Pa dashur të lëshohem në çështje ose teori të ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit: Presidenti amerikan, Donald Trump, pos tjerash mund të jetë peng ose viktimë e rrjetit të "merimangës së madhe" dhe gjithëpërfshirëse të të ashtuquajturit "shtetit të thellë" ose "dubioz" që kanë për qëllim ngritjen e tensioneve dhe acarimeve të përgjithshme në Lindjen e Mesma, gjegjësisht në gjirin (golfin) e njohur persiko-arabik dhe në fund shpërthimin e një lufte të mundshme në mes Iranit dhe Arabisë Saudite (plus Turqisë) dhe nxjerrjen e Izraelit faqebardhë nga luftërat dhe inkursionet e tij në Lindjen e Mesme.
E tërë kjo në saje të projekteve dhe planimetrive të thella ose dubioze të "shtetit të thellë ose dubioz".
Pjesë e "shtetit të thellë" ose dubioz dhe "lozhës së madhe" të masonerisë botërore, thuhet se është edhe Benjamin Netanjahu. Kryeministër i Izraelit.
Presidenti Trump shihet edhe si mik dhe aleta indirekt i Rusisë. Pse kjo´?
Siç dihet, edhe përkundër epërsisë absolute të kandidates demokrate, Prof. Dr. Hillary Rodham Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2O14 në SHBA, në saje të të ashquajturit "shtetit të thellë" ose ".dubioz" ( të quajtur 'shtet mbi shtetin' ) në kuader të të cilit thuhet se ndodhën të përfshirë ose inkorporuar njerëzit me të pasur të planetit së bashku me oligarkët ose multimilarderët rusë të Kremlinit etj., të cilët thuhet se i kanë nën kontrollë ose dispozicion total nga 7OOO -deri në 7O. OOO miliard euro ose dollar amerikan së bashku me rezervat e arit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve ose diamanteve dhe kapitalit botërorë, duke i dirigjuar dhe menaxhuar luftërat ose konfliktet e ndryshme gjithandej globit, si dhe duke ndikuar në zgjedhjet ose emërimet e presidentëve, kryeministrave, pushteteve ose qeverive të ndryshme gjithandej globit dhe kështu me radhë: Për President të SHBA-së asokohe u zgjodh multimilioneri ose miliarderi i njohur amerikan, Donald Trump, si kandidat i Partisë Republikane. Pse (përse) ndodhi kjo?
Kjo ndodhi, sepse Hillary Rodham Clinton shihej si ithtarë e kursit të rreptë ndaj Rusisë dhe Presidentit të saj Vlladimir Putin në përpjekjet e tij militariste, hegjemoniste dhe ekspansioniste në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.
Me vonë ndodhi "sulmi i papritur" i Rusisë kundër Ukrainës dhe fitorja absolute e kursit të politikës afariste dhe proteksioniste të Donald Trumpit kundër politikës shkencore ose akademike të Kamala Harisit në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA-së.
Zonja Clinton mbante qëndrim të ashpër dhe të fortë ndaj Rusisë, zonja Haris gjithashtu.
Vladimir Putin thuhet se është i sëmurë rëndë dhe i ka të numëruara ditët e jetës.
Në Moskë dhe Uashington flitet (në konfidencë dhe diskrecion të madh) mbi Nikollaj Patrushevin si pasardhës të Vlladimir Putinit dhe përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë .
Presidenti i SHBA-së, z. Trump para pak kohësh i ka vizituar edhe Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara, ku ka nënshkruar kontrata të fuqishme tregtare, financiare dhe ekonomike me vlerë prej 1OOO miliard ose 1 biliard dollarësh amerikan.
Aty thuhet se u miratua vendimi dhe pajtimi i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit me Arabinë Saudite për të sulmuar dhe goditur ushtarakisht Iranin dhe zhvendosjen totale të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre eventuale diku në shkretëtirat e Arabisë Saudite, Sirisë ose Libisë në këmbim të miliarda dollarëve investimesh amerikane në ushtrinë dhe ekonominë saudite.
Ka kohë që marrëdhëniet e përgjithshme në mes bllokut (kampit) sunit (sunni) dhe atij shiitë (shiia)-janë të tensionuara dhe acaruara që nga koha e fillimit të luftës qytetare në Siri kur focat e atëhershme qeveritare (shiia-aleui) asokohe me ndihmën e Rusisë i mposhtën forcat kryengritëse të bllokut (kampit) sunitë.
Irani shihet si fuqi e madhe dhe selli kryesorë e shiitëve dhe rival i madh i Arabisë Saudite, Turqisë dhe kampit (bllokut) sunit.
Ndërkohë që hasmëritë e SHBA-së ndaj Iranit ndodhën në fuqi që nga koha e pengjeve amerikane (irangatte) në Teheran gjatë vitëve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar.
Në Gjermani frustrimi i përgjithshëm ndaj Donald Trumpit dhe Vlladimir Putinit, është i madh-. Në Francë dhe shtete tjera të BE-së gjithashtu. E sidomos për politikat e tyre ndaj luftës në Ukrainë) , Palestinë, tashti në Iran etj. Gjermanët kanë investuar aq shumë në shtetet arabe ose myslimane.
Gjermanet i kane ngritur dhe financuar dikur edhe autostradat ( superstradat) e njohura Stamboll-Riad-Bagdad.-Damask-Meke etj.
Presidentit Trump dhe Administratës së tij, si duket nuk u ka ngelur asgjë tjetër, përveç përligjës dhe ratifikimit të atyre çështjeve, aspekteve dhe prioriteteve strategjike dhe gjeopolitike të Izraelit në raport me botën arabe ose myslimanë.
Në Gjermani ndërkaq, me përjashtim të Kancelarit Merz, mund t'i numëroni në gishta politikanët ose diplomatët tjerë gjerman që kanë simpati ose bindje pozitive për politikën amerikane në Lindjen e Mesme, Rusi etj.
Mos të flasim për popullin (kombin) e madh gjerman etj! (...)
Trump e ka kaptuar situatën.
Kancelari gjerman, Dr. Merz qëndroi ne Shtëpinë e Bardhe ne Uashington ku nga ana e Presidentit Trump dhe stafit te tij u prite me nderimet me te lara shtetërore dhe ushtarake. Çka u fole dhe çfarë vendimesh u morën aty, hëpërhë ngelet sekret.
Pak histori nga e kaluara:
Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantonte Kongresit dhe Senatit Amerikan 'plan-programin' e tij (prej 14 pikash) mbi paqen dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të "Antantës së Madhe" -kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" (me 1918-1919) dhe të ngjashme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të "marrëveshjes separatë" me Gjermaninë në vitin 1921, si përgjigje ose reagim indiskret ose insubordinues ndaj vendimeve të rënda të "Antantës së Madhe" kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919.
Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë "viteve të njëzeta" të njohura si "të njëzetat e arta (golden twentis)" të shekullit të kaluar, në kuader të "neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës": SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një "politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste" në raport me të tjerët.
Dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur "Ku Klux Klan" së bashku me të "Premten e zezë" në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lexo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpaloste planin e pagesës së borxheve ose reparacioneve luftarake të shteteve të ndryshme evropiane ndaj SHBA-s etj.
Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, qeveria gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste "rezistencën" e njohur ekonomike, politike, sindikaliste etj, duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake ndaj "Antantës së Madhe" dhe të ngjashme.
Si rezultat i saj, qeveria gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale.
Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumta në vend i kishin shfrytëzuar për një luftë të pa kompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane.
Forcat e reja konservatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një puç ose grusht shtet të vogël ushtarak në Munih (München), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura do e shuanin ose ngufasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë.
Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t'i jepeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj.
Aty ishin edhe "Traktati i Locarnos" me 1925- mbi njohjen e kufinjve tè Francès nga ana e Gjermanisë së bashku me "Marrëveshjen e Rapalit" me 1922 nè mes Gjermanisë dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), "Planin e Youngut" në "Konferencën e Gjenevës" me 1929 etj.
E çliruar një troh nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake.
Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit.
...Dhe kur në vjeshtën e vitit 1929, gjithçka fliste për një zhvillim të përgjithshëm paqësor dhe demokratik në kontinentin e vjetër: Si papritur, apo si një re e zezë, në botë do të ndodhte recesioni ose kriza e madhe ekonomike! Duke nënkuptuar këtu të ’Premten e Zezë’ në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimin e krizës botërore e cila Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumta.
Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e përgjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga investimet ose kapitali i njohur amerikan.
Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë; duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pa konsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thelloheshin vazhdimisht.
Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin 'planin' e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të 'luftës klasore' në Gjermaninë e atyre viteve dramatike.
Kancelarèt Von Papen, Wilhelm Marx, Müller dhe gjeneral- marshallët e njohur Schleicher dhe Hindenburg që i kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun, Gustav Stresemanin etj... asokohe ishin vetëm " kuaj trojan" ose ‘kukulla’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.;
Duke shkatërruar dhe varrosur në këtë mënyrë edhe atë trohet demokracie të mbetur nga Republika e Weimarit . Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend.
Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Adolf Hitleri ishte bërë edhe president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit.
Diktatët e njohura "urbi et orbi" ose "ultima ratio" të "Antantë së Madhe"-kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" me 1919 së bashku me levizjet ose përpjekjet e njohura "revolucionare" ose bolshevike të Kurt Eisnerit, Karl Leibknechtit, Rosa Luxemburgut dhe komunosocialistëve të tjerë mbi ngritjen ose konstituimin e të të ashtuquajturës "Republikës Sovjetike të Bavarisë" dhe "republikave" tjera me koncepte dhe ideologji bolshevike ose rusosovjetike" në Gjermani: Sipas politologëve dhe historianëve të specializuar dhe kompetent, çuan në rënien dhe shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të "Republikës së Vajmarit" (Weimar Republik) në Gjermaninë e vitëve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar.
Bazat e industrisë dhe ekonomisë gjermane gjatë viteve të njëzeta dhe tridhjeta të shekullit të kaluar (sidomos në fushën e xehetarisë ose mineralogjisë, apo thënë me mirë në industrinë ose teknologjinë e përpunimit të hekurit, plumbit, zinkut, çelikut, arit ose argjentit etj.) ishin aq të forta dhe të fuqishme, saqë edhe përkundër reparacioneve të rënda ushtarake ose luftarake të Gjermanisë ndaj "Antantës së Madhe", atëbotë funksionin me metodat e njohura racionale dhe integrale ose integrative.
Berlini i atyre viteve nuk ishte vetëm qendër rezidenciale, politike, financiare ose ekonomike, por edhe një metropole e shkëlqyer përmasash globale ose planetare.
Wolfgang Kappe, gjeneral-mareshallet e njohur Paul von Hindenburg dhe Erich von Falkenheim, Wilhmel Marx, Friedrich Ebert, Gustav Stresseman, Heinrich Brüning, Franc von Papen, Max Badenski, Müller, Philipp Shiedeman, Lüdenberg, Landberg, Ditman, Bart dhe të tjerë, gjatë asaj kohe ishin figurat qëndrore të politikës gjermane për të cilët kam shkruar edhe më herët.
Ndryshe nga kjo, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1919, Socialdemokratët gjerman nuk e kishin siguruar shumicën në parlament, kështu që Socialdemokratët gjerman (SPD) kishin qenë të detyruar të bashkëpunonin ose bashkë qeverisnin me Partinë Demokrate Gjermane (DDP) dhe Qendrën Katolike Gjermane për të formuar Qeverinë e atëhershme gjermane në frymën e "Republikës së Vajmarit", si dhe duke e mbrojtur dhe siguruar në ndërkohë edhe Prusinë.
Ndërkaq, në vitin 192O, Garnizoni i Berlinit do të bënte grushtet (puç) ushtarak kundër qeverisë së majtë, duke e sjellë në pushtet afaristin dhe industrialistin e njohur gjerman, Wolfgang Kappe dhe forcat e qendrës së djathtë.
Ndërkohë që Partia Komuniste ose e majta ekstreme në Gjermani, gjatë asaj periudhe do shënonin një rritje të ndjeshme, duke e ngritur ose themeluar edhe të të ashtuquajturën “Republikën Sovjetike të Bavarisë" me 7 prill të vitit 1919, e cila do të anulohej me forcën e njohur ushtarake me 3 maj të vitit 1919.
Edhe ethët ose pandemia e njohur spanjolle (menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore!) edhe në Gjermani e kishin bërë të vetën.
Rizgjedhja ose ardhja e serishme në pushtet e Donald Trumpit, po shënojnë në ndërkohë edhe një "epokë të re" në marrëdhëniet e gjithmbarshme botërore ose ndërkombëtarë.
Bëhet fjalë mbi kursin dhe politikën e re të SHBA-së në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. E sidomos në raport me BE-së, Lindjen e Mesme dhe kështu me radhë.
Izraelitët e dinë fort mirë së lidhjet dhe marrëdhëniet e shtetit dhe kombit të madh gjerman me Iranin dhe shtetet tera arabe ose myslimanë, janë të shumëfishta dhe specifike.
Në Arabinë Saudite ndodhën Meka dhe Media, apo kërthiza dhe boshti kurrizorë i botës islame ose myslimanë.
Në Turqi ushtria e dytë e NATO për nga fuqia dhe numri i ushtarëve.
Me afro 45 milion punëtorë të rregullt si dhe me një buxhet dhe suficite të madh financiar, tregtar ose ekonomikë që kapin shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurove ose dollarëve amerikan, Gjermania e sotme është padyshim njëra prej fuqive ( superfuqive) kryesore të globit.
Mos të flasim këtu mbi rolin dhe angazhimet e njohura kolosale dhe titanike të Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish Kancelares Merkel në strehimin dhe menaxhimin e krizës së madhe të refugjatëve të shumtë nga Siria dhe na e gjithë bota në këtë vend të madh.
Ndërkohë që angazhimet dhe kontributet e fuqishme të Gjermanisë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, mund të vlerësohen epokale dhe historike. Pa dashur të zgjatemi kësaj radhe me tepër në këtë tematikë të rëndësishme e cila i tejkalon kornizat e këtij vështrimi.
Për fund:
Duke filluar nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel dhe Dr. Friedrich Merz, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; e kanë kombinuar, balancuar, eksploruar dhe avancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.
Nëse kriza globale dikur mbërriti dikur edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë.
Në këtë kontekst, Europa u detyrua të kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”, - siç u shpreh dikur Kancarlarja Gjermane, Dr. Angela Merkel.
Se këndejmi, një vit pasi kriza financiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Evropën, vëmendja e liderëve gjerman ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.
Ndërkohë që kriza nxori në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinalë dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli evropian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë, si dhe në një mirëqenie për të gjithë, në një botë të globalizuar? Si mund të përqaset ose ravijëzohet dhe adaptohet tregu i përbashkët i financave dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?
Në këtë kontekst, gjermanët kane fakte, argumente, kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e re do i mbronte nga kriza.
Skemat e punës me afat të shkurtër kanë shpëtuar shumë vende pune.
Megjithatë, ekzistonte frika latente ose permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale janë lënë ose shtyrë për më vonë.
Në Bruksel, Londër, Paris, Moskë dhe Uashington, zyrtarët e lartë profesional dhe kompetent, gjithmonë i kanë përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimet e përgjithshme në Gjermani.
Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për të ditur dhe kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjentil dhe vigjilent, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë menaxhuar dhe tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm, si dhe në atë të jashtëm. Sidomos pandeminë globale (Covid 19) etj.
Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa dhe e gjithë bota janë larguar përfundimisht nga kriza?
Shtoja këtu edhe luftën e Izraelit kundër Iranit!
ASh