Kjo nuk ka ndodhur ende në rruzullin tokësor, e as gjatë historisë njerëzore. Deri më tash 23 përpjekje për themelim të Kuvendit. Dhe 23 dështime.
Kjo nuk i ka ndodhur deri më sot Evropës, Azisë, Amerikës e as Australisë, Afrikës e Rusisë e as Indisë. Po, ja që te shqiptarët ndodhi. Ajo që s’ndodh në tërë botën.
Dhe jo vetëm që ndodhi, por nuk po i shihet, e nuk po i dihet fundi. Me virusin e mos konstituimit janë infektuar të gjithë deputetët e LDK, deputetët e PDK, Të AAK, NISMA, Dudiçka me partinë e saj etj.
Dr. Abdixhiku ka parashtruar kushte, e çdo ditë po vjen duke e rritë çmimin: ose do ta formojmë qeverinë me PDK, ose nuk do ta votojmë asnjë qeveri tjetër. Nëse e shpëton dikush atdheun, jam unë me LDK dhe PDK.
Gjeneral Ramush Haradinaj është treguar edhe më i ashpër ndaj Kurtit, duke e akuzuar se është i lidhur me Serbinë, Rusinë, Kinën, Indinë, Afrikën, ishujt e oqeanit paqësor, Arktikun e Antarktikun, botën bimore e atë shtazore etj.
Gjenerali tjetër Fatmir Limaj, po ashtu po paraqet kushte: ose e marr postin e kryeparlamentarit, ose nuk e votoi këtë qeveri, kurse Memli Krasniqi kushtet e tij po i mban sekrete.
Për ta mësuar opinionin e tij janë angazhuar CIA, FBI, UDB, KGB, NATO, EU, INTERPOL, GOOGEL, NASA, Platforma X e Elon Musk etj. po deri më tash askush nuk ka informacione të sakta mbi kërkesat e tij. Spekulohet se ai e do rrëzimin e qeverisë, eliminimin politik të Kurtit dhe marrjen e pushtetit absolut në Kosovë.
Shkurt e shqip, kaosi po vazhdon. Kushtetuesja po flitet se është e politizuar dhe nën dirigjimin e PD, prandaj do të kujdeset edhe për më shumë kaos.
Zgjedhjet e reja ndoshta do ta përfundonin këtë triadë, po askush nuk po merr iniciativë të tillë. Si duket nga një infektim aq i thellë, nevojitet një kurë e gjatë dhe profesionale për deputetët.
Terapia, si duket do të marr edhe shumë kohë. Po vazhdoi ky teatër i marrëzisë shqiptare, do të hyjmë në librin e Ginisit për rekord botëror.
Së paku gjeneratat e ardhshme, do të binden mbi marrëzitë e pasardhësve të tyre, në konstituimin e organeve qeveritare. Se a do të krenohen, apo do të turpërohen për një rekord të tillë ende nuk dihet, po gjërat do të kristalizohen.
Listës së një rekordi të tillë, për librin e Ginisit, do ti prijnë Dr. Abdixhiku, gjeneral Ramush Haradinaj, gjeneral Fatmir Limaj, reperi Memli Krasniqi, etj. kurse në prapavijë të rekordit do të jenë: Baton Haxhiu, Rama, Grenell, Dudiçka, Buzhala, Lirim Mehmetaj, Molliqaj, Vuçiqi, Putini etj.
Ende nuk dihet se si do të rreshtohej kleri mysliman, po llogaritet se ata do të jenë si gjithmonë në vijën e parë të frontit dmth. Në listën e parë si gjithmonë, po nuk do të mungojnë as në listën e prapavisë.
Se kur do ti vjen radha popullit, në festimin e konstituimit të Kuvendit, mbetet të shihet. Odisejada do vazhdoj.