Vlora Çitaku aktualisht nënkryetare e PDK-së, tradhtarja e dëshmuar e Kosovës, kjo mushkonjë dhe nepërkë e Kosovës, ka mundësi të jetë organizatorja dhe regjisorja e vizitës së Bedri Hamzës në SHBA, kryetarit aktual të Mitrovicës së Jugut, të cilin PDK e ka shpallur edhe kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës duke i bindur amerikanët se, Albin Kurti nuk po ju dëgjon, dhe ja PDK po ju ofron një kryministër të dëgjueshëm që urdhërat e dëshirat t’’uaja do t’i zbatojë me pëpikmëri.
Është e habitshme dhe e pazakontë. që një kryetar komune të depërtojë gjer në Shtëpinë e Bardhë dhe të pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe nga funksionarët e NATO-s në SHBA. Kjo është e çuditshme tani kur Albin Kurti është Kryeministër i Kosovs, i cili u rikthye ta qeverisën Kosovën me fitore plebishitare dhe sot konsiderohet kryeministri më dinjitoz, i pakorruptuar dhe i prkushtuar besnikërisht për përparimin dhe zhvillimin e Kosovës demokratike, të cilën paraardhsit e Albin Kurtit, e tradhtuan, vodhn, e katandisënn dhe e dëmtuan në të gjitha fushat.
Turri I Bedri Hamzës në Shtpinë e Bardhë ose është ndonjë truk dhe synim konkret që ne për momentin nuk mund ta kuptojmë, ose ndryshe kësaj shqip i thonë “Kadal Beg se ka hendek” ose “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”. Themi kështu sepse kjo përkon edhe me thënien popullore “Tava n zjarr e peshku në det”, për arsye se kjo mund të jetë edhe një propagandë djallëzore e PDK-së për t’i mashtruar votuesit e Kosovës se Bedri Hamza, ky renegat është njeriu i duhur, i cili nëse. arrin të bëhet kryeministër do ta shpëtojë Kosovën nga vështirësitë me të cilat po përballet, vështirsi të cilat i krijoi Hashim Thaçi me PDK-në kur e udhëhiqte Kosovën.
Këtyre ditëve Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut çuditërisht dhe papritur si renegat, puthadorës, kockëlëpirës, si macja ndër sofër, po qëndron për vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, dhe po na sjell infomata për takimet e tij me këshilltarë, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe me përfaqësues të NATO-s, duke u vetëshpallur si shpëtimtar i Kosovës dhe si bashkëpunues dhe koordinues i ardhshm me SHBA-të, nëse zgjedhet kryeministër i Kosovës.
Votuesit në Kosovë kurrën e kurrës nuk do të lejojnë që në zgjedhjet ardhshme PDK ta kalojë as pragun zgjedhor, sepse PDK e ka mbushur kupën me veprime kundër Kosovës dhe se e meriton një debakël të tillë.
Votuesit në Kosovë e dinë se PDK nuk u distancua fare nga e kaluara e zezë që i solli dëme të mëdha Kosovës. Tradhtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli që ndodhen në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë po përballen me aktakuza për vrasjet e kundërshtarëve politikë në Kosovë, aktakuza rënda që sipas të gjitha gjasave do të kenë edhe dënime të rënda, nga kjo nuk ka shpëtim, edhe pse nga buxheti i Kosovës po paguhen miliona euro në vit për avokatët më të mire e të shtrenjtë që i kanë angazhuar këta të pandehur si mbrojtës në Gjykatën në Hagë.
Vrasja e qindra kundërshtarëve politikë dhe vrasja e gazetarëve për fjalën e vërtetë domosdo duhet të zbardhen dhe të ndshkohen.
Nuk mund të anashkalohet as qeverisja e papërgjegjshme e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit dhe as hajnia multi milionëshe e tyre. Votuesit në Kosovë nuk do të mashtrohen me premtime boshe e dinake, sepse tashmë populli i shumëvuajtur i Kosovës i dinë të gjitha tradhtitë dhe hajnitë e tyre dhe të PDK-së si parti.
Votuesit e Kosovës tashmë e dinë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe nga burgu po e udhëheqin PDK-në dhe se PDK-ja aktualisht e udhëhequt nga Memli Krasniqi j. nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për tu distancuar nga politika tradhtare e Hashim Thaçit, i cili për ta shpëtuar veten e përgatiti edhe ndarjen e Kosovës nëpëmjet Vlora Çitakut asokohe ambasadore e Kosovës në SHBA e ndihmuar nga John Bolton nga DASH dhe Mathew Palmer i dëguari special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor.
LDK-ja me kryetar Lumir Abdixhikun, janë duke bërë dasmë me vetveten pa nuse dhe pa tupana duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe duke mashtruar e premtuar një rrugë të re. Të gjorët e LDK-së nuk e mendojnë fare se pa u distancuar nga e kaluara e zezë dhe pa e larguar nga radhët e saj tradhtarin Isa Mustafa të cilin e kanë zgjedhur kryetar nderi të LDK-së, nuk mund ta joshin asnjë votues në Kosovë.
LDK harron se e ka fshirë totalisht frymën rugoviane, frymën që e mbante gjallë këtë parti. LDK duhet t’i ketë kuptuar se pasojat e dialogut Kosovë-Serbi nga Edita Tahiri e cila si kryenegociatore e pranoi fusnotën për Kosovën, dhe pasojat e dialogut Kosovë-Serbi nga Isa Mustafa, i cili si kryenegociator e nënshkruajti Marrëveshjen për Asociacionin serb, që sot është bërë thembra e Akilit dhe po e rrezikon Kosovën e lire, të pavarur dhe sovrane.
LDK në kohën kur e udhëhiqte Isa Mustafa asnjëherë nuk e ngriti zërin për zbardhjen e vrasjeve së qindra aktivistëve të saj, të cilët u vranë tinëzisht gjatë luftës dhe pas luftës së UÇK-së, por përkundrazi LDK bëri koalicion qeverisës më PDK-në e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa u bë kryrministër. LDK gjithashtu nuk bëri asnjë hetim të mirëfilltë dhe transparent se kush i vodhi dhe ku vajtën tërë ato miliona që dollarë dhe euro që mërgata shqiptarë i dërgoi për UÇK-në, dhe se a u dënua dikush për këto vjedhje milionëshe.
AAK dhe Ramush Haradinaj si kryetar i saj janë çështje më vete duke marrë parasysh keqqeverisjen e Ramush Haeradinajt si kryeministër, i cili ia fali Mali të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës. Keqqeverisjen e Ramush Haradinajt, i cili i bleu tërë ato plantacione me vishnje e lajthi për 70 mijë ero, dhe troje tjera me nga 3 euro arin. Sot Ramush Haradinaj me korrupsion është bërë multi milionet i pas luftës duke bashkëpunuar ngushtë edhe me bosët serbë të kontrabandës në Veri të Kosovës. Ramush Haradinaj për veprimet e tij të liga përmendet edhe në Raportin e KFOR-it të SHBA-ve edhe në Raportin e “Freedom House”. Mediat në Kosovë në vazhdimësi kanë sjellë shumë informacione argumentuese për hajnitë dhe korrupsionin e Ramush Haradinajt, i cili derisot nuk e ka demantuar asnjë akuzë.
Ramush Haradinaj duke e kritikuar dhe duke e etiketuar kuturu Albin Kurtin se gjoja Albin Kurti është rekrutuar si spiun i Serbisë, harron fare burgosjen e tij në Francë dhe Bjondinën që i shkonte atje në qeli si e dërguar e DGSE-së françeze dhe BIA-s, gjë për të cilën ka shkruajtur disa herë Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut.
Ramush Haradinaj duke e kritikuar Albin Kurtin ëndëron se do të rizgjidhet kryeministër dhe se do të shpëtojë edhe nga Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Por nga përballkja me drejtësinë nuk mund të shpëtojë askush dhe më sa paku Ramush Haradinaj.
PDK, LDK dhe AAK ëndërojnë të rikthehen në pushtet duke e kritikuar padrejtësisht Qeverinë Albin Kurtit për veprimet dhe sukseset që po i arrin me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri të Kosovës, që arriti ta ndalojë kontabandën. Që i shpartalloi kontrabandistët serbë dhe strukturat paralelele ilegale serbe në Veri të Kosovës. Që arriti që serbët e Kosovës të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta të Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po e kritikojnë Qeverinë e Albin Kurtit edhe për rezistencën e suksesshme që policia e Kosovë ia bëri sulmit të tërroristit Millan Radojçiq dhe të terroristëve tjerë serbë të organizuar nga Serbia te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan. Po e kritikojnë padrejtësisht Qeverinë e Albin Kurtit që e shpalli euron monedhë shtetërore në Kosovë dhe e hoqi dinarin serb të dëmshëm për ekonomine e Kosovës. Po e kritikojnë e kritikuar padrejtësisht Qeverinë e Albin Kurtit që ia konfiskoi pasurinë e paluajtshme të krykriminelit Millan Radojçiq. Po e kritikojnë Qeverinë e Albin Kurtit edhe mbylljen e pompave serbe të karburantit, dhe për mbylljen e 9 degëve postare serbe që vepronin pa liçencë në Veri të Kosovës.
Së fundmi edhe nisma e Qeverisë së Albin Kurtit për ta hapur edhe Urën e Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, PDK-, LDKdhe AA tani po e fajësojnë Albin Kurtin se nuk po bashkëpunon me partnerët SHBA, BE dhe NATO-n.
Tani lind pyetja pse SHBA, BE, QUINT-i dhe NATO tashmw 24 vite pas çlirimit të Kosovës nuk i realizuan arritjet e sipër theksuara që i arriti Qeveria e Albin Kurtit, apo ndoshta do të duhej të pritnin edhe një çerek shekulli tjetër?!Ky është realiteti dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që deklarojnë armiqtë e Kosovës brenda dhe jashtë saj se gjoja Qeveria e Albin Kurtit është kundër miqve tanë ndërkombëtarë. Miq dhe partnerë ndërkombëtarë nuk mund të konsiderohen ata që e kritkojnë dhe e sanksionojnë padrejtësisht Kosovën demokratike e paqedashëse, ndërsa i mbyllin sytë e veshët karshi Serbisë gjenocidale, e cila në vazhdimësi e kërcënon dhe e pengon Kosovën në forcimin e demokracisë dhe të shtetit të Kosovës.
Nuk mund të jenë miq të Kosovës të dërguarit dhe ambasadorët e SHBA-ve, të BE-së dhe ambasadorët QUINT-it, të cilët ndaj Kosovës sillen sikur Kosova është pronë e tyre dhe e lazdrojnë dhe e inkurajonë Serbinë gjenocidale ta kërcënojë dhe ta sulmojë Kosovën, ndërsa ë sanksionojnë Kosovën demokratike e paqesore, sipas përrallës”Qengj mos ma turbullo ujin”.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë korrektë dhe besnikë në të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit tësaj.
Në vend që të snasionohet e kritikohet Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit është dashur të sanksionohen Ketrin Eshton, Fredrika Mogherinim Johanes Hahn, Joseph Borrell nga BE-ja, si edhe Barak Obama e Donalt Trump-ish pesidentë të SHBA-ve për qasjen e tyre të gabuar ndaj Kosovës, pastaj John Bolton, Richard Grenel, Mathew Palmer, Antony Blinken Gabriel Escobar dhe ambasadorët e QUINT-it për tërë shantazhet dhe obstruksionet që ia kanë bërë dje, apo po ia bëjnë sot Kosovës viktimë, karshi Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, që janë favorizuar dhe që po favorizohen aktualisht nga tërë të sipër theksuarit.
Nga sa u tha më sipër me këto argumente as PDK, as LDK dhe as AAK, pa u reformuar dhe pa u distancuar nga e lkaluara dhe nga udhëheqësit e saj tradhtarë, vëllavrasës për pushtet, vrasës të gazetarëve për fjalën e vërtetë, pa u distancuar nga hajnat multi milionëshe, nuk kanë moral, dinjitet dhe kredibilitet që të vijnë sërish në pushtet e ta qeverisin e udhëheqin Kosovën heroike dhe kreshnike.