Do ta kishte shumë vështirë Kosova dhe populli i saj me ardhë deri te demokracia e vet, deri te shteti ligjor dhe pushteti i saj, por mbas shumë sakrificave në periudha të ndryshme dhe deri te kjo e fundit së bashku me ndihmën e SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, na u bë e mundur deri këtu ku jemi sot…
Fillimet dhe ërpjekjet e formimit të shtetit të Kosovës, ishin të ndërlikueme, sepse rregullat themelore të shtetit ligjor pas pushtuesit serb në Kosovë, u diktuan nga bashkësia ndërkombëtare, e cila në rend të parë do të përkushtohej në sigurimin e kufijve të shtetit, përmes KFOR-it, si Organizatë e Forcës Ndërkombëtare.
Ndërsa çështja e organizimit dhe sistemit ligjor të brendshëm dhe të jashtëm, do bëhët poashtu nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, i ashtuquajtura UNMIK, të cilën pastaj e pason EULEX-si, që do të funkciononte akoma në Kosovë.
Sëcili vend i ka specifikat dhe problemet e veta, dhe sëcila situatë e një vendi do mvarët nga uniteti i popullit të saj, mirëpo për ta kuptuar sëcili realitetin e gjendjes së vet, askush nuk mund ta lirojë nga vuajtjet dhe ligësitë e veta, apo të vuajë dikush në vend të tij, por barrën kryesore duhet ta merr vetë mbi supe.
Duke menduar se me pamvarësinë e Kosovës, vuajtjeve të kaluara dhe diskriminimëve njerëzore, do u vie fundi dhe do i lëmë mbrapa, dhe përkujdesja të përqëndrohet në krijimin e shtetit të ri demokratik dhe ligjor, si dhe krijimin e një mirëqenje dhe jete normale.
Është e qartë se në Kosovë, nuk ka luftë sot, por nuk ka edhe paqë, e cila është e mjaftueshme që siguron lirinë dhe të drejtat e popullit të vet. Edhe pas 25 vitëve të çlirimit nga okupatori serb, Kosovën e gjenë të vonuar në proceset e përgjithshme dmokratike, zhvëllimore dhe integrale, sepse dëshmojnë vetë rrethanat në të cilat po kalon vendi i jonë.
Sa do që mund të thëmi se i kemi bërë dy hapa para, që mund të përplotësohen kushtet dhe mirëqenja e këtij populli, gjendja aktuale është e ndieshme dhe e brishtë sa i përketë gjendjes së sigurisë në Kosovë, e cila është e kërcënuar nga shteti serb dhe lidershipi i saj në krye me Vuçiqin.
Përveq lirisë, siguria qytetare në Kosovë, duhet të jetë thelbi kryesor i demokracisë qytetare e këtij vendi, dhe vetëm pas mbarimit të luftës kemi shembuj të shumë qytetarëve të vrarë për motive të thjeshta dhe hakmarrje, njëherazi dhe shumë prej tyre me motive politike, posaqërisht duke i likuiduar disa përsonalitete të njohura të krahut «rugovian», dhe kaluan shumë vite, kriminelët e këtyre rastëve as nuk u arrestuan, as nuk u dënuan nga shteti ligjor.
Pothuaj në gjitha vendet e botës ka demokraci të brishtë dhe nuk ka shtete ligjore të përkryeme, por Kosova, si një vend i dalë nga lufta, e cila mundi të mësojë shumë nga e kaluara e hidhur, dhe sot me afro 1milion 6oo mijë banor, i ka kapacitetët e veta njerëzore, të funkcionoj dhe të demostroj si duhet sidomos me shtetin ligjor, i cili është i mangët në respektimin dhe zbatimin e tij, sepse është i kapur dhe i manipuluar nga grupet dhe klanet e mëhershme, që e kishin pushtetin në dorë.
Prandaj, kjo duhet të ndodhë, nëse e duam shtetin dhe jemi të besueshëm ndaj tij, nuk është koha të kërkojmë gjithherë ndihmë nga ndërkombëtarët, përveç sigurisë që i ka kapacitetet ti bëjë ballë ndonjë kërcënimi apo lufte të mundshme, por për të tjerat duhet ti marrim vet përgjegjësitë, sepse i kemi aftësitë tona të ndërtojmë dhe mrekullojmë vetë për vendin tonë.
Vendi i jonë Kosova, e ka një rini të mrekullueshme, e cila është ardhmëria e saj më e frytshme, por kjo rini e kërkon ndihmën e shtetit ligjor, që t’ia plotësojë kushtet në studime dhe punësim, përndryshe, nuk është e çuditshme se asaj i hapën edhe rrugë tjera, të cilat e devijojnë në rrugët e gabuara dhe të pa përshtatshme.
Kush do të thoshte se Kosova, nuk e ka tokën pjellore dhe me begati bujqësore, sëcilës po ti shtohet përkujdesje të mjaftueshme, ka mundësi ti mbushë plot hambarët e vet me drithëra, pemë dhe perime dhe përmes kësaj toke, ti shfrytëzojë edhe sektorët e prodhimëve tjera që janë burime të pashterrshme në tokën e saj, për ti plotësuar nevojat e popullit të vet.
Vendi jonë ka fusha dhe vargmale të gjelbëruara, të cilat janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit, që mundësojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe rritjen e tyre, që përmes tyre arrihet zhvillimi dhe kultivimi i blegtorisë së vendit. Tërë nëntoka e Kosovës është e mbushur me xehe dhe minerale të ndryshme, dhe e vërteta e saj është akoma e pa zbuluar, se çfarë gjindet në thellësitë e tokës dardane.
Kosova i ka kapacitetët e veta të mundshme për të qenë një shtet modern, por edhe model për të tjerët, duke i shfrytëzuar resurset e veta njerëzore dhe ato natyrore, për të qenë edhe e pasur, pa e ndier krizën ekonomike dhe sociale.
Poashtu Kosova, i ka kapacitetët e veta me qenë e ngritur në pikpamje politike dhe strategjike, pa e ndier krizën e saj politike dhe institucionale. Kosova e ka edhe ushtrinë e vet, që janë Forcat e Sigurisë së vendit, apo Ushtria e Kosovës, edhe pse nuk e ka marrë difinicionin e saj të plotë, ajo burimin e ka nga UçK-ja, e cila mbeti në shënjestër të kritikave dhe nuk u lirua deri më sot, duke e akuzuar pothuaj çdo komandant dhe ushtar i saj.
Kosova i ka të gjitha mundësitë e një shteti funkcional dhe demokratik, atëherë pse nuk funkcionon me ligjet dhe Kushtetutën e saj, për deri sa në pushtet ekzistojnë akoma keqbërësit dhe shtrembëruesit e ligjeve, bandat partiake, kriminelët e pa ndjekur, korruptorët e pa kontrolluar, hajnat e stërvitur dhe gjithë ata që nuk ia dojnë të mirën këtij vendi dhe populli.
Dhe armikun tonë nuk duhet ta kërkojmë largë, sepse ai qëndron edhe më afër që mendojmë. Kosova ka nevojë të domosdoshme për një ndryshim të ri dhe me duar të pastra nga krimi dhe nga korrupsioni, e cila gjenë gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim me qytetarët e vet, e cila i kryen obligimet qytetare dhe ligjore në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, që të respektohet dukshëm jeta e qytetarëve të Kosovës në mënyrë të drejtë dhe njerëzore, pa u cenuar të drejtat e asnjë etnie në këtë vend.