Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh agjenturat instruktive kosovare të kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, sepse Shqipëria nuk është një arë e plleshme a kullosë private e tij dhe e “këshillëtarëve”, përkatësisht e miqve të tij: Aleksandër Vuçiqi, Ana Bërnabiqi, Ivica Daçiqi, Jovan Stanishiqi, Orloviqi, dreqi e i biri, që nga Prishtina, Beogradi e deri në Moskë, në Iran e në Stamboll dhe në Athinë . Kjo është një “Grand Strategy” e dipolmacisë sekrete afatgjatë, gjoja për “mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore komplementare të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe e aleatëve të tjerë të saj evropianoperëndimorë.
Përkundrazi një diplomaci e tillë e fshehtë e kryeministrit Edi Rama, vetëm se ka qëllim për ta djegur Shqipërinë dhe për t’u armiqësuar me partnerët-miqtë e Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët si rrjedhim i veprimeve të tilla të diplomacisë “prapa shpine”, mund t’i goditë keq në bashkëpunim me Rusinë, me Serbinë, me Kinën, me Iranin e (ndoshta), edhe me Turqinë …, sikurse në rastin e Sirisë (mars 2011)?
Prandaj, që tani, urgjentisht, Amerika me aleatët e saj të BE-së dhe të NATO-s, nevojitet për të demisionuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nëse nuk heqë dorë nga “Projekti Grand Strategy” për themelimin e një shteti të pavarur dhe sovran bektashi në zemër të Shqipërisë. Pa dyshim se ky do të ishte një “bombë atomike” e Iranit për shkatërrimin e Shqipërisë, të Kosovës, si dhe të gjithë Ballkanit. Këtu, do të fillonte Lufta e Tretë Bërthamore. Këtë, duhet ta mbajnë mirë në mend shkaktarët e saj, pavarësisht se kush do të jenë piromanët e saj.
As “shtet bektashi” në Shqipëri e as “komb kosovar” në Kosovë !
Këtë të vërtetë, duhet ta dinë pazargjinjtë mafiozë të “Baba Tasit” të Rilindësit tonë At Gjergj Fishta, të cilët në forma të ndryshme më bizare rafinuese (sipas modelit “90/SHKGL”) po e mashtrojnë, po e shfrytëzojnë, po e varfërojnë dhe po e rikolonizojnë popullin shqiptar në Ballkan, duke e gënjyer qe më se tri dekada, se gjoja do të bëhen pjesë integruese e BE-së sikurse Bullgaria, Rumania, Hungharia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Polonia ,Çekia dhe Sllovakia, por, ja që nuk ia arritën një objektivi të tillë për shkak të kridhjes në korrupsion; në drogë, për shkak të shkeljes së ligjit dhe të Kushtetutës në fuqi (1998); për shkak të plaçkës ekstreme të pafund, duke qenë se ende nuk i kanë përmbushur kushtet dhe standardet e parashtruara të BE-së(1990-2024).
-Prandaj, kujdes ,të mos luhet me zjarrin, ngase do të vetëdigjeni në prushin dhe në flakën e tij përpirëse, sepse mbarë qytetarët në Shqipëri, do ta marrin në dorë fatin e vet, duke u hedhur në revolta gjithëpopullore për ta mbrojtur Kushtetutën Referendumiane në fuqi (22.11.1998). Me të drejtë (sipas Kushtetutës) nuk do të lejojnë krijimin e një “Irani” brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (1912-2024).
Nëse, eventualisht kërkesa e Edi Ramës për formimin e “minishtetit bektashi” në Shqipëri, do të votohej nga Parlamenti i Sqipërisë, ky do ishte një lloj grushtshteti i sojit afrikan të viteve’60 të shekullit XX, i cili do të shërbente si provë materiale e Prokurorisë për burgosjen e atypëratyshme të kryeministrit Edi Rama me të gjithë votuesit e Kuvendit, për shkak të kryerjes së veprës penale-shkeljes së Kushtetutës së Republikës së pavarur dhe sovrane të Shqipërisë. Prandaj, që tash, pa vonuar, kryeministri Edi Rama, duhet heqë dorë nga një kërkesë e tillë absurde, komike, antikushtetuese dhe antikombëtare shqiptare. Ndryshe, mund të përballohet me gjykatat kompetente dhe me reagimin e gjithë popullit, që pa dyshim se, do të ngrihen në mbrojtjen e Kushtetutës dhe të shtetit të pavarur e sovran të Shqipërisë.Ndaj, kryeministri Edi Rama urgjentisht nevojitet të reflektojë kundër një gabimi të tillë, që shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Përgjegjësia, do të jetë e madhe dhe me konsekuenca të paparashikuara.
Andaj, kryeministrit Edi Rama, i sugjerojmë, që të hedhë poshtë një kërkesë të tillë antikushtetuese , gjoja për formimin e një “Vatikani-Bektashi” në zemër të Tiranës me truall prej “27 aresh” !?
Ndryshe, nëse shkelet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998) me krijimin e minishtetit bektashi në sipërfaqen prej “27 aresh” siç ka deklaruar në Nju-Jork kryeministri Edi Rama në një intervistë per “Nju-Jork Times”, më 21 shtator 2024, me rastin e pjesëmarrës në Sesionin e 79-të vjeshtor të Asamablesë së OKB-së (21-27 shtator 2024), atëherë, ekziston rreziku potencial, që Shqipëria të kalojë në anarki totale–konflikt të armatosur me pasoja të paparashikuara, sepse të gjithë qytetarët do të bëjnë përpjekje ta mbrojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kjo është e drejtë e tyre legale dhe kushtetuese.
Mirëpo, për të mos ndodhur kjo tragjedi vëllavrasëse, kjo kërkesë absurde e kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk do të duhej të hidhej fare në Kuvend, por të lihet për “ndonjë shekull tjetër”, sepse do të shkaktojë trazira, përçarje dhe konflikt të panevojshëm në kundërshtim me ligjin, me kushtetutën dhe me të drejtën demokratike e paqësore.
-Atëherë, kush do ta shuajë atë zjarr dhe atë flakë vetëvrasëse? – Mos “minishteti i pavarur dhe sovran bektashi” i Edi Ramës? – Jo, por i gjithë populli me mbështetjen e Amerikës dhe të NATO-s.
Edhe “shteti bektashi” ilegal, antikushtetues, antikombëtar dhe antidemokratik si “kombi kosovar” i N. Spahiut !
Krijimi i “minishtetit bektashi” në zemër të Shqipërisë sovrane dhe të pavarur, është një absurd politiko-diplomatik, juridiko-kombëtar dhe ndërkombëtar sikurse “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut në Kosovë (2014),
Të dyja këto koncepte politike dhe propagandistike kanë karakter antikombëtar dhe antishtetër gjithëkombëtar shqiptar – “një komb”-një shtet shqiptar”-SHQIPËRI ETNIKE brenda kufijve territorialë natyrorë, historikë dhe gjeopolitikë në Gadishullin Ilirik, jo “ minishtet bektashie të pavarur dhe sovran” sipas modelit të shtetit të Vatikanit.-Çfarë naiviteti politik, juridik dhe paradoksi kombëtar, demokratik dhe paqësor ?!
Të dy këto paradokse iracionale antikombëtare dhe antishtetërore helmojnë zemrën, shpirtin, mendjen e shqiptarit, duke e kthyer në rendin skllavopronar dhe feudal kolonial të epokave të errëta të perënduara.
-Kryeministër Edi Rama ndiqe rrugën e Rilindjes së Naimit, të Samiut dhe të Abdylit, jo të “këshillëtarëve” të “Baba Tasit”, se ata, së fundi, do të lënë në “baltën e gjallë” sikurse që e braktisën dhe e harruan ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Prandaj, këndellu, o kryeministër Edi Ramë, ndiqe rrugën dhe vepro sikurse 3 vëllezërit zulmëmëdhenj patriotë ( ‘shqiptar bir shqiptari” siç thoshte Ismail Qemali), RILINDËSIT Naim , Sami, Abdyl Frashëri : “ SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E ÇDO TË BËHETË? “ (1899) ! !!!
Kjo është vlera sublime e veprimtarisë së tyre letrare, enciklopedike, kombëtare, patritotike dhe atdhetare shqiptare-BASHKIM= “ NJË ABETARE, NJË KOMB, NJË SHTET DHE NJË ATDHE” !
-Kjo është rruga jote e drejtë; ky është misioni yt si shqiptar dhe si kryeministër i Shqipërisë së sotme, Jo “formimi i një minishteti bektashi” brenda shtetit demokratik, sovran dhe të pavarur të Shqipërisë (1912-2024).
Ndryshe, nëse e shpall “ Vatikanin bektashi” në Tiranë, ashtu siç u ke deklaruar medieve vendore dhe ndërkombëtare (The New Yortk Times, më 21 shtator 2024) , atëherë mos u “shtir francez”), se ekziston rreziku, që aty të vijë për ta uruar atë “mini shtet bektashi” ndonjë mercenar fundamentalist i Homeinit (1979), që e patën djegur Ambasadën e Amerikës në Teheren, me rastin e grushtshtetit dhe përmnbysjes së regjimit të Shahut Muhamed Reza Pahlavi, i cili më 16 janar 1979 braktisi Iranin ( nën pretekstin, se vajti jashtë për t’u shëruar nga sëmundja e kancerit”).
Sa më sipër, derisa edhe Neni 5 i Kushtetutës në fuqi, thotë : “ Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të, atëherë kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë të obligueshme, që të dënojnë çdo lloj terrorizmi në Shqipëri, pa përjashtim, edhe vrasjen makabër terroriste politike të ish-Gjeneralmajorit të UÇK-së, Ilir (Halit) Konushefcit dhe të mjekut Hazir Malaj, të cilët janë vrarë nga një bandë terroriste shqipfolëse në Tropojë, më 9 maj 1998, duke shoqëruar një kamion të mbushur me armë për t’ u transportuar në Kosovë për UÇK-në. Këtë enigmë 26-vjeçare, do të duhej ta denonconte kryeministri Edi Rama, jo t’i mbyllte sytë para terrorizmit politik, duke e fshehur, edhe më tej në sy të opinionit të brendshëm, ashtu edhe atij evropian e ndërkombëtar (1998-2024)!
-Pse qe 26 vjet nuk ka folur shteti I së drejtës në Shqipëri e as në Kosovë, se kush dhe, pse I vrau Gjeneralmajorin Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malën , heronjtë e UÇK-së së Kosovës.