Bukoshi, çka mori me vete në varr: Nga takimi me Rugovën dhe " Fondi 3%"

Opinione

Bukoshi, çka mori me vete në varr: Nga takimi me Rugovën dhe " Fondi 3%"

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 qershor 2025 Në ora: 15:02
Autori Faton Mehmeti

Ai nuk përdorte shkrepëse, cigaren pasardhëse e ndizte me atë që ishte duke përfunduar. Iu desh të mbaronte cigaren që kishte në dorë e të niste tjetrën, për të m’ u ankuar se askush nuk po pranonte të bëhej Kryeministër i Kosovës" kështu Bujar Bukoshi rrëfente takimin me Ibrahim Rugovën me 12 tetor të 1992.

Pasi i propozoi për kryeministër, Bukoshi e pranoi me Rugovën që ishte ndie i çliruar pasi të cilës kishte ndezi me ngut cigaren tjetër dhe më tha se duhet të dal nga Kosova.

– Diku jashtë… E bisedojmë. Dy qeveri në një territor nuk mund të qëndrojnë, pasi shpërthen konflikti. – tha ai”.

Kështu filloi periudha e veprimtarisë politike të ish kryeministrit Bujar Bukoshi.

Lufta me kancerin përfundoi me vdekjen në Gjermani të Bukoshit. Figura e tij ka anët pozitive dhe negative duke krijuar mundësi debati dhe interpretimi për figurën komplekse të Bukoshit

Për afro një dekadë, Bukoshi ka qenë figura numër dy e Kosovës pas Rugovës, me angazhimin e tij për mbajtjen gjallë të institucioneve paralele si arsimi, shëndetësia e kultura. Edhe angazhimi për përgatitje ushtarake s’ka munguar, diçka që i dedikohet Bukoshit si meritë. Gjithashtu, si çdo njeri edhe Bukoshi ka anët e tija të errëta, siç është rasti i " Fondi i 3%".

Pikërisht këtu janë shfaqur dyshimet për keqpërdorime.

Lidhur me këtë edhe janë zhvilluar seanca gjyqësore. Dhe pikërisht për shkak të mungesës së të akuzuarit Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në ekzil, gjykimi në rastin “Fondi 3%” ka dështuar për herë të dytë. Ky rast është veçuar më shumë se gjashtë vjet më parë.

Në vitin 1993, në Tiranë u themelua “Banka Dardania”, e cila kishte si qëllim mbledhjen e kontributit prej 3% nga emigrantët shqiptarë për të mbështetur qeverinë e Kosovës. Kapitali i kësaj banke ishte regjistruar si pronësi e qeverisë së Kosovës, dhe deri në vitin 2002, ky fond kishte arritur vlerën e 5 milionë eurove.

Banka u shitet në vitin 2005 për 5 milionë euro një grupi italian të investimeve, me Bujar Bukoshin që firmosi si shitës. Megjithatë, ende nuk dihet se ku përfunduan këto para, kush i mori ato dhe ku shkuan.

Bukoshi ndërroi jetë pa dal kurrë e vërteta e këtij rasti në dritë për të gjallë të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat