerit etj. (lexo: "Dialektika e Iluminizmit"): "Ai që është zgjedhur dhe paramenduar si armik shekullor ose historik, edhe shihet dhe luftohet deri në fund si armik." Gjithnjë fjala mbi luftërat e ndryshme speciale, psikologjike ose propagandistike të bllokut (kampit) të njohur sllavo-bizantin kundër vlerave të njohura (epokale dhe monumentale) të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në fund të fundit, "zërat" e ndryshëm kundër UÇK-së dhe Vlerave të Shenjta të Luftës së njohur për liri dhe pavarësi! Janë zëra të vetmuar në shkretëtirën (errësirën) e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit që patjetër i shpartallon dhe davarisë mëngjesi. Gjegjësisht, faktet dhe realitetet e njohura në terren.

Ndaj, unë vetëm po them në fund se aty (në Serbi etj.) ku bixhozi, prostitucioni (kurvwria), pederizmi, lesbizmi, krimi i organizuar, kontrabanda, spiunazhi, lincimi, komploti, shantazhi, psikopati, egopati, oligopati, skizopati etj..., janë të mbrojtura dhe garantuara me ligj, aty nuk ka vlera, norma as parime. Aty nuk ka ndere as moral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat