Në vitin 2017, Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës kishte vendos masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Edison Shulit, i cili akuzohej se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së tij 5 vjeçe
Edisoni ishte denoncuar nga gruaja e tij me akuzën i shoqi ngacmonte seksualisht vajzën e tyre të mitur. Ka edhe raste të tjera, mirëpo shpesh të mbetura nën muret e shtëpisë shtypur nga forca e burrit ndaj familjarëve dhe kërcënimeve. Tani që po shkruaj, po zhvillohet seanca gjyqësore në Fier ndaj Zamir Metës.
Ky, akuzohet se ka abuzuar në fshatin Sheqishtë të Patosit për vite me vajzën e tij tani 12 vjeçare. Sipas dëshmisë së vajzës ajo është abuzuar seksualisht nga babai i saj që nga mosha 5 vjeçare. Akuzën e ka pranuar edhe vet i "monstra" duke thënë se " ka ndodhur vetëm një herë”. Ne vend se shtëpia të jetë streha e sigurt për vajzën nga Patosi ajo u kthye në vend të dhimbjes, abuzimit dhe keqtrajtimit nga ai që duhet ta mbronte.
Ai që abuzon me vajzën e tij nuk është baba por monstër, dhe si i tillë nuk meriton jetën. Traumat ndaj një fëmijë që përjeton abuzim të tillë janë të mëdha përgjithmonë, me institucionet e shteti që duhet të jenë në dispozicion të vajzës( në rastin konkret) për t'i mundësuar sado pak të shpëtojë nga ndonjë vetëvrasje, që ndodh shpesh në raste të tilla. Në anën tjetër, edhe sistemi drejtësisë duhet të ndryshojë për raste të tilla.
Siç ndodh në SHBA, ku monstrat si Zamir Meta nuk meritojnë jetën.