Kullat heroike të Jasharajve nga Prekazi japin mesazh të fuqishëm

Opinione

Kullat heroike të Jasharajve nga Prekazi japin mesazh të fuqishëm

Nga: Rexhep Torte Më: 7 mars 2025 Në ora: 18:54
Rexhep Torte

Vetëm të mirëseardhurit në odën e miqve të Familjes Heroike të Jasharajve meritojnë të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”në Prekaz.

Manifestimi i 27 vjetorit të Epopësë së UÇK-së u shoqërua me aktivitete të shumta duke filluar nga 5 shkurti 2025 me orën historike për luftën e UÇK-së në të gjitha shkollat e Kosovës, me defileun e kuadrateve krenare ushtarake në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, që çdo ditë po forcohen gjithnjë e më shumë,si dhe me aktivitete tjera në mbarë Kosovën, dhe do të përfundojnë sonte me ndezjen e flakadanëve që rezatojnë kushtrim dhe gatishmëri për mbrojtjen e lirisë, të integritetit e sovranitetit të Kosovës, të shoqëruara me një program të pasur kulturor e artistik në Sheshin e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bënë Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës me shoqëruesit e saj dhe Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës me ministrat e Qeverisësë tij, të cilët veç e veç sëbashku me shoqëruesit e tyre u pritën ngrohtësisht në odën e miqve nga Rifat Jashari, kryeplaku i Familjes së Jasharajve.

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bënë edhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, në nderim të sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari, të Familjes së Jasharajve dhe të rënëve për liri.

Në odën miqve në Kullat e Jasharajve as nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë kurrë të mirëpritur tradhtarët, hajnat, katilët dhe rezilët e kombit shqiptar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Agim Çeku, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku e të ngjashëm si këta nga PDK-ja.

Nuk kanë qenë dhe as nuk do të jenë të mirëpritur kurrë tradhtarët, hajnat, katilët dhe rezilt Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Skender Hyseni, e të ngjashëm si këta nga LDK-ja.

Nuk kanë qenë dhe as do të jenë të mirëpritur kurrë tradhtarët, hajnat, katilët dhe rezilët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e të ngjashëm si nga AAK-ja dhe NISMA.

Të sipër theksuarit kanë bërë dhe vijnë e bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”në Prekaz vetëm e vetëm për politikë ditore për ta mashtruar veten e tyre dhe shqiptarët dhe për t’i mbuluar tradhtitë, vëllavrasjet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe hajnitë multi milionëshe që ia shkaktuan Kosovës të njomur me gjakun e shqiptarëve dhe popullit të saj të shumëvuajtur.

Ramë Buja ish anëtar i Shtabit të UÇK-së me rastin e 27 vjetorit të betejës së Familjes së Jasharajve më 5,6 dhe 7 shkurt 1998 në Prekaz ,deklaroi se menjëherë pas përfundimit të kësaj lufte i ka vizituar dhe shikuar një për një 59 kufomat e dëshmorëve të vrarë nga ushtria dhe policia serbe.

Ramë Buja nuk na thotë asnjë fjalë të vetme pse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk i shkoi në ndihmë kësaj familje heroike, e cila e vetme tre ditë radhazi u përball me një agresion mizor serb të përmasave të mëdha ushtarake e policore. Ku sipas rrëfimeve vite më parë të njërit nga të mbijetuarit të kësaj beteje dhënë RTK-së, deklaroi se Adem Jashari-heroi legjendar gjatë luftimeve tri ditëshe i zemëruar dhe i mllefosur thoshte “heu bre si nuk u bë asnjëri i gjallë të na ndihmojë të paktën duke na sjellur armë e municione nga bunkeri ynë i vendosur në kodër sipër Kullave”!

Ramë Buja duke përshkruar këtë pamje trishtuese të kufomave,botuar në WEB faqen e “Bota SOT” në aktuale më 5 shkurt 2025,thotë se ”Hamza s’e kishte krahërorin, Ademi ishte pa mjekër, veç një plagë në fyt,e kishte ruajtur një plumb për veten,” ish anërtari i Shtabit të UÇK-së tregon çka pa në Prekaz. Ramë Buja Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇKsë ka treguar momentin prekës kur ka parë kufomat e Familjes Jashari. Ai ka thënë se ka përshtypjen së Adem Jashari plumbin e fundit e kishte ruajtur për veten,që mos të dorëzojej te forcat serbe.” Ka qenë 8 marsi, pasi përfundon tre ditëshi i betejës së madhe i Epopesë së Lavdishme, shkuam në Prekaz dhe shkojmë atje drejt na orientojnë te ajo ku ishin vendosur kufomat e 59 të vrarëve, ishte një tmerr i pazakontë”.”I kemi shikuar kufomat e Kushtrimit 13 vjeçar, me krah gati të këpuur të majtë,që kishte luftuar edhe ai me të tjerët, kjo ishte e jashtëzakonshme”. ”Ademi ka qenë i rruar nuk ka pasur mjekër,ka pasur vetëm një fashë të bardhë këtu te gropa e fytit,e kishte një plumb.Ka qenë parim që plumbin e fundit të kishte për veten,si duket edhe ai e ka respektuar këtë parim.Kam përshtypjen që më shkon në bindje  që mund ta ketë bërë këtë që mos të dorëzohej”,ka thënë Ramë Buja, shkuan “Bota Sot”.

Sala Jashari vajzë e Familjes Jashari nga Prekazi e turpëroi përjetësisht veten duke pranuar të bëhet deputete e PDK-së, e tradhtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, e të tjerë si këta, duke shkelur mbi heroizmin dhe dinjitetin e këtyre 59 viktimave.

Hysen Çekaj, djali i Sali Çekaj-ish momandantit të shquar të UÇK-së i cili u vra tinëzisht dhe, i cili sipas informatave që patëm rastin t’i lexojnë vite më parë në WEB faqen e “Bota Sot” të këtij mediumi të vetëm korrekt, objektiv dhe argumentues mbarë shqiptar, Sali Çekaj i shkruante vëllaut të tij në Itali, për rrezkun që i kanosej.

Hysen Çekaj djali i këtij ish komndanti të shquar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 çuditërisht u aktivizua në mërgatë në radhët e LDK-së, kur dihet se qindra aktivistë të LDK-së janë vrarë në pabesi me urdhër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit...Kur dihet se Isa Mustafa dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së asnjëherë nuk e ngritën zërin për zbardhjen e këtyre vrasjeve prapa shpine, duke mos harruar edhe faktin e vjedhjes nga Bujar Bukoshi i LDK-së të parave që mërgimtarët tanë i dërguan për UÇK-në.

Heroizmi i Kullave të Jasharajve në Prekaz jep mesazhin e fuqishëm se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë shqiponjat vigjilente dhe sypatrembur që mund ta mbrojnë dhe forcojnë Kosovën, ndërsa pretendimet tjera për koalicione për gjoja qeveri stabile, janë vetëm mashtrime, sepse koalicioni eventual VV-PDK do ta kishte brënda Hashim Thaçin, koalicioni VV-LDK, do ta kishte brënda Isa Mustafën, koalicioni VV-AAK,do ta kishte brenda Ramush Haradinajn dhe koalicioni VV-NISMA, do ta kishte brenda Fatmir Limajn, gjë që do të ishte fatkeqësi e kobshme dhe shkatërruese për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat