-Pushteti i mullahëve ndihet i hidhëruar, paranojak, i tërbuar dhe i pafuqishëm kundër SHBA-ve dhe Izraelit.
Regjimi i mullahëve është dobësuar, dhe ka humbur fytyrën në Lindjen e Mesme, sepse duket dikur ata kishin bërë bllof për pushtetin e tyre.
Qielli mbi Iranin ka qenë i hapur për avionët luftarakë izraelitë. Disa nga figurat kryesore në hierarkinë e pushtetit të Khomeinit tani janë vrarë. Mijëra objektiva të ndryshme iraniane janë bombarduar dhe asnjë aeroplan izraelit nuk është rrëzuar.
Grupi terrorist i Iranit, Hezbollahu është dobësuara aq shumë sa që nuk ishte në gjendje të ndihmojë Ali Khameneit, por edhe aleatët iranianë ishin të heshtur!
Edhe Khamenei është dashur të fshihet në tunelet e tij nëntokësore pa qasje dixhitale për njerëzit e tij mbi tokë.
Ajo që më se tepërmi e ka shkatërruar regjimin nga mbrenda ishin agjentët e Mossadit në Iran dhe vetë qytetarët e vendit të cilët bashkëpunuan me Izraelin!
Khamenei i ka dhënë Gardës Revolucionare liri veprimi. Është një gjendje e jashtëzakonshme e vendosur në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, me pika kontrolli në secilin do cep. Të gjithë qytetarët janë subjekt i dyshimeve, ka pasur shumë arrestime.
Këtë javë, autoritetet gjyqësore të Iranit kërkuan që gjyqet të përshpejtohen nga ligjet ushtarake me dënime dhe ekzekutime të menjëhershme, sepse gjyqet e rregullta do të dobësonin efektin e frikës, thonë ata.
Ekzistojnë gjykata të Sheriatit që organizojnë ekzekutime masive, gjykime këto, jo të drejta për Perëndimin
Vetëm pak vite pasi Khomeini mori pushtetin, mijëra njerëz u ekzekutuan në burg nga regjimi i Khakhali-t. Khakhali u quajt me nofkën Xhelati. Thuhet se rreth 100,000 njerëz janë vrarë në atë kohë!
Që nga 1 tetori i vitit të kaluar, janë ekzekutuar 1,020 persona, shkruan Amiry Moghadam, kreu i të Drejtave të Njeriut në Iran.
Javën e kaluar, gjashtë të burgosur politikë u ekzekutuan brenda një dite. Kjo është një mesatare prej më shumë se katër personash në ditë, por pa u përballur asnjëherë këto autoritete iraniane me sanksione të ndërkombëtare nga ndonjë vend evropian apo nga OKB-ja.
Sot, kur bashkësia ndërkombëtare shqetësohet për rikthimin e Iranit në tryezën e negociatave, qoftë për programin e tyre të armëve bërthamore apo për çështje të tjera! -Pyetja është, janë në axhendë të drejtat e njeriut dhe përdorimi i dënimit me vdekje?
-A nuk është vrasja e një mijë njerëzve njësoj si vrasja e një mijë familjeve?
-Cila nënë, baba, vëlla apo fëmijë mund ta kuptojë se i dashuri i tyre u vra pa bërë asgjë të gabuar, vetëm se dyshohet se kanë menduar për veten e tyre?
- Pse komuniteti ndërkombëtar e ka zhgënjyer popullin iranian?
Për sa i përket Norvegjisë, dialogu, diplomacia dhe bashkëpunimi nuk ishin vlera të cilat regjimi i konsideron të q’mueshme
Pas negociatave me talebanët e Avganistanit, autoritetet e Norvegjisë duhet të marrin parasysh këtë: Të ftohen mullahët në bisedime është e njëjtë me legjitimimin e tyre dhe dhënien e të drejtës për të ekzekutuar edhe më shumë njerëz.
E drejta ndërkombëtare dhe kërkesat për ndalimin e ekzekutimeve në Iran duhet të jenë prioritet kryesor, sepse paqja e vërtetë ndërtohet mbi respektin e çdo jete njerëzore.
Për momentin, iranianët duhet të pastrohen pas këtyre 12 ditëve të luftës që u është shkaktuar nga protagonisti, Khamenei.
Ata duhet të varrosin të dashurit e tyre, të dalin lirshëm për të marrë ilaçe për familjarët në nevojë, sepse kur dalin nga dera shtëpisë nuk e dinë nëse po do kthehe në shtëpi apo do të përfundojnë në një nga dhomat e torturave! Kjo është situata aktuale në terren! Përktheu; H.R