Vuçiçi dhe Radoiçiqi, arkitektët e planeve për sulme terroriste në Kosovë

Opinione

Vuçiçi dhe Radoiçiqi, arkitektët e planeve për sulme terroriste në Kosovë

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 prill 2025 Në ora: 19:30
Autori Faton Mehmeti

Pas rastit në Banjskë, reagimi i butë i BE-së ndaj Serbisë ka ndikuar që shteti fqinj të mos ndalet në përpjekjet e tij për destabilizimin e vendit. Arrestimet e fundit të katër personave, nga gjithsej 26 të ndarë në katër automjete, rezultuan se ishin oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Katër grupet e ndara nga katër persona kishin qëllim mbledhjen e informacionit për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe, si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Ndërkohë, janë publikuar emrat e katër serbëve të arrestuar: Branko Rakiç, Nemanja Vamoviç, Pavle Kragoviç dhe Milovan Steviç.

Nga hetimet e para del se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojević, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt me Vladimir Radivojeviç, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas këtij grupi qëndron Vuçiçi dhe Radojiçiqi, pa asnjë dyshim. Dy oficerët e ndaluar në Prizren nga gjithsej 12 persona dëshmojnë më së miri tendencën direkte të Vuçiçit për destabilizim. Natyrisht, Radojiçiqi është komandanti nën hije i ushtrisë serbe, por edhe padron i Vuçiçit, me tendencat e tyre të vazhdueshme për ndarje të Kosovës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat