Vijat e kuqe të partive politike për mos-bashkëqeverisje në kohën dhe rajonin e “skuqur” nga rreziku i konflikteve të reja

Opinione

Vijat e kuqe të partive politike për mos-bashkëqeverisje në kohën dhe rajonin e “skuqur” nga rreziku i konflikteve të reja

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 21 mars 2025 Në ora: 12:08
Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Këto vija të kuqe nuk datojnë vetëm në këto momente kur duhet të themelohet qeveria sepse, sipas rezultateve përfundimtare, asnjë parti politike nuk i siguroi numrat e nevojshëm për ta formuar vetë.

Ani pse, LVV-ja doli e para me numrin e votave pothuajse sa të gjitha partitë opozitare, por jo 50% prandaj, edhe i duhet koalicion sa më i sigurt që, pas një kohe të shkurtër përseri mos të shkohet në zgjedhje të reja, pasi kjo është në kundërshtim me interesat shtetërore e qytetare, por edhe ekspozim i harxhimeve të pa nevojshme që e rëndojnë buxhetin në njërën anë ndërsa, e maltretojnë qytetarin.

Pra e maltretojnë qytetarin e Kosovës, i cili vërtetë ishte i përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe demokrat për çka në mënyrë pozitive u shprehen edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, ndonëse pati vonesa në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, me a po pa arsye. Kjo sadopak i dha një shije jo të mirë, duke i përfshirë edhe ankesat e disa partive politike të cilat, nuk ma merr mendja se, në esencë ishin aq shumë të bindura po aq sa për të zgjatur kohë.

Por, ajo që është brengosëse po aq edhe imediate me rëndësi të posaçme shtetërore, është themelimi sa me i shpejt qeverisë sepse, shume vendime në nivel të Evropës që janë në interesin e Republikës së Dardanisë të cilat, dorën në zemër janë rezultat i një politike qëllimisht të gabuar, diskriminuese e të pa drejtë, që rezultoi me falimentimin e Marrëveshjeve Dardani-Serbi, për hir të një qëndrimi të njëanshëm gjithnjë në favor të agresorit dhe ngucakeqit, Serbisë e në dëm të viktimës, Dardanisë që, me ndryshimet në zgjedhjet e fundit, me në fund po pranohet publikisht, së i kishin hyrë në hak, shtetit dhe popullit sepse, e mbajtën varur duke u dëmtuar në të gjitha aspektet, politike, ekonomike, deri të edhe ato të sigurisë.

Tani, t’i lëmë të vajtimin për të tjeret por t’i kthehemi vetës.

Çfarë kuptimi kanë vijat e kuqe të partive opozitare ndaj partisë në pushtet, e cila, sipas Kushtetutës i takon ta themelojë qeverinë si parti fituese e këtyre zgjedhjeve? Ani pse i duhet t’i krijojë numrat e nevojshëm për minimumin e 61 të votave që, nuk do të jetë e mjaftueshme për një qeveri stabile afatgjate, duke pasur parasysh obstruksionet e opozitës në të kaluarën e cila, dukë dërguar ankesa në Gjykatën Kushtetuese, nevojë e pa nevojë vetëm për të prolonguar vendime të nevojshme, e dëmtoi shtetin dhe ekonominë e tij, respektivisht qytetarin duke ia pamundësuar t’i shfrytëzojë mjetet e mëdha financiare deri te shumë vendime të cilat i afroheshin shtetit por, për kapriçe politike, shkonin deri në fund.

Në momentet me të nevojshme të bashkëpunimit për interesat shtetërore e qytetare, partitë opozitare, më shume janë të interesuara për pushtet sesa për shtet.

Kjo sepse, pushteti iu sjellë më shumë përfitime politike e materiale sesa marrja me çështje serioze.

Ata nuk kanë kaçik e as kredibilitet për t’u dalë ballë kërkesave të kohës me të cilat duhet të ballafaqohen, që, dorën në zemër, në të kaluarën kanë dështuar duke bërë koncesione të dëmshme për të cilat, pasojat po i ndjejmë sot, por edhe në të ardhmen.

Pra, nëse nuk e ndryshojmë diskursin rreth mbrojtjes së interesave shtetërore e kombëtare në një situatë të ndërthurjes së interesave të mëdha gjeopolitike të cilat, në momentet ku tentohet të krijohen interesat tripolare, ne, po që së nuk veprojme me kohë e pjekuri, frikohem së edhe atë të gatshmen siç thotë populli, ta shndërrojmë në veresi.

Të gjitha partitë opozitare u deklaruan hapur se, kundër VV-së kemi vija të kuqe, që i bie se, pa marrë parasysh interesin e shtetit, me kryeneçësi nuk do të bëhemi pjesë e një qeverie të tillë.

Tani, po aq sa ju keni rezerva ndaj VV-së për mosbashkqeverisje, po ashtu, edhe VV-ja, me të drejtë mund dhe ka të drejtë të thotë së, as unë nuk jam e sigurt dhe kam dyshime në bashkëqeverisje me juve sepse, kush më garanton se, a jeni në gjendje ta përkrahni drejtimin me të cilin gjatë katërvjeçarit të kaluar kur është në pyetje, shtrirja e sovranitetit, mbrojtja e tërësisë territoriale, luftimi po thuajse në baza ditore i krimit, korrupsionit, terrorizmit i cili, siç u pa edhe këtyre ditëve, po të mos zbulohej, mund të përsëriteshin Banja e Iber Lepenci.

Për këto veprime, kanë mirënjohje dhe përkrahje nga BE dhe SHBA.

Tani, shtrohet pyetja e thjeshtë së, kush na garanton së opozita nëse vjen në pushtet, nuk do ta rikthej gjendjen e mëparme në veri, me prezencën e strukturave terroristo kriminale të maskuara në parti politike, njëherit edhe bashkë qeverisëse në ish koalicionet, të cilat ua mundësuan ardhjen në pushtet dhe pasurim përmes hajnisë.

Tjetra është së, partitë opozitare, posaçërisht të ashtuquajturat të dala nga lufta, janë të komprometuara nga e kaluara përmes të ashtuquajturit, korrupsion pandemik i instaluar nga ish “komandantët” të ndërlidhur ngushtë me oligarkët dardan ish bashkëpunëtor politik e biznesor me ata të Serbisë. Kush e garanton qeverinë e ardhshme së, nuk do të has në rezistencë mu nga bashkëqeverisësit e koalicionit eventual, qoftë edhe po të hynin në marrëdhënie kontraktuale në koalicion së, nuk do të hasin në rezistencë. Arsyeja, janë të involvuar në krime e korrupsion prandaj janë të shantazhuar dhe të kontrolluar. Kjo sepse, në momentin kur të fillohej me konfiskimin e pasurisë, zbulimet e keqpërdorimeve në mënyrë zëngjirure, do të zbulonin hallkat e gjata e të paparamenduara të ish dhe pushtetarëve e të tanishmeve. Prandaj, e kaluara e ish udhëheqjes shtetërore, aktualisht opozita e sotme, me veprimet e tyre atëherë dhe sot, e rrënuan Republikën e Dardanisë.

Ju, as sot nuk mund t’i pranoni të arriturat e Qeverisë për disa nga ato të cilat i ceka me lartë. Prandaj, rezultati i arritjes së një marrëveshjeje ushtarake trilaterale në fushën e mbrojtjes e shumë mirëseardhur, Shqipëri-Kroaci-Dardani në aspektin e sigurisë, ngritjes profesionale të FSK-së, janë pjesë e angazhimit të Kryeministrit Kurti i cili, gjatë mandatit të tij, e rriti buxhetin për mbrojtje, nga 4 milion në vitin 2018 në 320 milion euro në vitin 2024 që, në një mënyrë, është edhe zbatim i kërkesës në NATO-s rreth rritjes së GDP-së për 2% të bruto produktit vendor. Me bashkëpunimin, përafrimin dhe zhvillimin e këtyre marrëdhënieve me shtetet mike por edhe me ato me të cilat kanë qenë marrëdhënie më shume individuale sesa të thella shtetërore. Bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, nuk po flas për Shqipërinë sepse, ajo është aty kur e do nevoja pasi, fati ose fatkeqësia e njërës palë, automatikisht involvon edhe palën tjetër. Nuk po mund opozita ta pranojë se, me angazhimin e Kryeministrit Kurti, u krijuan marrëdhënie të ngushta kombëtare mes shqiptarëve në rajon ani pse, të gjitha këto, i kanë proklamuar si “populizëm” e ndërhyrje në punët e brendshme në Maqedoninë e Veriut, janë rezultate të prekshme, qoftë edhe çlirimin e veriut pas 25 vite nga ndikimi i Serbisë përmes Listës serbe e shndërruar në organizatë kriminalo terroriste. Prandaj, opozita, për t’u pasuruar përmes hajnisë duke e mbajtur Amerikën në gojë, ata, shkuan edhe me larg të cilët, për ta ruajtur partneritetin, falën territore, e rrezikuan sovranitetin, duke e sjellë në pikëpyetje edhe lirinë, për ta pranuar robërinë.

Duke e vlerësuar lartë atdhedashurinë e qytetarëve të Dardanisë, i apeloj dhe i lus e mund të pres që, për hir të forcimit të shtetësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të qëndrueshme, i lus prandaj edhe mund shumë lehtë të ndodhe që, për hir të gjakut të derdhur për liri, ta duan më shume shtetin se partinë, duke iu bashkangjitur qeverisë së ardhshme që të jetë stabile dhe e qëndrueshme karshi sfidave qe na presin me Kryeministrin Kurti në krye, një dëshmitar i pa lëkundur në mbrojtje të interesave të shtetit.

Nuk ka rrezik që nesër, edhe Donald Trump duke e parë angazhimin për shtet e popull, pastërtinë e tij politike e financiare, qëndrim stoik për interesa të shteti të cilin e udhëheq si Kryeministër, jam i bindur së nuk do ta pengoj.

Christopher Hyland, i njohur për angazhimin e tij për çështjen e Dardanisë, në një intervistë, derisa fliste për marrëdhëniet me Serbinë dhe rolin e SHBA-ve në ketë drejtim, u shpreh i bindur së edhe presidenti Trump po të ishte në këpucët e Kurtit, do të vepronte njëjtë. Prandaj, në një shkrim timin para ca ditësh, me qëllim ia vëra titullin “Dardania first”( Dardania e para), duke aluduar se, gjithmonë vendi yt ka përparési në te gjitha situatat.

Demonstratat në Serbi dhe topi “supersonik”

Së pari herë në historinë e Serbisë ka ndodhur një demonstratë numerikisht aq e madhe dhe po aq e fuqishme me kërkesa të qarta, duke kërkuar përgjegjësi për humbjen e jetëve 15 qytetarëve me rastin e shembjes së strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit si shkas ama, problemet e grumbulluara me vite që nga ardhja e Aleksandër Vuçiqit në pushtet para 13 vitesh, duke i ngufatur dhe kontrolluar mjete e informimit duke i mbajtur në mënyrë strikte nën kontroll, sa që edhe krimet në Dardani janë fshehur nga populli, korrupsioni i organizuar shtetëror gjithnjë i kontrolluar nga presidenti Vuçiq me kamarillën e tij, plasi revolta gjithë-popullore më parë e filluar nga studentët e po thuajse të gjitha fakulteteve, duke iu bashkangjitur pastaj të gjitha shtresat tjera qytetare, bujq, zejtarë dhe punëtor si dhe qytetar të të gjitha moshave e gjinive.

Jam i bindur se, edhe po dikush ta planifikonte një rrjedhe të këtillë shumë gjatë më herët, ani pse, edhe kjo ka pasur një përgatitje, efektin të cilin e ka arritur, është e pabesueshme. Vuçiq, nuk ka shans të qëndroj në pushtet dhe kjo, siç thotë populli, kur do zoti, “kryet do t’ia han” populli i vetë sepse, atë që iu ka bërë popujve tjerë, do t’i kthehet si bumerang nga vetë populli i tij. Kur është në gjendje të veproj kundër popullit të vet në mënyrën më barbare sikur përdorimi i “topit”, përmes forcës policore dhe mjeteve akustike të ashtuquajtur “top” akustik i tensionit të lartë e ndaluar rreptësisht për rrezikun e jetëve të njerzëve, me gjitha gënjeshtrat e pa skrupullta dhe mohimit nga ana e Vuçiqit, duke deklaruar se, nëse “topi” është përdorur, unë më nuk jam president. Protestat, ende vazhdojnë.

E mira e kësaj është së, bota hapur e pa së kush është Serbia dhe presidenti i saj Vuçiq, duke parë të vërtetën si për “topin” po ashtu edhe për dhunën policore e paramilitare të beretave të kuqe, njerëz të devotshëm të Vuçiqit, njëri prej tyre pjesëmarrës në masakrën e Reçakut së, ky njeri nuk do të hezitoj të përdor forcën me brutale ndaj fqinjëve të tij prandaj, nuk kanë më kurrëfarë arsyetimi as BE-ja apo SHBA-ja, ta mbrojnë e kursejnë.

Kjo pasi, paraqet rrezik potencial për çfarëdolloj konflikti, posaçërisht sikur ai gjarpri i lënduar të cilin edhe nëse e përkëdhel për t’ia zvogëluar dhimbjet, ai është i gatshëm të kafshoj e të helmoj. Prandaj, Bashkësia Ndërkombëtare, duhet ta mbajë nën kontroll që mos t’i turrët ndokujt tjetër, me dëshirën e tij, do të ishte Republika e Dardanisë për t’i arsyetuar skandalet të cilën, gjatë deklaratës së tij të fundit drejtuar demonstruesëve dhe popullit serb duke iu premtuar për t’ua ndërruar mendjen së, Dardania është Serbi dhe atë kurrë nuk do ta dorëzojë. Në të vërtetë, një ndër premtimet e tij për të cilat edhe është akuzuar për mashtrim. Ai, Vuçiq, publikisht u fye dhe u akuzua së dështoi në raport me Kurtin.

Sido që të jetë, qeveria duhet të angazhohet me nxitim si çështje prioritare, forcimi dhe investimi në Forcën e Sigurisë-Ushtrinë e Dardanisë sepse, edhe marrëveshja “paqësore” Rusi-Ukrainë me ndërmjetësimin e Trumpit, edhe pse epilogu i pa qartë dhe me gjasë në dëm të Ukrainës pasi, fatkeqësisht, po duket sikur Ukraina është në shëtitje, për neve mund të ketë impakt të pa parashikuar.

Marrëveshja trepalëshe ushtarake në mes tri shteteve aleate e mike, Shqipëri-Kroaci-Dardani, sadopak, jo vetëm që e ka nervozuar por edhe ia ka prish planet Vuqiqit. Duhet punuar që, edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor të rreshtohen në këtë aleancë për sigurinë e tyre, të Ballkanit dhe të Evropës në tërësi sepse, sapo duket sipas deklaratës të Profesorit Daniel Server, njohës i çështjeve të Ballkanit dhe Evropës deklaroi: Sa po duket, Evropa është në autopilot, që i bie së, mos të llogarisë shumë në SHBA-të dhe Administratën Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat