Ne mund t'i diskutojmë hollësitë dhe shkaqet e situatës ku jemi dhe do t'i analizojmë POR fakti i hidhur para nesh që qëndron këmbëkryq është që ne jemi në diktaturë!
E diktaturat nuk largohen me votë sepse vota nuk ka efekt mbi ta!
Diktaturat shemben njëherë me forcë e pastaj pushteti i ri zgjidhet me votë.
Nëse nuk kuptojmë këtë nuk kemi kuptuar asgjë!
Po deshët flasim për opozitën dhe do flasim edhe për atë, por problemi dhe sfida e shqiptarëve është shumë herë më e madhe dhe më komplekse se dobësia e opozitës për tu bërë faktor!
Nëse energjitë tona do ti kanalizojmë në këtë moment shumë kritik për shqiptarët drejt opozitës ne e kemi legjitimuar diktaturën dhe kemi shuar shpresat pêr ndryshim të paktën edhe për nja 10 vjet të tjera!
Por deri atëherë gjuha zyrtare do jetë Arabishtja e me shumë gjasa shqiptarët e mbetur këtu do jenë pakicë kombëtare e shqipja jonë do hiqet nga përdorimi zyrtar se nuk do ketë kush ta flasë!
A ja bën dikush pyetjen vetes pse ishte para ca ditësh në Shqipëri mbreti i Jordanisë e pse pas kësaj vizite iku drejt e në Washington?
Cila studio analistësh e ka trajtuar këtë vizitë krejt të pazakontë?
Nuk ka ardhur për të kërkuar lirimin e Salianjit nga burgu e as për të diskutuar për luftën në Ukrainë me liderin Global por sipas të gjitha gjasave ka ardhur për zhvendosjen e palestenezëve te Gazës në Shqipëri!
Po luhet diçka e madhe me fatet e Shqipërisë, miq!
Po, opozita nuk frymëzon por si të ja bëjmë atij që po na KALËRON!?
Ta mbajmë atë në qafë e të ja mësyjmë opozitês?
Po duhet ti kthehemi fort edhe opozitês nëse ajo pranon dhe legjitimon farsen zgjedhore!
Nëse e bën këtë për çfarëdo lloj aresyeje ateherë neve shqiptarëve na lind e drejta ta trajtojmë njëlloj si sektin!
Nuk duhet tē humbim qartësinë, objektin dhe qellimin që duam të arrijmë.