As SHBA-të. as BE-ja dhe as një shtet në botë nuk mund ta ta përfundojë drejt dhe me sukses dialogun Kosovë-Seribi pa i arrestuar dhe burgosur në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë kriminelët Aleksandër Vuçiq. Ivica Daçiq dhe Aleksander Vulin. bashkëpunëtorë të ngushtë të krimnelit Sllobodan Millosheviq dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të agresionit gjënocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.
As një shtet në botë nuk mund ta përfundojë drejt dhe me sukses dialogun Kosovë-Serbi. pa u detyruar Serbia gjenocidale t’i hapën arkivat e luftës ku janë shënuar me hollësi planet dhe skenaret e të gjitha vrasjeve. masakrimeve. dhunimeve që Serbia kreu në Kosovë. si edhe pa i treguar Serbia vendndodjen e varrezave masive të mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar e të varrosur në varreza masive në Serbi për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.
Mos e mashtroni veten. mos e mashtroni Kosovën dhe mos e mashtroni opinionin ballkanik. evropian e botëror. se pa i kryer Serbia gjenocidale këto veprime të sipër theksuara kurrën e kurrës nuk mund të arrini sukses demokratik dhe moral etik enjerëzor në zgjidhjen e këtij problemi.
O Aleksander Kasanof. fajin kërkojeni te emisarët pro serbë të SHBA-ve Richard Grenel. Antony Blinken. Mathew Palmer. Gabriel Escobar. Cristophet Hill dhe Jeffefrey Hovenier të cilët po e përkëdhelin dhe po e favorizojnë me padrejtësisht Serbinë gjenocidale e kriminelin Aleksandë Vuçiq. dhe nos e fajësoni Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij që po i zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet demokratike të Kosovës në tërë tërritorin e saj dhe ndaj të gjithë banorëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike.
Na tregoni në cilin shtet demokratik në botës 25 vite pas çlirimit dhe pavarësisë nga gjenocidi i Serbisë. siç është rasti me Kosovën. e cila po kritikohet me aqë ashpërsi pse dinarin e okupuesit serb e zëvendësoi me monedhën shtetërorë siç është euro?!
Na tregoni cili shtet demokratik në botë 25 vite pas çlirimit dhe pavarësisë nga gjenocidi i Serbisë. do të toleronte që të mos shuhen strukturat paralele ilegale të serbe që i shkaktuaan dhe po i shkaktojnë edhe sot e kësaj ditë dëme të mëdha Kosovës!?
Na tregoni cili shtet demokratik në botë 25 vite pas çlirimit e pavarësisë do të toleronte dhe lejonte krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. që është thikë në shpinë ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Asociacion serb ttë cilin e kërkon Serbia me arsyetimin mashtrues se gjoja pakica serbe a qenka e rrezikuar në Kosovë. gjë që nuk është aspak e vërtetë. por është pretkst i rrezikshëm i Serbisë gjenocidale hegjemoniste që ka për qëllim ndarjen e veriut të begatë të Kosovës që janë minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit dhe bashkimin I tyre me Serbinë gjenocidale?!
Na tregoni cili shtet demokratik në botë 25 vite pas çlirimit e pavarësisë do ta toleronte kontrabandën e strukturave ilegale serbe. siç po siç po kërkojnë nga Kosova SHBA-të e BE-ja?!
Na tregoni cili shtet demokratik në botë 25 vite pas çlirimit dhe pavarësisë siç është Kosova do të toleronte që pakica serbe të mos e paguajë energjinë elektrike që po e konsumon?!
Na tregoni cili shtet demokratik në botë do t’i toleronte veprimtaritë ilegale terroriste serbe që po e sulmojnë në vazhdimësi policinë e Kosovës. dhe që i sulmuan edhe paqeruajtësit e KFOR-it. duke plagosur më shumë se 90 paqeruajës. dhe që SHBA-të dhe BE-ja nuk ndërmorrën asnjë ndëshkim ndaj Serbisë gjenocidale cila është orgnizatore e këtyre sulmeve?!
Na tregoni cili shtet agresiv gjenocidal në botë siç është Serbia. e cila me 24 shtator të vitit2023 kreu sulm terrorist ndaj Kosovës te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan. ku u vra në detyre polici i Kosobës Afrim Bytyqi dhe ku policia e Kosovës konfiskoi një sasi maramendëse të armatimit. minahedhës. armë të ndryshme. granata. mina tokësore. shumë municione dhe autoblinda të ardhura nga Serbia gjenocidale. dhe derisot as SHBA-të dhe as BE-ja nuk e sanksionuan me asgjë Serbinë gjenocidale?!
Na tregoni pse SHBA-të dhe BE-ja kur e dinë se kryeterroristi Malan Radojçiq dhe terroristët e tjerë serbë që kryen agresion terrorist të Manastiri Orthodokks Banjslkë. jetojnë të lirë në Serbi dhe po përgatiten për sulme të tjera terroriste. nuk e detyrojnë Serbinë gjenocidale që këta terroristë serbë t’ia dorëzoh Kosovës për tu gjykuar në Kosovë?!
Na tregoni cili shtet demokratik në botë do të toleronte 25 vite pas çlirimit dhe pavarësisë që Ura e Ibrit në Mitrovicë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve. pse kështu dëshiron Serbia gjenocidale?!
Aleksander Kasanof-emisar i porsa emëruar i SHBA-ve nӕ Ballkanin Perëndimor. i cili këtyre ditëve për hetë të parë e vizitoi Serbinë. Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovbën. pas përfundimit të vizitës në Kosovë para gazetarëve deklaroi se. ”Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën”. Kosova në mënyrë të njëanshme e hoqi përdorimin e dinarit dhe i mbylli institucionet ilegale të Serbisë. Kosova duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e Asociacionit”. tha emisari Kasanof.
O Aleksander Kasanof. pa mendoni njëherë si njeri me familjar se çfarë qëndimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale po qe se Serbia tërë ato vrasje. masakra e dhunime makabëre e shtazarake do t’i kishte kryer ndaj familjes t’uaj. ndaj popullit t’uaj dhe ndaj shtetit t’uaj?!
Po jua rikujtojmë. zoti Aleksander Kasanof mos harroni se ushtarët. paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në agresionin gjenocidal në Kosovë vranë e masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive. në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve. në mesin e tyre edhe të foshnjeve duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djelmosha autoktone e të pafajshme shqiptare. fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E vodhën dhe e dogjën shkrum e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit!
Pse SHBA-të dhe BE-ja tasmë 25 vite lejuan që në veri të Kosovës të veprojnë strukturat paralele ilegale serbe dhegrupet terroriste ilegale serbe?!
Pse SHBA-të dhe BE-ja lejuan që dinari serb të futet ilegalisht me thasë dhe në mënyrë të pakontrolluar nga Serbia në Kosovë duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë së Kosovës. dhe se a do të lejonin SHBA-të dhe BE-ja diçka të ngjashme në shtetet e tyre?!Kjo është e vërteta për Kosovën që mund ta vërtetoni kurëdo që të dëshironi e të bindeni për këtë të vërtetë.