Në akcion: Rreth 1,500 ushtarë amerikanë po marrin pjesë aktualisht në stërvitjen e NATO-s Joint Viking në Troms dhe Nordland. Foto: Cpl. Alfonso Livrieri
-A është Europa vërtet thellësisht e parëndësishme për Trump? Apo do ta bëjë kontinentin të parëndësishëm?
Shumë njerëz tani janë të shqetësuar, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë shpëtimin tonë në rast të një lufte, por ekspertët na thonë të marrim frymë më sh’lirshëm dhe të mos nxitohemi me deklarata të parakohshme!
Një nga ekspertët kryesorë të Norvegjisë për politikën e sigurisë sugjeron se duhet të qetësohemi pak!
– Janë deklarata të parakohshme, thotë profesor Øystein Tunsjø nga Departamenti i Studimeve të Mbrojtjes në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Norvegjeze.
Kush po i hedh benzinë këtij zjarri?
– Shumë sish kanë dalë dhe kanë thënë se aleanca e NATO-s ka vdekur, se Shtetet e Bashkuara nuk janë më aleat i Norvegjisë. Disa madje kanë shkuar edhe më larg sa imagjinojnë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë aleate me Rusinë në një luftë të ardhshme kundër Evropës! Unë mendoj se këto janë pretendime mjaft të guximshme, thotë Tunsjø.
Ai shton se, sigurisht që askush nuk e di se çfarë vjen në të ardhmen.
– Por tani është shumë e rëndësishme të marrësh frymë me stomakun tënd dhe të shikosh se cilat janë realitetet e të vërtetës, thotë profesori, sepse amerikanët nuk kanë thënë që Norvegjia nuk është më aleate e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që të mos i hedhim benzinë zjarrit dhe të krijojmë një situatë edhe më të pasigurt se sa është tashmë, thotë Tunsjø.
Filozofi, studiuesi dhe autori Henrik Syse thotë se nëse shikoni kuadrin formal, nuk u takon vetëm Shteteve të Bashkuara që të tërhiqen nga NATO.
– Fizikisht është e pamundur që aleanca e NATO-s të ketë vdekur, përderisa kjo është një aleancë, e cila bazohet në disa traktate dhe marrëveshje. Se NATO po ndryshon dhe se në praktikë ka sinjale kërcënuese për Evropën, siç dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara, është një fakt, thotë Syse.
Në të njëjtën kohë, Syse është kurioz për mendimet e Tunsjø mbi pikëpamjen e Trump ndaj Evropës!
A është Europa vërtet thellësisht e parëndësishme për Trump? Apo do ta bëjë kontinentin të parëndësishëm?
Eksperti i politikave të sigurisë e ka të vështirë të përgjigjet.
– Ajo që është shumë e rëndësishme për Europën kishte me qenë të ndërton dhe përparon aftësitë e veta të mbrojtëse, por asaj i duhet kohë për ta bërë këtë. Kjo do të thotë se ne duhet të blejmë kohë me amerikanët. Ne duhet të përpiqemi t'i mbajmë amerikanët për aq kohë sa të jetë e mundur, derisa Evropa të jetë në gjendje të qëndrojë edhe më shumë në këmbët e veta, thotë Tunsjø.
Kur bëhet fjalë për interesat amerikane në Evropë, profesori mendon se Trump beson se nuk duhet të vazhdojnë të paguajnë për sigurinë evropiane.
– Duhet të ndryshojmë ndarjen e punës dhe kostot e sigurimit të sigurisë evropiane. Është e mundur që Trump të mendojë kështu, por unë mendoj se një numër i madh i amerikanëve e shohin ende si të dobishme të kenë një raport të ngushtë me Evropën, thotë Tunsjø dhe shton:
– Nëse, për shembull, Evropa do të kishte ndërprerë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe do të afrohej më shumë me Kinën, kjo do të minonte kontrollin dhe rivalitetin që Shtetet e Bashkuara kanë me Kinën. Kjo nuk është në interesin më të mirë të amerikanëve, thotë ai.