Ura e Ibrit peri më i hollë që pretendohet të kalohet, jo të ngutet që mos të këputet

Opinione

Ura e Ibrit peri më i hollë që pretendohet të kalohet, jo të ngutet që mos të këputet

Nga: Dedë Preqi Më: 7 gusht 2024 Në ora: 07:19
Dedë Preqi

Ura mbi lumin Ibër, një simbol i ndarjes dhe përçarjes në mes serbëve dhe shqiptarëve, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, e cila më shumë se një çerek shekulli mbahet e mbyllur për qarkullimin e lirë të mjeteve motorike, përshkak se politika e Serbisë, nuk heziton për t’i futur turinjt e saj në çështjet e brendshme të Kosovës.

Duke ndodhur në një situatë të tillë, imponohen dy pyetje: së pari, a është kjo pjellë e trashëguar nga regjimi i kaluar serb, që të realizoj planin të cilin e kishte lënë të pa realizuar Millosheviqi, për ta ndarë Kosovën në vija etnike, apo së dyti, e tërë kjo është rezultat i BE-së, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për ta mbajtur pezull çështjen e Kosovës, përshkak të marrëdhenieve që ka Serbia me Rusinë ?

Në vitin 2011, përmes organizimeve të serbeve në këtë pjesë të vendit, që ishin të urdhëruar nga Beogradi, mbi këtë urë u vendosën barikadat me gjësende të ndryshme dhe betoni, për të penguar qarkullimin e lirë të uatomjeteve dhe të njerëzve, që rrjedha e kësaj barikade kishte qëllimin për të penguar shtrierjen e sovranitetit në këtë pjesë të vendit.

Më vonë për të ia mjegulluar sytë BE-së, dhe bashkësisë ndërkombëtare, mbi këtë urë u vëndosën pjesë të betonit dhe pemë, kinse për të simbolizuar si një park i «paqës», në mes shqiptarëve dhe serbëve, që në realitet do të ishte më shumë se një park i urrejtjes dhe nxitjes së një konflikti ndëretnik.

Në vitin 2016, përmes ndërmjetësimit të BE-së, Kosova dhe Serbia, sikur do të akordoheshin në mes vete, që të zbatojnë një plan të marrëveshjes, dhe hapja e urës mbi lumin Ibër, do të realizohet së shpejti për qarkullimin e automjeteve në vitin 2017-të, i cili plan nuk do realizohet akoma deri më sot, me çrast qytetarët e këtij vendi pa dallim e ndjejnë nevojën e tyre të përditshme për qarkullimin e lirë edhe me mjete motorike përmes kësaj ure, që e lidh qytetin dhe popullatën në mes vete.

Edhe emisari special i BE-së, Mirosllav Llajçak, do të ishte i rezervuar edhe pse e kishte thënë vet, se ura do të hapët së shpejti, por kërkohet kohë, dhe kjo çështje, sikur muar kahe tjetër, duke proklamuar se për hapjen e kësaj ure, Kosova dhe Serbia, duhet të bëjnë një marrëveshje, për të gjetur një pajtim në mes palëve, që do të thotë se, për çështjet e brendshme të Kosovës, do duhej të negociohet me Serbinë?

Sot jemi në vitin 2024, kjo urë nuk është e hapur për lëvizjen e lirë të automjeteve nga dy anët e saj, e cila ruhet nën përkujdesjen e KFOR-it, dhe policisë së Kosovës, dhe çështë e vërteta, përditë dëgjojmë propaganda dhe logjikime të ndryshme nga gjitha anët, se hapja e kësaj ure mund të shkakëtoj trazira në mes komuniteteve, sa që për mbrojtjen e serbëve mund të intervenoj edhe Beogradi!

Populli dhe qeveria e Kosovës, është e vendosur për hapjen e kësaj ure, sepse hapja e saj nuk paraqet rrezik për as një etnitet që jeton në këtë vend, por paraqet interes të përbashkët për qarkullimin e lirë dhe bashkimin e dy pjesëve të këtij populli dhe qyteti.

Na befason fakti i reagimeve të QUNT-it, në Kosovë, në përbërjen e tyre në krye me SHBA-të, të cilët nuk e përkrahin një iniciativë të tillë të popullatës shumicë të këtij vendi, dhe janë kundër këtij vendimi të popullit të Kosovës, në lidhje me hapjen dhe qarkullimin e automjeteve, pa një marrëveshje dhe dialog paraprak në Bruksel, për të marrë edhe pëlqimin e Beogradit, duke e lënë fajtore qeverinë Kurti, që sipas Serbisë, ka për qëllim largimin e serbëve nga Kosova.

Sëcili do të thoshte me të drjetë se, ku qëndron i fshehur çelësi i hapjes së kësaj ure për qarkullimin e lirë të njerëzve por edhe të automjeteve, edhe pse janë të pajtimit përveç popullatës shqiptare edhe popullata serbe, sepse po vërehet hapur se planet e këtij projekti janë për t’i ndarë në vija etnike serbët dhe shqiptarët përmes urës mbi lumin Ibër, të cilin projekt e ka hartuar dhe konstruktuar kuzhina shofeniste e Beogradit, për ta ndarë Kosovën edhe në këtë format.

Tani, ura e Ibrit, po mbahet pezull, apo sikur kjo po rëndon mbi supat e popullit në dy anët e saj, sëcilës po ia shton peshën edhe bashkësia ndërkombëtare, duke e toleruar Serbinë, të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës, edhe pse kuptohet se deri më tani asgjë nga marrëveshjet paraprake nuk është realizuar nga pala serbe, apo nga negociatat e kaluara me Serbinë, poashtu edhe kjo situatë mbetët në një konstrukt të tillë, që për çudi e gjenë përkrahjen edhe nga një pjesë e ndërkombëtarëve.

Ura mbi lumin Ibër, po i gjason një fije peri të hollë nëpër të cilin duhet populli të kaloj, ndoshta jo të ngutët, sepse kjo fije e hollë mundet edhe të këputet, nëse fijet e saj ngrehen në një mënyrë të njëanshme, siq po pretendon bashkësia ndërkombëtare, dhe kjo vetëvetiu po tregon se diçka nuk është në rregull, apo diçka po fshihet brenda kësaj enigme, të cilën populli i këtij vendi nuk e ka të qartë akoma.

Realitetin e Kosovës dhe popullit të saj duhet ta kuptojë më më përkushtim dhe seriozitet Bashkësia Ndërkombëtare, dhe të analizohet thelbësisht pa anime, pa paragjykime, pa imponime kërcënuese dhe pa gjunjëzimin e servilëve opozitar të Kosovës, duke demaskuar gjerë në fund politikën serbe, që nuk dinë gjë tjetër, veçse të prodhojë konflikte ndërnacionale në këtë botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat